Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-06-08, 14:01   #13
niemand
Kalimtar i rastit..
 
Avatari i niemand
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Vendndodhja: Philadelphia
Postime: 518
niemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashur
Gabim Titulli: Tė tjerėt pėr Hashim Thaēin..

KOLONELI I PAFAT MALIQI



Kėte riinterpretim tė mitit pėr Davidin e Goliatin nuk mun e kuptoni pa e kuptue nji tė vėrtetė tė randė tė kėtij njeriu – qė kurrė nuk mori ndonji ftesė pėr post publik, kurrė s’u respektue me ndonji ēmim kombėtar ja ndėrkombėtar as ai e as puna e tij, kurrė s’u ftue pėr kėshilltar a bashkėpunėtor, as pėr kurgja…. Maliqi asht nji “kolonel” qė pėr tana kėto vite askush s’i shkruejti e askush s’e ftoi, askush s’tregoi ndonji fije respekti…si n’ate novelėn e famshme tė Markesit. I thyem, si njeri, si individ, si burrė, si profesionist, ai ma nuk beson n’akcion qytetar, n’Davida dhe nuk e kupton i shkreti se nėse ka dėshtue Maliqi, s’ka dėshtue krejt dynjaja. Ai nuk e din se Goliati i tij qė e pėrmend n’artikull, Behxhet Pacolli, nė tri raste m’ka ba mue dhe Televizionit xhuxh Rrokum nji ofertė shumė gjeneroze pėr me ja udhėheqė projektet mediale qė ka. Maliqi i zezuem qė o ēue me pshtue Thaēin prej Kelmendit, nuk e din se kryeministri Thaēi m’ka ftue nė dy raste me ju bashkue si kėshilltar, por nuk kam pranue. Maliqi e di mirė se une kam pas post publik si drejtor n’RTK dhe kam dhanė dorėheqje nga parimet dhe pėrgjegjėsia qytetare, por krejt kėto ftesa e oportunitete qė ai i shkreti kurrė s’i pati e s’i pėrjetoi, une s’kam lejue qė ato tė kompromitojnė parimet, kredon profesionale dhe njerzore teme. Mirėpo, njeriu qė s’e ka kulturėn e JOs, sepse s’ka ēka mbron (pos Agim Zatriqin:), nuk i beson njeriut qė e ka kulturėn e JOs. Kėtu asht dallimi mes meje, Atitudės seme publike dhe Maliqit publik. Por nji njeri me mentalitet prostitute si Maliqi, i cili fjalėn publike nuk e kupton dhe nuk e beson si mjet akcioni qytetar, po si trampolinė qė kishte me i ndihmue me u vesh me pushtet, me u respektue ma n’fund n’pleqninė e vet, dhe me u ba me t’Fortit, me Thaēin e Limajn, me ndrrue klasėn shoqnore tė njerėzve tė parespektuem, tė kolonelėve qė s’u shkruejnė, tė njerėzve qė kurrė s’arritėn me ndėrtue diēka tė veten, natyrisht se nuk e beson se ka njerėz qė i thonė JO t’Fortve, Goliatave, qė mundohen me ndėrtue diēka, qė i thonė JO krejt asaj qė ky njeri e ka andrrue e gjakue gjithmonė. Kjo po shpresoj e demaskon dhe vėrteton se kush asht ‘xhuxhi’ i njimendtė i jetės publike kosovare.







Maliqi nuk asht vetėm Humbės, por Huqės i Madh



Presupozimet e artikullit nuk i mohon nė tanėsi as ministri Limaj e as kryeministri Thaēi, qė tangohen randė n’artikull, e ky, Maliqi, i paftuem, i paadresuem, ēohet e rren publikisht dhe ofrohet me e pshtue Hashim Thaēin e Fatmir Limajn prej Migjen Kelmendit e Gazetės JAVA.

E sa me e kuptue tanė trivialitetin e budallakinė e kėsaj oferte publike prej mercenari tė fjalės qė e ban Maliqi me artikullin e tij, duhet me u kthye nja 10 vjet mbrapa. E thashė, me Maliqin fati luejti keq dhe e theu, nė pjesėn ma tė madhe pa meritė, por edhe nė shumė pjesė me meritė tė tij.

Nė kohėn e paraqitjes sė UĒK dhe luftės, ka mbetė i i nxanun nė shiritat e ekipit tem televiziv nga ajo kohė, fjalia e tij fatkeqe, po e citoj:

“…nuk ka moment ma tė pavolitshėm nė histori se me e nis tash luftėn me Serbinė…” Vetėm disa muej ma vonė se kjo fjali, Kosova pikėrisht falė luftės - fiton lirinė.

Kėtė fjalė tė Maliqit tė plotė keni me pas mundėsi me e ndjekė nė serialin dokumentar “Si Lindi Shteti”, qė asht prodhim i Televizioni Rrokum dhe ekipit tė Televizionit tė Prishtinės qė udhėhiqej meje, frik.

Kjo fjali e Maliqit ka mbetė n’analet e publicistikės analitike kosovare si nji - Huqje Monumentale. Maliqi asokohe nuk pushonte jo vetėm tue shkrue, por edhe tue organizue tryeza e tue alarmue se po u nis lufta me Serbinė kena me dal t’humbun. Aq shumė sa filluen me u ndigjue edhe disa zana kėrcėnues ndaj tij, dhe une asokohe, i afėrt me te, vendosa me e shkrue nji letėr dhe me kanalet e ekipit tem televiziv me e nis nė shtabin e UĒK, ku mundohesha me spjegue se Maliqi po ja fut kot, po fillozofon (me “ll”), e ju e dini se kėta fillozofat s’janė gja tjetėr po qishtu ja fusin si “kau pelės”, por s’asht i paguem Serbie edhe pse doket si “Draza”:) Nuk e di fatin e asaj letre, por njeriu qė e ka pas detyrė me e ēue letrėn n’Shtab asht gjallė dhe e dėshmon dorėzimin e saj. Po them, disa muej ma vonė se ajo fjali e famshme “…nuk ka moment ma tė pavolitshėm nė histori se me e nis tash luftėn me Serbinė…”, Kosova fiton lirinė. Fal luftės me Serbinė.

Tashti mundeni me e kuptue kėte theqafje e kėte prostituim eksplicit tė Maliqit, i cili pėrnjihere ofrohet me e pshtue Hashim Thaēin e Fatmir Limajn nga Migjen Kelmendi.

Ky njeri i zezuem, nuk e ka kuptue, por m’provokoi me i thanė kėsaj radhe se gjatė tanė kėsaj kohe ka qenė transcendue meje dhe vetėm keqardhja ndaj zezimit tė tij edhe profesional edhe moral edhe familjar, m’ka ba mos me shkrue e mos me ja ba tė ditun kėte pozicion superior temin ndaj tij nė relatat Thaēi-Limaj-Maliqi-Kelmendi.



Maliqi nuk e humbi vetėm luftėn. Maliqi e humbi edhe paqen, edhe Flamurin, edhe Identitetin, edhe Shtetin. Maliqi nuk asht vetėm Humbės i Madh. Maliqi asht edhe Huqės i Madh. Nga ma tė mėdhejt qė i kam njoftė deri sot. Koxha filozof duhesh me qenė e me e huq Luftėn, me e huq Paqen, me e huq Flamurin, Identitetin, Shtetin…Ka edhe shumė tjerė qė i kanė huq kėto momente, por ka edhe tjerė qė nuk i kanė huq, dhe kjo spjegon kėte nervozė dhe reagim tė Maliqit ndaj Atitudės seme publike. Se nė pasqyrėn e kėsaj Atitude, ky njeri e sheh paq si loti krejt katandinė e tij si Qytetar, si Intelektual, si Analist, si Profesionist, si Publicist…

Andaj gjithmonė mundohet me e thy Pasqyrėn pėr me e pshtue Ftyrėn e vet.

Ani me ēka: me tirazhin si argument, me kualifikime si ‘xhuxh’, sepse – Argumente s’ka.







SHQIPNIA E MADHE E SHKELZEN MALIQIT DHE ASTRIT SALIHUT!



Disa muej para 17 Frorit 2008, nė nji drekė shtrue nga kryeministri Ēeku, ku isha ftue edhe une e disa tjerė, Maliqi e Astrit Salihu pledonin ndamjen e Kosovės dhe krijimin e nji Shqipnie tė Madhe. Astrit Salihu si kanakari i Maliqit dhe si “pomocnik Narodnog Heroja”, ishte bile edhe entuziast e u rrėmbye njaq sa Maliqi, si “Narodni Heroj”, e zbuste Salihun tue i thanė jo Shqipni e Madhe, po Konfederatė. Disa muej ma vonė, nga ajo drekė shtrue e pague qeverie tė Kosovės, Kosova lindi si shtet qytetar, me flamur tė vet, me himn tė vet, me Kushtetutė tė vet, me identitet tė vet, me kufij tė vet dhe u njoh nga 40 shtetet ma tė zhvillueme n’botė si entitet i veēantė shtetnor, e jo pjesė e ndonji Shqipnie tė Madhe.

Prap ky njeri u gjet n’anėn tjetėr prej meje, i humbun, i traumatizuem me vėrtetėsinė dhe fuqinė e realizimit tė parashimikimeve tė mia dhe Atitudės seme publike. Aq e fuqishme asht sot kjo Atitudė, sa nuk ka nevojė pėr kurrėfar fjale shtesė. Me e krahasue Atitudėn e cila nė detaje pledoi dhe propagoi kėte shoqni vlerash dhe kėte shtet qytetar njashtu si portretizohet nė pėrmbajtjen e Deklaratės pėr Pamvarėsi dhe nė Projekt-Kushtetutėn e Kosovės, plot 7 vjet, me Atitudėn e vonueme tė Maliqit prej nji nacionalisti qė pledon nė pleqni tė vet Shtete tė Mėdhaja etnike, i bjen si me e vra mizėn me ēekiq.



POR KUSH PO FLET PĖR SHQIPNINĖ: MALIQI?!





Imagjinoni njeriun si Maliqi, i cili se egziston nji splin, nji dashni iracionale pėr “Shqipninė” si koncept, si fjalė tjetėr pėr “Atdheun”, e kishte mėsue dhe lexue nga kangėt e mia (“Gjurmėt”) dhe nga librat e mi (“Mungesa e Atdheut”, “P’ej Shpije”…), me pledue sot - Shqipninė e Madhe. Ky Huqės i Madh prap u gjend n’anėn e gabueme tė historisė, edhe pse u mundue me tanė fuqinė e vet kėsaj here mos me huq. Edhe kėsaj here, si gjatė luftės kur u gjetėm rastėsisht UĒK dhe une nė njanėn anė, e Maliqi n’anėn tjetėr, njisoj edhe sot, prap u gjetėm nė tė njajtėn anė une, mediumet e mia xhuxhe, Thaēi e Limaj me Kosovėn Qytetare bashkė, e Maliqi n’anėn tjetėr me Shqipninė e Madhe dhe “pomocnikun e Narodnog Heroja” e Goliatat e tij tė Shqipnisė sė Madhe.



Kisha me e kuptue nėse Maliqi n’pleqni tė tij e ka zbulue dashninė pėr “Shqipninė”, “Shqipninė” si koncept, si fjalė tjetėr pėr “Atdheun”, por dashninė pėr Shqipninė e Madhe (!) kėte s’e kuptoj dhe dyshoj shumė, aq shumė sa mos t’isha i bindun se asht i zezuem boll, kisha me ja demaskue edhe kete dashni tė vonueme.

E ndėrtova krejt kėte kontekst vetėm sa me e vue dhe me e pa nė krejt tragjikomiken e vet Shkelzen Maliqin qė o ēue me pshtue Thaēin e Limajn prej Kelmendit – ME RRENA.



I shkruva kėto 2 fjalė tė zgatuna pėr Maliqin mbas nji embargoje prej 7 vjete, tue e njoftue edhe Maliqin edhe lexuesin e JAVĖS se nė numrat e ardhshėm tė gazetės tash e tutje kanė me pasė mundėsi me e lexue edhe (ri)interpretimin tem tė Maliqit, me nji fjalor t’adaptuem pėr nji Plak Qė Rren, edhe shumėēka interesante qė lidhet me kėte figurė pėr keqardhje tė jetės publike kosovare.



Po shpresoj se Maliqi ka me jetue njaq gjatė sa me e mėsue versionin e njimendtė tė mitit pėr Davidin kundėr Goliatit.


© by Gazetajava
__________________
O Zot per vete sdua gje jo.. por per prinderit nje nuse te bukur..!
niemand Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė