Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-06-08, 14:18   #5
jonuzi
jonuzi
 
Anėtarėsuar: 27-01-06
Vendndodhja: Gjithandej
Postime: 347
jonuzi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: A rrezikohet Kosova nga trazirat sociale?

Papunėsia nė Kosovė arrin nė 50 pėr qind
Nga Pėrparim Isufi
Publikuar : Mars 30, 2008
Printo Email


Kosova me gjasė po jeton momentet e fundit tė njė paqeje tė blerė sociale e cila e ka shoqėruar nė nėntė vitet e funksionimit me institucione legjitime por pa status tė zgjidhur.

Shpallja e pavarėsisė sė vendit mė 17 shkurt tashmė i ka hapur rrugėn veprimit sindikal tė punėtorėve dhe tė papunėve nė Kosovė qė tė kėrkojnė tė drejtat e tyre. Nė kėtė mėnyrė, organi kryesor sindikal, Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės, ka paralajmėruar njė protestė pėr muajin e ardhshėm. Institucionet e Kosovės, tė frikėsuara nga trazirat e mundshme sociale, kėrkojnė edhe mė tepėr durim qytetar.
"Ne jemi duke u pėrgatitur pėr njė protestė tė tė gjithė punėtorėve kosovarė. Ėshtė kėrkesė e punėtorėve dhe unė dua t'i falėnderoj ata qė kanė qenė aq tė durueshėm dhe tani ka filluar tė na dalė nga dora organizimi qė e kemi. Njerėzit janė mbėshtetur pėr muri dhe nuk kanė ku tė shkojnė. Ne dėshirojmė qė nė mėnyrė tė organizuar t'i bėjmė kėto protesta, nė mėnyrė tė qetė pėr momentin. Ne do ta kemi edhe hapin tjetėr. Dhashtė Zoti tė mos ta ndėrmarrim hapin tjetėr mė radikal, sepse njerėzit nuk kanė ku tė shkojnė mė tutje kur nuk e kanė ekzistencėn pėr familjet e tyre", tha Haxhi Arifi, kryetar i Bashkimit tė Sindikatave tė Pavarura tė Kosovės.
Nė Odėn Ekonomike tė Kosovės, Flamur Keqa vlerėson se Kosova po kalon njė situatė jo tė favorshme sociale dhe kjo, sipas tij, e bėn potencial rrezikun e trazirave nė tė ardhmen. Megjithatė ai kėrkon qė qeverisė sė Kosovės t'i jepet edhe pak kohė pėr ta treguar veten.
"Problemet sociale janė amortizuar pėr shkak tė statusit tė pazgjidhur tė Kosovės. Tani kemi pavarėsinė dhe mundėsitė qė tė shfaqen protesta tė ndryshme sociale janė mė tė mėdha, mirėpo unė mendoj qė qeverisė aktuale duhet t'i jepet edhe pak kohė nė mėnyrė qė tė shihet se a ėshtė duke punuar ashtu siē ėshtė deklaruar dhe ashtu siē presin qytetarėt e Kosovės", deklaroi Flamur Keqa nga Oda Ekonomike e Kosovės.
Gjergj Dedaj ėshtė zėvendėsministėr nė njėrin ndėr dikasterėt mė tė ndjeshėm nė Kosovė, nė Ministrinė e Punės dhe Mirėqenies Sociale. Ai thotė se rezultatet e para pėr krijimin e vendeve tė reja tė punės duhet pritur edhe pak muaj deri te Konferenca e Donatorėve pėr Kosovėn, e cila parashikohet tė mbahet gjatė verės. Idenė pėr tė protestuar, politikisht ai e vlerėson si tė pavend.
"Nė kėtė fazė unė nuk besoj se Kosovės i duhen trazirat. Kosovės i duhet qetėsia dhe krijimi i njė shteti ligjor. Pėr njė muaj tė zgjidhjes sė statusit, ėshtė vėshtirė tė pėrballemi dhe tė ofrojmė zgjidhje tė kėnaqshme. Njė pakėnaqėsi apo njė dalje e situatės jashtė kontrollit ndoshta do t'i pengonte kėto procese", vlerėson Gjergj Dedaj, zv.ministėr i Punės dhe Mirėqenies Sociale.
Nė mungesė tė njė vlerėsimi zyrtar, hulumtimet e ndryshme kanė treguar se papunėsia nė Kosovė sillet mes 40- 50 % qė nė numra nėnkupton se janė 335 mijė njerėz tė aftė pėr punė tė cilėt presin tė punėsohen.
__________________
Bahet mire pas 50 viteve!!!!!!!!
jonuzi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė