Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-07-08, 12:27   #1
Albanian
I`m Proud To Be...
 
Avatari i Albanian
 
Anėtarėsuar: 08-04-07
Vendndodhja: Switzerland
Postime: 172
Albanian i vlerėsuar mirė
Gabim Marrėveshja VMRO-DPMNE - BDI shmang njohjen e Kosovės



Njohja e Kosovės si shtet fqinj i pavarur nuk ėshtė pėrfshirė nė marrėveshjen pėr bashkėqeverisje midis VMRO-DPMNE dhe BDI.Nė dokumentin e marrėveshjes tė publikuar nga partia maqedonase VMRO-DPMNE nuk ėshtė pėrfshirė ēėshtja e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės, njofton agjencia e lajmeve INA.

Zyrtari i kėsaj partie, Ilija Dimovski nuk ka komentuar ēėshtjen e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga Qeveria e re. Ndėrkohė, BDI akoma nuk ka komentuar versionin e saj tė marrėveshjes me VMRO-DPMNE.

Partia e drejtuar nga Ali Ahmeti gjatė fushatės si njė nga prioritetet e qeverisjes ka pėrmendur njohjen e shpejtė tė pavarėsisė sė Kosovės nga Maqedonia.

Njohja e Kosovės po vazhdon tė debatohet nė koluaret politike nė Shkup.

Shefi i diplomacisė i Maqedonisė, Antonio Milloshoski, deklaroi se pėrcaktimi i kufirit me Kosovėn nuk ėshtė ēėshtje e lidhur me vendimin pėr njohjen e kėtij vendi fqinj.

“Demarkacioni i kufirit nuk ėshtė i lidhur me vendimin pėr njohjen e Kosovės. Ne presim qė procesi i shėnimit tė kufirit tė vazhdojė me dinamikė tė pėrshpejtuar”, deklaroi sot ministri i Jashtėm i Maqedonisė, Antonio Milloshoski.

Sipas tij, vendimi pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės do tė shqyrtohet nė mėnyrė plotėsuese dhe se Qeveria e Maqedonisė do tė vlerėsojė se ka ardhur koha pėr kėtė ēėshtje./INA/


________________________________________________


Ja e vėrteta e marrėveshjes pėr qeverisje mes Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit

Shkup, 05/07/2008: BDI-ja ka pranuar tė hyjė nė qeveri pa asnjė kusht, duke shitur kėrkesat legjitime tė shqiptare vetėm pėr tė hyrė nė pushtet. Kėshtu Bashkimi Demokratik pėr Integrim i ka dhėnė aminim vetėm tė hyjė nė qeveri programit te VMRO-DPMNE-sė “Rilindja nė 100 hapa 2008-2012. Kėtė e ka konfirmuar zyrtarisht, anėtari i kryesisė sė VMRO-DPMNE-sė, Ilija Dimovski. Ai beri tė ditur se BDI plotėsisht e mbėshtet programin e VMRO-DPMNE-sė “Rilindja nė 100 hapa 2008-2012”, ku pėrfshihet edhe ēėshtja e emrit me Greqinė. Dimovski tha se BDI-ja ėshtė pajtuar tė mos sillet ligj i ri pėr tė rėnėt gjatė konfliktit tė 2001. Po ashtu sipas Dimovskit BDI-ja ka pranuar qė cėshtja e emrit me Greqinė tė zgjidhet sipas VMRO-DPMNE-sė. BDI ka pranuar qė gjatė mandatit katėr vjecar tė mos diskutohet ndryshimi i Ligjit pėr pėrdorimin e simboleve, tė mos diskutohet ligji pėr policinė. Tė mos hapen cėshtje qė mbajnė siglėn etnike. Pėr cėshtjen e Kosovės BDI-ja ėshtė dakorduar qė tė mos vijė deri tek njohja e shpejte e pavarėsisė. BDI-ja ka pranuar qė bashkimi i komunės sė Kėrēovės me komuna tjera pėr rreth tė shtyhet edhe katėr vite tė tjera, etj.


__________________
Menduat se ne ju krijuam kot dhe se nuk do te ktheheni ju tek ne?

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Albanian : 06-07-08 nė 12:28
Albanian Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante