Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-06-08, 13:47   #5
niemand
Kalimtar i rastit..
 
Avatari i niemand
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Vendndodhja: Philadelphia
Postime: 518
niemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashur
Gabim Titulli: Tė tjerėt pėr Hashim Thaēin..

“Klanizimi” i hapėsirės mediale tė Kosovės




Jo aq shumė Top Channel sa Televizioni KLAN janė modele flagrante tė abuzimit tė interesit publik, dhe njė gazetarie e cila nė Serbinė e Milosevicit njihej si Gazetari Milanoviciane.

Po kush ėshtė ky Milanovic?

Milanovic ishte drejtori i Radio Televizionit tė Serbisė (RTS), emėruar nga Milosevic. Ishte model i njė gazetari i cili fund e majė kredon e tij e fuste nė funksion tė Milosevicit dhe interesave tė ngushta tė partisė sė tij SPS. Deri nė atė masė sa nė fund, pas bombardimeve tė NATOs dhe rėnies sė Milosevicit, kėtė gazetar njerėzit e Beogradit aq shumė e urrejnė sa e ndjekin rrugėve tė qytetit dhe e rrahin publikisht. Mė vonė, Milanovic edhe denohet me 10 vjet burg, ku gjindet edhe sot.

Nė Shqipėrinė berishiane dhe nanoiane, nuk ėshtė servisi publik ai qė e kryen kėtė punė tė flliqtė pėr qeverinė. Jo, nė Shqipėri vetimponohet njė tjetėr projekt medial qė quhet KLAN. KLAN qė nga dita e parė e tij, promovohet si projekt i cili ėshtė kryekreje nė funksion tė qeverive, cilado qė tė jetė ajo. Kujtojeni vetėm salto-mortalen e fundit tė kėtij mediumi i cili, i themeluar dhe lansuar nga Qeveria Nano, kapėrcen nė taborin e Qeverisė Berisha, dhe mund ta keni pak-a-shumė tė qartė profilin edhe profesional edhe kredon e themeluesve dhe reprezentėve tė kėtij mediumi.

Ky botėkuptim gazetarie dhe ky profil nuk ėshtė i ditur n’Kosovė. Nė Kosovė sidoqoftė, shitet mend duke i bėrė watchdog qeverive, e jo duke e futur hundėn n’prapanicėn e kryeministrave. Nė Kosovė dihen mirė gazetat dhe mediumet qė e kanė ‘brown nose’ si thuhet, dhe pak e hiq njerėzit kanė respekt pėr to.

Duke pasur parasysh vetėm dy pikėpjekjet e fundit tė kryeministrit Hashim Thaēi dhe ministrit Fatmir Limajt me kėtė medium (KLAN), ju e kuptoni se viktimat e para tė kėtij mediumi janė dhe sidomos kanė me qenė vetė kėta.

Nė emisionin e televizionit KLAN, ku ishin ftuar dy kryeministrat Berisha dhe Thaēi, ky i fundit tallej edhe nga analistat e ftuar nė studion nė Tiranė, edhe nga Haxhiu nė Prishtinė. Ai prezentim i zotiti Thaēi ishte njė tallje me te. E ai i shkreti, e mendonte kėte si favor dhe mundėsi pėr t’u parė(sic!)

Moment tjetėr qė mund tė kujtojmė ėshtė intervista e kėtyre ditėve e ministrit tė Telekomunikacionit Fatmir Limaj nė emisionin e Blendi Fevziut “Opinion Plus”. Nuk ėshtė e rastit qė ministri ftohet mu pas asaj “darke tė hangėrme tė frekuancave televizive” aq shumė tė spekuluar, qė me grua e me vlla t’ia bėjnė njė vizitė Televizionit KLAN. Fatkeqėsia e kėtyre personazheve ministrore kosovare nė pėrvojat e tyre me kėtė televizion (Klan) gjithmonė dalin tė disfavorshme pėr kėta vetė. Intervista e zotit Limaj n’Klan mbeti e humbur nėn efektin medial qė shkaktoi nė Prishtinė publikimi i fotos sė makinės zyrtare tė Ministrisė sė Telekomunikacionit qė e voziste i vėllai i ministrit Limaj gjatė atij qėndrimi nė Tiranė si mysafir i KLAN. Kush e solli foton nė “Kohėn Ditore”?


Le tė mbeten kėto dy momente televizive si momente reflektimi pėr Qeverinė Thaēi sa pėr tė nxjerrė pėrfundimin se kush mund tė jenė viktimat e para tė infiltrimit tė kėtyre mediumeve n’Kosovė dhe pėr “klanizimin” e hapėsirės mediale nė Kosovė.
__________________
O Zot per vete sdua gje jo.. por per prinderit nje nuse te bukur..!
niemand Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė