Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-06-08, 14:05   #14
niemand
Kalimtar i rastit..
 
Avatari i niemand
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Vendndodhja: Philadelphia
Postime: 518
niemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashur
Gabim Titulli: Tė tjerėt pėr Hashim Thaēin..

E-THAĒI


Ishte atraktive me e ndigjue kryeministrin Thaēi tue folė pėr infrastruktura tė sofistikueme kompjuterike, pėr Internet e lidhje pėrmes WiMax teknologjisė, pėr E-Qeverisje….sa e kishe bindjen se Thaēi asht me prejardhje prej Luginės sė Silikonit, si e quejnė krahinėn e popullueme me biznise kompjuterike n’Amerikė, e jo prej Lugine tė Drenicės.



Jo se ka diēka tė keqe e tė pahijshme nė pėrpjekjet me e kompjuterizue Kosovėn e Qeverisjen e Kosovės, por tue e pas parasysh situatėn ekonomike tė Kosovės me krejt kėte papunėsi e kėto migrime, e para gja qė tė shkon nė mend asht se Kosovės nuk i duhet nji E-Thaēi, po nji B-Thaēi. Thaēi qė kishte me krijue kondita tė nevojshme pėr avansimin e Bujqėsisė dhe Blegtorisė sė Kosovės. Nji B-Thaēi qė kishte me i dhanė kuptim parafrazimit tė vargjeve tė Naimit pėr Kosovėn, O ju Malet e Kosovės e ju Lisat e gjatė, sepse vetėm edhe disa vjet dhe kėto vargje s’kanė me pasė ma kuptim n’Kosovė. Nji B-Thaēi qė kishte me i ndihmue krejt kėtyne njerėzve qė ikėn prej katundeve dhe populluen bodrumet e qyteteve tė Kosovės, qė ta kenė ma joshėse nji mundėsi kredie qė kishte me ju ndihmue me u kthye n’katund e me e punue tokėn, se sa me jetue n’qytet e me mbledh hekra e me i qitė fminė me shitė cigare e vet me e lexue “Botėn Sot”.



Kosova ka nevojė pėr nji B-Thaēi, qė kishte me e ba tė mundun qė Kosova bile me e fitue nji pjesė tė bukės sė vet, qė kishte me inicializue kredi qė kishin me e lulzue agro-biznisin e Kosovės, qė kishte me krijue Policinė e Pyjeve tė Kosovės qė janė nė rrezik me u zhduk pėrgjithmonė (kqyreni veē ēka po ndodh me Rugovėn). Kosova e cila nuk importon kos prej Sllovenie, tambėl prej Serbie, patligjona prej Maqedonie, grun prej Vojvodine, e speca prej Turqie…qe nji ambicie dhe qėllim shumė rudimentar pėr nji Qeveri tė suksesshme.



TANA FESTAT E KOSOVĖS. Heqja nga kalendari zyrtar i Republikes se Kosoves i Festes se Flamurit, 28 Nandorit, tronditi emocionalitetin kombėtar tė qytetarėve. Me heqjen e kėsaj date nga kalendari zyrtar, n’esencė s’po ndodhte asgja e pazakontė sa i takon pėrcaktimit tė qytetarėve tė Kosovės pėr shtet qytetar e Kosovė europiane. Festat e nji shteti tjetėr parimisht e ligjėsisht nuk mujn me qenė nė kalendarin e nji shteti tjetėr.

Por askush nuk e tha se Festa e Flamurit nuk ka me u festue n’Kosovė. Festa e Flamurit mbetet nji datė neuralgjike, nji moment emocionant me tė cilin lidhen shumė memorie e sakrifica sidomos tė shqiptarėve tė Kosovės, sepse kjo datė ma shumė ka pasė kuptim n’Kosovė gjatė atij eksperimenti tė Enver Hoxhės me komunizėm, sesa pėr Shqipninė.

Por, me pėrfitue nga emocionaliteti i qytetarėve pėr qėllime ditore politike, mė duket shumė e ulėt. Nuk asht kurrėfar patriotizmi me luejt me emocionet kombėtare tė qytetarėve. Shumė ma e guximshme e ma patriotike po m’duket akti i definimit tė Kosovės si shtet qytetar dhe ligjor dhe ndėrmarrja e tė gjitha akteve dhe ligjeve qė e sanksionojnė kėtė vend si shtet mė vete, sesa ky folklor me flamurin dhe tregimet ne kajde, “po sa njeri ka dekė pėr to”. Askush ma mirė nuk e di sesa Qeveria Thaēi se kur erdhi puna me vdekė nė Kosovė, kosovarėt e harruen flamurin dhe e zgjodhėn Bllacen.

Prandaj ky lament me lotė krokodili pėr flamurin shqiptar ka shumėēka hipokrite nė vetvete.

Festa e Flamurit nuk asht e ndalueme n’Kosovė. Ajo vetėm nuk asht nė kalendarin zyrtar tė kėtij shteti. Ligjėsisht. Ndėrtimi i nji Kosove Qytetare kėrkon pėrgjegjėsi qytetare me u lirue nga folklorizimi i pėrditshmėnisė sonė. Sot nuk jena ma viktima e Njerėz tė Bllacės, po qytetarė tė nji shteti qė pretendon me qenė pjesė e Unionit Europian.


© by Gazetajava
__________________
O Zot per vete sdua gje jo.. por per prinderit nje nuse te bukur..!
niemand Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė