Rrofte servilizmi gjeopolitik!
Nė Shėndėlli ka ngordhur njė derr. Ky ėshtė lajmi mė i parė nė fshatin e vendosur mbi njė kodėr tė ulėt fare, afėr liqenit tė Butrintit. Derri, me sa duket, e ka pasur vetė fajin. E ka tepruar ca si tepėr duke u freskuar nė batakun qė Mrika e kish mbushur nė mėngjes me ujė tė freskėt. Kėshtu qė, duke u kotur nė baltė nuk e ka pasur mendjen teksa i afrohej njė nepėrkė vrastare. "E gjeta tė ajun. Nuk lute vendit hiē", na tregon Mrika me trishtim, ndėrsa jemi strukur nė njė hije pjergulle pėr t‘i shpėtuar tė nxehtit qė ėshtė bėrė i padurueshėm.
Shėndėllia ėshtė njė fshat jo si gjithė tė tjerėt. Ai ndoshta ėshtė fshati mė i ri nė Shqipėri. Nė 1994 shumė familje pa tokė nga Mirdita, Lezha, Peshkopia, u vendosėn nė njė kodėr pa zot nė Fushėn e Vrinės, krejt nė ekstremin jugor tė vendit. Kėshtu qė, nė kėtė fshat tani dėgjon mirditorēe tė thekur dhe takon gra e plaka me kostumin tradicional. E do ca kohė qė ta marrėsh vesh mirė, nėse ndodhesh mes maleve tė Veriut apo vetėm fare afėr me Butrintin. Sidoqoftė, nė kėtė fshat ke se ē‘tė mėsosh e tė thuash, kėshtu qė, pasi kemi kaluar njė herė atė hallin e derrit tė ngordhur - "i hupa kot 150 mijė lekė", pėrsėrit Mrika vazhdimisht - nisim tė flasim pėr halle mė tė mėdha, pėr ato qė kalon krejt vendi.
"A asht e vėrtetė thu ajo puna e atij ambasadorit amerikan?", na pyet Mrika, e merakosur njėsoj sikur ndonjė i afėrt nga familja apo nga fshati tė ketė bėrė ndonjė gabim tė madh. Ne ngremė supet. Sigurisht nuk jemi aq tė zotė sa tė shpjegojmė qė nga vapa e Shėndėllisė ato misteret e ngatėrruara tė parave, zyrave dhe labirintheve tė errėta. Porse Mrika na ka ēuar ndėr mend ca histori e shprehje qė kishim nisur t‘i harronim.
Kur partia e Kryeministrit fitoi zgjedhjet, shumėkush u pat ēuditur me njė slogan tė tij elektoral. "Do tė zhduk korrupsionin", pat thėnė atėherė Kryeministri i sotėm. Nuk tha "do mundohem ta kufizoj", "do ta bėj tė padėmshėm", "do ta bėj tė ketė frikė". Jo. Ai tha se do ta zhdukė me rrėnjė e me degė. Ishte vėrtet njė gjė e mirė, nėse do tė ndodhte kėshtu, porse pyetja qė tė shkonte menjėherė ndėrmend ishte: Si ka mundėsi tė zhdukėsh njė tė keqe qė vetė sistemi e ngjiz? Eshtė njėsoj sikur tė zhdukėsh befas nga karakteri njerėzor etjen pėr t‘u pasuruar me ēdo kusht. Eshtė njėsoj sikur befas t‘ua mbushėsh mendjen njerėzve qė ta lenė nė shtėpi atė anėn e tyre lakmitare dhe egoiste e tė shikojnė njė lloj "shoqėrie tė diellit".
Korrupsioni sigurisht qė nuk u zhduk. Jo vetėm aq, por ai nisi tė marrė edhe jetė njerėzish, madje pėr kėtė akuza direkte i janė drejtuar edhe vetė Kryeministrit, kalorėsit tė dikurshėm antikorrupsion.
Pastaj vijmė tė puna e Withers, ambasadorit tė nderuar amerikan. Si qenka kjo jetė! Deri para pak ditėsh tė tėrė e dėgjonim gjithė sy e veshė ambasadorin, teksa jepte leksione antikorrupsion. Tani ėshtė vetė ky i shigjetuar nga akuzat e "sherrxhiut" Waxman. Edhe sikur tė mos jetė e vėrtetė asnjė akuzė, fakti qė nė njė skandal jo tė vogėl pėrgojohet emri i njė ambasadori USA, seē tė le njė shije fort tė hidhur. U tha qė nė fillim, vetėm disa ditė pas Gėrdecit, se skandali i vėrtetė ishte me mijėra kilometra larg nesh. Ai kishte ndodhur, ndėrsa njė djalosh 22-vjeēar dhe njė zyrtar shqiptar - tani mėsojmė qė ishte i skeduar nga SHBA - nisėn tė fitojnė miliona dollarė, njėsoj sikur tė mblidhnin para me grushte.
Fushata presidenciale nė SHBA jetė e mot ka nxjerrė tė tilla skandale. Tani me ambasadorin USA nėn akuzė shumė vetė janė vėnė nė siklet. Pala qeveritare mė shumė ka heshtur ose, nė rastin mė tė mirė, ka mėrmėritur gjėra pa kuptim. Edhe opozita nuk ka ditur mirė se ē‘tė thotė. Ka dėrguar letra nė disa OJQ, ku ka zėnė me gojė kundėrshtarin historik, Berishėn, por ėshtė treguar fort e kujdesshme qė tė mos prekė nė telat e xhaxhi Withers. "Nuk ma lejon etika qė tė flas pėr kėtė ēėshtje", tha njėri prej liderėve kryesorė tė opozitės sė majtė. Se pėrse ia lejon etika Withers qė tė flasė pėr punėt tona, kjo nuk dihet. Le qė ē‘hyn etika nė kėtė pikė xhanėm! Pastaj edhe shtypi proqeveritar ėshtė vėnė nė siklet. Njė fjali e kryeprokurores Rama qė ishte tekstualisht kėshtu: "Nuk kemi tė dhėna qė tė inkriminojnė ndonjė zyrtar tė ambasadės amerikane", u mbajt shėnim kėshtu: "Rama thotė se Withers ėshtė i pastėr". Shikojeni vetė diferencėn qė krijon servilizmi pa fre dhe krahasojeni atė me punėn e gazetarėve tė "New York Times".
"Vendi mė demokratik nė botė", "pishtari i lirisė", "garancia e paqes nė botė", tė tilla shprehje, qė duhej t‘i harronim me kohė, ka pėrdorur Berisha nė turin "Shqipėria nė NATO". Qytetaro-fshatarėt e ngratė tė Shqipėrisė ende nuk e kanė kuptuar mirė - sepse askush nuk ua ka shpjeguar mirė - se si do tė pėrmirėsohet jeta e tyre vetėm nga kėto katėr germa tė mėdha, qė dikur i kishim armike tė thekura. Ata nga gjithė ato thirrje entuziaste qė mbėrrijnė nga megafonėt kuptojnė instinktivisht vetėm njė gjė: Tani pėr ne vendos Amerika. Ishte dikur Jugosllavia, pastaj Bashkimi Sovjetik, pastaj Kina. Tani ėshtė SHBA. Kjo nuk ka nevojė pėr shpjegim.
Dhe mbase, duke qenė njė vend i vogėl dhe i lindur vonė, kemi me tė vėrtetė nevojė pėr njė "Big Brother". Dhe SHBA ėshtė vėrtet njė vend i madh, nė tė gjitha aspektet. Porse, dreqi ta hajė, jetojmė nė mijėvjeēarin e tretė dhe le t‘i lemė mėnjanė ato thirrjet patetike vėrtet, por shumė servile mbi "pishtarin e paqes". Tė jesh pjesėtar i njė aleance ėshtė tjetėr gjė nga tė qenit servil, me frikėn se mbase mund tė tė humbasė njė aleat i fortė nė garėn e egėr pėr pushtet.
Kėshtu te Mrika e Shėndėllisė dhe te tė tjerėt kemi nisur vetė tė krijojmė njė ndjenjė sikur po tė ndodhė ndonjė gjė nė Amerikė, apo nė ambasadėn USA, atėherė do tė na zėrė ndonjė gjėmė e madhe edhe neve. Ndokush qė ka pasur durimin e duhur pėr ta lexuar kėtė shkrim deri nė fund mund tė thotė: Mirė e ke more vėlla, po Amerika ėshtė Amerikė, me tė nuk bėhet shaka, or jo!". Duhet tė jenė tė njėjtėt njerėz qė patėn thėnė kohė mė parė kėshtu edhe pėr "Bashkimin e lavdishėm Sovjetik", edhe pėr "popullin vėlla kinez". Edhe asokohe u tha se ne, shqiptarėt, nuk bėjmė dot pa njė vend tė madh nė krah. Nė fakt, kjo ishte njė gjysmė e vėrtetė. Puna ishte se brohoritėsit e fjalimeve dhe mbajtėsit e pankartave e kishin mė shumė mendjen tė ruanin ato privilegje qė kishin arritur sesa te telashet e mėdha tė gjeopolitikės.
Shkruan Fatos Baxhaku