Titulli: shkarkohet zv. ministri Naser Osmani, deutet i LDK
LDK: Vendimi i Thaēit ėshtė i ngutshėm dhe shkelje e marrėveshjes sė partneritetit qeverisės
Prishtinė, 1 korrik - Kryesia e Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK) vlerėsoi sot se vendimi i kryeministrit Hashim Thaēi pėr shkarkimin e zv/ministrit tė Tregtisė dhe Industrisė, Naser Osmani (LDK) ėshtė njė vendim i ngushėm dhe shkelje e marrėveshjes sė partneritetit qeverisės.
Prandaj, Kryesia e LDK sė kėrkon nga krerėt e kėsaj marrėveshjeje qė tė takohen nė kohėn mė tė shpejtė tė mundshme pėr ta shqyrtuar kėtė rast.
Nėnkryetari i LDK sė, Fadil Ferati, theksoi se Kryesia e LDK sė nė takimin e sotėm shqyrtoi "incidentin parlamentar" nė mes tė zv/ministrit dhe deputetit, Naser Osmani dhe ministrit Fatmir Limaj nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės.
"Kryesia e LDK sė vlerėson se vendim shkarkimi i z. Osmani nga ana e kryeministrit Hashim Thaēi ėshtė veprim i ngutshėm dhe shkelje e marrėveshjes sė partneritetit qeverisės. Kryesia e LDK sė kėrkon qė krerėt e marrėveshjes sė koalicionit tė takohen nė kohėn mė tė shpejtė tė mundshme pėr ta shqyrtuar kėtė rast.
Deri atėherė Kryesia e LDK sė e trajton ēėshtjen tė pazgjidhur", nėnvizoi Ferati. Ai tha se marrėveshja ėshtė e qartė pėr tė dy palėt, si pėr Kryeministrin ashtu edhe pėr udhėheqjen e LDK sė.
Nėnkryetari Ferati theksoi se kryeministri Thaēi para se ta merrte kėtė vendim ėshtė dashur tė konsultohet me partnerėt qeverisės.
"Ishte dashur tė konsultohen partnerėt qeverisės dhe normalisht tė ketė njė bashkėveprim", tha nėnkryetari i LDK-sė Fadil Ferati pas njė takimi tė gjatė tė Kryesisė sė LDK-sė.
QIK-u
|