Kalimtar i rastit..
Anėtarėsuar: 15-03-07
Vendndodhja: Philadelphia
Postime: 518
|
Titulli: Tė tjerėt pėr Hashim Thaēin..
Riinterpretimi i “Migjen Kelmendit”
Kisha vendosė ka diku 7 vjet nji embargo ndaj kėtij emni dhe njeriu, e para falė nji afėrsie tė dikurshme, dhe e dyta, aq shumė e aq keq u soll fati me kėte njeri, kryesisht pa meritė, por nė shumė pjesė edhe me meritė tė tij, sa kisha vendosė mos me ju gjegjė provokimeve dhe pėrēmimeve publike qė i bante Atitudės seme publike, dorėheqjes seme nga RTK, debateve qė kisha lansue, mediumeve qė kisha ndėrtue…gjithēkaje qė lidhet me mue dhe punėn teme publike. Nga ana tjetėr, ky njeri, prejse kisha dhanė dorėheqje n’RTK, i ka rezervue vetvetes rolin komod tė nji arbitri, i cili gjithmonė i paftuem ndėrmjetėson mes Atitudės seme publike dhe Opinionit, kryesisht tue riinterpretue kėte Atitudė, tue e minimizue, pakue, pėrēmue, tall, tue e kualifikue si ‘pa tirazh’, donkishoteske, xhuxhe…dhe gjithmonė tue u gjend n’krah me ata qė kanė Numėr, t’Fortit, Qeverinė, Thaēin e Limajn, Mediat e Shqipėrisė, Pacollat…EkremLlukat…Klanat…TopChannelat…Goliatat. Pėr krejt kėte kohė, qė kisha evitue dhe hesht kėte emėn, Maliqi ofrohej si mercenar i fjalės publike, i cili asht gjithmonė i gatshėm me pėrdorė erudicionin kundėr kėsaj Atitude, me u prostituue publikisht n’aso pėrmasa sa kishte konsumue krejt durimin tem dhe edukatėn teme. Maliqi qė nė pleqni tė vet ka zbulue dashninė pėr Shqipninė, me gjasė e ka tė paditun nji shembul nga tradita shqiptare se nuk ka diēka ma tė turpshme dhe ma tė padinjitetshme se – Plaku qė Rren. Pėr Plakun qė Rren ndėr shqiptarė humbet ēdo respekt, ēdo skrupull, ēdo abstenim.
U ēu Shkelzen Maliqi me e pshtue Hashim Thaēin e Fatmir Limajn prej Migjen Kelmendit e Gazetės JAVA
I paemnuem n’artikull, i paftuem nga askush me dhanė mendim ose me i dal n’mbrojtje, me nji mosnjohje flagrante tė situatės mediale shqiptare se jo vetėm kosovare, ai pėrdorė fjalėn publike dhe ofrohet me i dal n’krah Qeverisė dhe me e mbrojtė nga Individi, nga Qytetari dhe Pyetjet. Imagjinoni njeriun qė me vokacion asht filozof, qė prezentohet se reprezent i shoqnisė civile, si intelektual e qytetar, i cili nė relatėn Individi versus Shtetit, Qytetari versus Qeverisė, ai, filozofi, qytetari, intelektuali, del me i ndihmue Qeverisė me e pshtue nga pyetjet dhe argumentet e Qytetarit. Dhe sikur ta kishte ndonji kundėrargument, hallall, por ai krejt pyetjeve dhe argumenteve qė lansohen nė disa artikuj tė Javės nr.239, ka vetėm nji – tirazhin. Imagjinoni kėte katandisje morale e profesionale tė njeriut qė prezentohet si Filozof e Intelektual. Dhe ajo qė i krijon atij justifikim moral pėr me u zezue kėshtu publikisht asht fakti se mediumet e Kelmendit kokan - xhuxhe. Dhe Kelmendi s’asht ndonji pretendent serioz sa me ndikue nė kėto punė frekuencash e televizionesh. (Citat: “Kelmendi sigurisht se nuk ėshtė ndonjė lojtar serioz nė betejėn pėr kontrollin e frekuencave dhe mediave qė do ndodhė sė shpejti…”). Pėr te Qeveritė, tė Fortit, Pacollat…Llukat…TopChannelat e Klanat janė lojtarėt, njerėzit seriozė, me ndikim, qė vendosin. Goliatat janė protagonistat, e jo Xhuxhat, Davidat, riinterpreton mitin e famshėm Maliqi. Simbas riinterpretimit tė Maliqit, nuk e mposht Davidi (lexo xhuxhi) Goliatin, po e kundėrta. Nuk kanė dijtė hebrejtė me e kallxue kėte prrall me Davidin dhe Goliatin.
Nga ana tjetėr, Maliqi kurrė s’arriti jo me ndėrtu qoftė edhe si xhuxh ndonji medium. E kujtoj pėrpjekjen e tij dhe tė Haxhiut qė diku nė vitin 2001 me e nis nji TV dhe jo vet, natyrisht, se tė dy kėta emna, nuk mund qėndrojnė vet nė kambė pa jau fut ndonji hu n’prapanicė, po tuj u martue me nji Div, me nji Goliat si biznismeni Ekrem Lluka. Dhe…? Dhe nuk arrijnė as me ja nis, as me e prodhue 1 minut program, as edhe nji milimetėr medium, se lene ma me i pėrgjasue “Javės” ja Televizionit Rrokum. Maliqi e Haxhiu me pėrpjekjen e tyne qė pėrmes martesave me Goliata me ndėrtue medium janė shembull i pėrkryem dhe kundėrargumenti ma i mirė kundėr krejt asaj qė Maliqi thotė n’artikull se pa Goliata si TopChannel, Lluka e Pacolla nuk ndėrtohen e nuk fitohen frekuencat. Maliqi ja fut vetvetes kambėn n’gojė me shembullin dhe pėrpjekjen e vet, pa marr tjerė shembuj se sa i gabuem asht. Nuk ju mjaftoi dhe nuk ju ndihmoi Goliati Ekrem Lluka Maliqit e Haxhiut me krijue medium jo. Krejt ajo pėrpjekje vetėmsa i demaskoi pėrfundimisht tė dy si tė dėshtuem dhe tė pazotė. Andaj edhe tė gatshėm njashtu si janė sot, me qenė mercenarė dhe prostituta tė fjalės publike.
__________________
O Zot per vete sdua gje jo.. por per prinderit nje nuse te bukur..!
|