Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-07-08, 23:15   #3
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Pastertia ne Islam.

C- Uji i pėrzier me lėndė tė pastra


Nė kėtė kategori hyn uji i pėrzier me lėndė tė tilla si: sapuni, shafrani, lulet etj., tė cilat pėrfshihen nė grupin e objekteve qė konsiderohen tė pastra nga Sheriati. Ky ujė konsiderohet i pastėr pėr aq kohė sa nuk pėrzihet me lėndė tė tjera qė mund t’ia ndryshojnė gjendjen e tij dhe qė pas kėsaj pėrzierjeje nuk mund tė quhet mė ujė. Nėse ndodh kjo, uji konsiderohet ende i pastėr, por nuk mund tė pėrdoret pėr pastrim. Umu A’tija tregon se i Dėrguari i Allahut hyri nė shtėpinė e saj - pas vdekjes sė vajzės sė tij Zejnebit - dhe i tha: “Laje atė tre apo pesė herė ose edhe mė tepėr (nėse e sheh tė nevojshme njė gjė tė tillė), duke pėrdorur ujė dhe gjethe tė thata peme. Pėr larjen e fundit pėrdor pak kamfur apo diēka nga ai. Kur tė kesh mbaruar, mė njofto!”.
Pasi ajo veproi siē i kishte thėnė Profeti (a.s.), ai u dha grave veshjen e tij tė jashtme dhe u tha atyre qė ta mbėshtillnin Zejnebin me tė”.
Transmeton “Grupi”. Buhariu 1253,1254,1258,1260, Muslimi 2165, Ebu Daudi 3142,3146, Tirmidhiu 990, Nesai 1880,1885,1886, Ibėn Maxheh 1458,1459.

I vdekuri duhet tė lahet me po tė njėjtėn gjė qė pėrdor i gjalli pėr t’u pastruar.
Ahmedi, Nesaiu dhe Ibėn Huzejme transmetojnė nga Umu Hani se i Dėrguari i Allahut dhe Mejmune laheshin nga njė (ujė) enė qė kishte gjurmė brumi nė tė.
Hadith Sahih. “El Irva” 1/64, ‘El Mishkat” 485. E ka nxjerrė Nesai 240, Ibėn Maxheh 378, Ibėn Hibani 227 –Mevarid, Bejhakiu 1/7, Ahmedi 6/342, Ibėn Huzejme nė “El Muhala” 2/200.

Nga tė dyja hadithet e mėsipėrme kuptojmė se uji ishte i pėrzier me njė lėndė tjetėr, por meqėnėse ajo lėndė nuk ishte realisht e mjaftueshme pėr ta ndryshuar natyrėn e ujit, ky i fundit ėshtė i vlefshėm pėr pėrdorim.

D- Uji i pėrzier me lėndė tė papastra
Kjo kategori pėrfshin dy gjendje tė cilat janė:
  • · Kur lėnda e papastėr ndryshon shijen, ngjyrėn dhe aromėn e ujit. Nė kėtė rast, ky ujė nuk mund tė pėrdoret mė pėr pastrim. Sipas Ibėn El Mundhir dhe Ibėn El Mulakin, ekziston njė unanimitet i dijetarėve pėr kėtė ēėshtje.
  • · Kur uji konsiderohet ende ujė absolut, gjė qė do tė thotė se lėnda e papastėr, e pėrzier me tė, nuk ka arritur t’ia ndryshojė shijen, ngjyrėn apo aromėn e tij. Ky ujė konsiderohet i pastėr dhe po ashtu mund tė pėrdoret pėr pastrim.
Kėtė e vėrteton hadithi i mėposhtėm:
Ebu Hurejra transmeton se njė beduin (Beduin quhet nomadi, qė nuk ka njė vendbanim tė qėndrueshėm; endacak, shtegtar.)urinoi nė xhami. Njerėzit e ndodhur aty u ēuan pėr ta ndaluar atė. Profeti (a.s.) u tha: “Lėreni dhe hidhni njė kovė ujė mbi urinėn e tij. Ju jeni dėrguar pėr tė lehtėsuar dhe nuk jeni dėrguar pėr tė vėshtirėsuar”.Transmeton “Grupi”, pėrveē Muslimit. Buhariu 220, Ebu Daudi 380, Tirmidhiu 147, Nesai 56,330, Ibėn Maxheh 529, Ahmedi 6957, Bejhakiu 2/428.

Ebu Said El Hudri e pyeti Profetin (a.s.): “A mund tė marrim abdes me ujin e pusit tė Budaah(Pus uji nė Medine. Ebu Daudi, nė lidhje me kėtė pus, na rrėfen se kur kishte e matur vetė thellėsinė e kėtij pusi, i kishte0 dalė rreth 6 Dhira’ė (njėsi matėse e gjatėsisė ekuivalente pėrafėrsisht me 102 inch.) (njė pus nė Medine)?” Profeti (a.s.) i tha: “Uji ėshtė i pastėr dhe asgjė nuk e ndot atė”.Hadith Sahih. “El Irva” 14, “El Mishkat” 288. E ka nxjerrė Ahmedi 3/31,86, Ebu Daudi 66, Tirmidhiu 66, Nesai 326, Ibėn Xharudi nė “El Munteka” 47, Darakutni f.11, Bejhakiu 1/4-5.

Nė lidhje me kėtė hadith, Ahmedi ka thėnė: “Ky hadith ėshtė sahih dhe Jahja ibėn Main dhe Ebu Muhammed e kanė cilėsuar si tė tillė gjithashtu”. Tė njėjtin mendim kanė edhe Ibėn Abasi, Ebu Hurejra, El Hasan El Basri, Ibėn El Musejib, Ikrime, Ibėn Ebu Lejla, Eth-Thauri, Daud Dhahiri, En-Nehai, Maliku dhe tė tjerėt.
Pėr kėtė El Gazaliu thotė: “Do tė doja qė mendimi i Shafiut nė lidhje me ujėrat tė ishte si ai i Malikut”.
Ekziston gjithashtu edhe njė hadith nga Abdullah ibėn Umer, nė tė cilin transmetohet se i Dėrguari i Allahut ka thėnė: “Kur uji tė jetė nė sasi sa dy kova, ai nuk mban papastėrti”.Hadith Sahih – i saktė. “Tamamul Mineh” 46, “El Irva” 23, Sahihul Xhami 758, “El Mishkat” 477. E ka nxjerrė Ebu Daudi 63, Tirmidhiu 67, Nesai 52, Ahmedi 1/314, Darakutni 1/187, El Hakim 1/133, Bejhakiu 1/260. Ky hadith transmetohet nga “tė pestėt”(Me “tė pestėt” nėnkuptohen katėr sunetet dhe Ahmed ibėn Hanbeli).


Ibn Abdul Berr ka thėnė nė “Et-Temhid”: “Pėrsa i pėrket mendimit tė Shafiut, i cili bazohet nė kėtė hadith, ai ėshtė i dobėt nė shqyrtim dhe nuk ėshtė i konfirmuar nga tė dhėnat historike”.

vazhdon inshaAllah.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė