Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-06-08, 14:21   #15
niemand
Kalimtar i rastit..
 
Avatari i niemand
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Vendndodhja: Philadelphia
Postime: 518
niemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashurniemand shumė i dashur
Gabim Hashim, je bo horė pėr akuza…ke rrejt…

Pėrgaditjet pėr pavarėsi i ka bėrė e njejta kompani private qė ia ka udhėhequr fushatėn e zotit Thaēi

Nuk dėshiron ta komentoj vendimin e gjykatės sė Hagės, kur ai dhe Idriz Balaj dolėn tė pafajshėm, ndėrsa Lahi Brahimaj u dėnua. Thotė se Hashim Thaēi ėshtė bėrė horė dhe ka rrejt kur pat deklaruar se 'Qeveria udhėhiqet nga parapolitika', duke akuzuar AAK si pėrgjegjėse pėr armėt e gjetura, rreth dy vite mė parė. Deklaron se Qeveria e tanishme ėshtė Qeveri e keqe. Premton se si opozitė do tė dijė t'i artikulojė gabimet eventuale tė Qeverisė.
Thotė se Pavarėsinė e fituam vet. Ramush Haradinaj, foli ekskluzivisht pėr INFOSOT dhe pėr JAVA, njė javė pasi u shpall i pafajshėm nga Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės.



INFOSOT: Keni qėndruar rreth 3 vite nė Hagė. Qysh e gjetėt Kosovėn tash kur u kthyet?

Ramush Haradinaj: Unė e kam pėrcjellur atė qė po ndodhė nė Kosovė, e kam ditur edhe pa ardhė me e pa, por jam i gėzuar qė jam kėtu dhe e shoh Kosovėn si shtet i paravur, me mundėsinė ta ndėrtojmė mė mirė lirinė tonė. T'i japim mė shumė kuptim kėsaj lirie dhe jetės, dhe ta mundėsojmė jetėn tonė dhe tė njerėzve nė Kosovė.




Kjo s’ėshtė Kosova qė e kemi pritur



INFOSOT: A ėshtė Kosova momentale, qysh e keni menduar ju mė herėt?

Haradinaj: Unė i kam pėrcjellė zhvillimet, nuk ka ndonjė dallim…unė gjithė kohėn kam qenė i interesuar se si jemi, ku jemi. A ėshtė Kosova qysh kemi pasur dėshirė, normalisht qė nuk ėshtė.



INFOSOT: Pse?

Haradinaj: Po shikoni, ne kemi qejf me e pa vetėn mė mirė.



INFOSOT: Mė konkretisht?


Haradinaj: Po jau jap njė shembull konkret. Institucionet e vendit tė shtrihen gjithkund.



INFOSOT: E keni fjalėn pėr Veriun e Mitrovicės a po?

Haradinaj: Natyrisht. Pastaj gjyqėsia e vendit, gjatė ushtrimit tė kėtij juridiksioni me qenė tė zotė me obligimet nė pėrgjithėsi, qė kanė ndaj vetės, ndaj deklarimeve, ndaj asaj qė i kemi premtuar qytetarėve dhe gjithsesi edhe njė ekonomi mė tė mirė, pėr tė pasur njė shpresė se do tė kemi vende tė lira tė punės pėr njerėz.



INFOSOT: Ēka duhet tė bėjmė qė institucionet e Kosovės ta shtrijnė autoritetin nė gjithė territorin e saj?

Haradinaj: Qeveria duhet ta ketė njė plan operacional, i cili mund tė merr mbėshtetjen edhe tė mekanizmave ndėrkombėtarė, dhe i cili do ta ketė edhe agjendėn kohore, me tė cilėn do ta mbėrrijmė ate plan.



INFOSOT: Qysh e vlerėsoni vendimin e Gjykatės sė Hagės kur ju dhe Idriz Balaj u liruat, ndėrsa u dėnua Lahi Brahimaj?

Haradinaj: S’di ēka me tė thėnė pėr besė pėr kėtė. Nuk guxoj me komentu. Mė fal qė po t’ngushtoj…Mbetja e Lahisė atje ėshtė plagė e luftės…janė plagosur edhe mė herėt njerėzit. Edhe kjo ėshtė njė lloj plage.



INFOSOT: A ka qenė vendim i drejtė pėr tė tretė?

Haradinaj: S’di ēka me thėnė pėr kėtė.



S’ka nevojė qė njerėzit tė frigohen prej meje





INFOSOT: Kthimin tuaj nė Kosovė, mediat, opozita e atėhershme dhe disa OJQ e kanė paraqitur si kėrcėnim pėr sigurinė nė Kosovė. Si e komentoni ju kėtė?

Haradinaj: Jo s’besoj se e kanė thėnė kėtė.



INFOSOT: Pse po tuten njėrėzit prej juve?

Haradinaj: S’besoj qė ka frikė kurrkush prej meje. S’ka nevojė tė frigohen.



INFOSOT: Po, ka pasur indikacione, kanė folur njėrėzit pėr kėtė ēėshtje?

Haradinaj: Ndoshta ata qė s’janė nė rregull, atėherė kanė tė drejtė tė frigohen, se unė me mėnyrėn se si punoj dhe si i shpjegoj gjėrat janė tė drejpėrdrejta, janė tė sakta. Jam i lirė, nuk jam me mundėsi qė tė mos i them ato qė janė i vlerėsoj pėr ta.



INFOSOT: Kush ėshtė i rrezikuar e kush pėrfiton me kthimin tuaj?

Haradinaj: I rrezikuar?! S’besoj qė ėshtė dikush i rrezikuar prej meje. Nė ēfarė kuptimi?





Kjo qeveri ėshtė keq…





INFOSOT: Duke u bazuar nė ato deklarata, tė opozitės, mediave, etj. Ato qė i pėrmendėm mė lart.

Haradinaj: Unė nuk i kam dėgjuar ato deklarata, nuk i kam parė nuk e di ku i keni marrė ju. Nėse ėshtė, si me thėnė, pėr atė qėllimin mediatik, qė ka thėnė dikush se ėshtė rrezik pėr Qeverinė, unė nuk mund tė flasė nė bazė tė atyre. Unė nuk kam marrė kėsi sinjale se kanė frikė njerėzit, tė paktėn nuk i kam dėgjuar kėshtu. Mirėpo, gjithsesi se ka ndryshuar pak gjendja kėtu. Domethėnė, ka edhe njė akter…Unė e njoh qeverisjen, unė e di se ēka ėshtė qeversisja dhe e di, gjithashtu, qė kjo qeveri ėshtė keq.



INFOSOT: Pse?

Haradinaj: Ta jap njė shembull pse ėshtė kjo qeveri shumė keq. Qeverisja sipas meje ėshtė njė qark. Pse ėshtė njė qark? Energjia, qė ne e kemi ēėshtje kryesore, nga ministri, KEK-u, zyrtarėt kryesorė, shefat pėrgjegjėsat nė miniera pėr prodhim tė qymyrit, vija e prodhimit tė energjisė, e shpėrndarjes, e inkasimit, etj., krejt kėto janė hallka tė njė zingjiri. Pastaj, kryetarėt e komunave, gjyqtarėt komunal, shefat e policisė komunale, deri te klienti qė ka ardhur me pagu. Kur bie ky qark, kur funksion, kur ēdo gjė lidhet, atėherė duhet tė presim qė tė ndyshojmė diēka, si pėr mirė si pėr keq. Por, diēka po ndodhė. Nė fakt ka ndodhur qeverisja. Kur e kam parė unė kėtė Qeveri se nuk shkojnė as me pa se si duket KEK-u, as kryeministri as ministri, e prej zyrės sė vet thonė se ky ėshtė sabotim, nuk qeveriset kėshtu. Nuk do tė ndodhė diēka e mirė kėshtu.



INFOSOT: Ēka do tė ndryshoj me kthimin tuaj?

Haradinaj: Ato qė kėta nuk po i bėjnė, do t’ia tregoj popullit.



Me kryetarin e AKR, Behgjet Pacolli

INFOSOT: A keni drejt me folė ju pėr KEK-un kur dihet se AAK ėshtė akuzuar shumė herė se nuk e ka kryer punėn mirė nė KEK?

Haradinaj: Jam akuzuar edhe unė, por kam dalur i pafajshėm. Jam akuzuar nė Hagė, mė kanė dėrguar nė Hagė dhe mė kanė akuzuar. Dhe kam dalur i pafajshėm. Kjo akuzė qė ėshtė bėrė, le tė konstatohet a kanė pasur tė drejt a jo. Ne sot kemi njė situatė tė re fuqiplote, ndėrsa dihet se KEK-u si kompani publike deri vonė ėshtė menaxhuar nga AKM-ja. E dini se nė ēfarė periudhe e ka marrė Qeveria e Kosovės, nė atė kohė nuk kam qenė nė qeverisje, unė tash jam nė pozicionin e plotė pėr tė qenė njė parti opozitare dhe e kryej detyrėn time, edhe atė tė sinqertė.





Hashim, je bo horė pėr akuza…ke rrejt…







INFOSOT: Ministrja Pula, ka thėnė se edhe tash KEK-u menaxhohet nga AKM-ja?


Haradinaj: Po a? Pse s’e ka thėnė kėtė mė herėt. Mua mė vjen keq, por ata kanė thėnė se i kanė marrė pėrgjėsitė, ata kanė thėnė qė e udhėheqin vet.



INFOSOT: Jeni akuzuar kryesisht nga opozita e kaluar pėr tė gjitha tė kėqijat qė kanė ndodhur nė Kosovė, pėr kurrupsion, krim tė organizuar, kontrabandė armėsh etj. Atėherė nuk keni folur pėr kėtė duke u arsyetuar se e keni tė ndaluar nga Haga. Tash qė jeni i lirė, ēka do tė thoni pėr kėto akuza?

Haradinaj: S’kanė guxuar tė mė akuzojnė pėr krejt kėto, por i kanė lėshuar disa, nėpėr OJQ. Mirė kanė bėrė. Ēka kanė me thėnė le tė thonė tash se kėtu jemi. Tash mundemi me folė hapur.



INFOSOT: Por, ju ēka do tė thoni pėr kėto akuza sepse keni pas thėnė se kam ēka flas pasi tė kthehem nga Haga?

Haradinaj: Ja kam nisė unė me folė.



INFOSOT: Ne po ju pyesim pėr ketė ēėshtje?

Haradinaj: Nuk e kam akoma nė rend. Kur t’i vie rendi, kur tė ndodhė ballafaqimi do t’ua them ēka mendoj.



INFOSOT: Kur u patėn zėnė disa zyrtarė tė Qeverisė sė kaluar me armė, Hashim Thaēi pat thėnė se prapa kėsaj Qeverie qėndron parapolitika. Qysh e vlerėsoni ju kėtė?

Haradinaj: Unė i kam thėnė qė je bo horė qė po akuzon pėr kėto armė tė vjetra qė kanė mbetur nė Drenicė, tė luftės, tė zonės sė tij. Kėtė e kam thėnė atėherė, kėtė po e them edhe sot. Ai ka rrejtė nė atė kohė. S’ka logjikė kjo qė ka thėnė.



INFOSOT: Ka rrejtė?

Haradinaj: Ato armė nuk kanė qenė tė qeverisė. Kanė qenė tė zonės sė Drenicės.



INFOSOT: Veē janė pėrfshirė disa zyrtarė tė AAK?

Haradinaj: Le t’i pėrflet ai ato sa tė dojė, por ato armė kanė qenė tė zonės sė UĒK tė Drenicės, qė kanė mbetur prej luftės. AAK nuk ka pasur nė vitin 99-tė. Ēka kam faj unė qė ka qenė aleancė edhe dikush nė Drenicė, ajo ėshtė shumė mirė, por armėt kanė qenė tė zonės sė Drenicės, prej kohės sė luftės.
__________________
O Zot per vete sdua gje jo.. por per prinderit nje nuse te bukur..!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga niemand : 27-06-08 nė 14:23
niemand Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė