Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-07-08, 11:13   #3
xnjeri
 
Anėtarėsuar: 26-12-06
Postime: 256
xnjeri i njohur pėr tė gjithėxnjeri i njohur pėr tė gjithėxnjeri i njohur pėr tė gjithėxnjeri i njohur pėr tė gjithėxnjeri i njohur pėr tė gjithėxnjeri i njohur pėr tė gjithė
Gabim Unė kisha qenė i verbėr, e jo ai...‏

Ju lutėm lexojeni ngjarjen deri nė fund!


-Nuk i kisha kaluar tė tridhjetat kur gruaja ime lindi fėmiun tonė tė parė. Akoma vazhdoj dhe kujtoj atė natė me shokėt e mi, nė njė prej vendeve tė pushimit ku kalonim natėn, tė mbushura me fjalė dhe biseda tė kota, madje edhe me pergojime dhe harame tė tjera.

-Isha unė ai qė e mbaja fjalėn mė sė shumti nė mesin e shokėve duke pėrgojuar dhe u tallur me njerėz, kurse shoket e mi qeshnin dhe kenaqeshin me kėtė.

- Kėtė natė kam qeshur shumė. Posedoja talent tė ēuditshem nė imitimin e njerėzve, saqė edhe zėrin e ndryshoja sikur zėri i personit qė e imitoja. Tallesha me secilin, saqė edhe shoket e mi nuk i kurseja nga kjo.

-Kujtoj kėtė natė, ku u talla me njė tė verbėr qė lypte nė treg. Ia vura kėmbėn pėrpara, zuri nė kembėn time dhe u rrezua. Mė tha diēka por nuk e mora vesh se ē'foli. Shokėt dhe tė gjithė njerėzit qė ishin nė treg qeshnin.

-U ktheva ate natė shumė vonė nė shtėpi si gjithherė dhe gjeta gruan time duke mė pritur. I vinte keq pėr gjendjen time, me pyeti me zė tė ulet dhe tė dobėsuar: Rashid, ku ishe? Ia ktheva me shaka: Nė Mars, tek shoket si zakonisht.

- Ishte tepėr e lodhur. Mori tė flasė por lotėt e kishin ngulfatur: Rashid, jam lodhur shumė, dhe me duket qartė se mė ėshtė afruar koha e lindjes.

-Ndjeva nė vetėn time se kam qenė i pakujdesur pėr tė. Ka qenė e duhur tė jam me i kujdesur pėr tė dhe me afėr saj, dhe te rrij mė pak natėn jashte shtepisė, veēanerisht nė muajin e saj tė lindjes.

-E dergova nė spital me shpejtėsi, hyri nė dhomen e lindejs dhe filloi t'i ndjejė dhimbjet e lindjes. Me orė tė tėra prita lindjen, derisa mė humbi durimi duke pritur dhe thash tė shkojė nė shtėpi, dhe lashė numrin e telefonit tek pėrgjegjėsit, qė tė mė thėrrasin kur tė lindė .U ktheva nė shtėpi tė pushojė.

-Pas njė ore mė lejmėruan pėr tė mė pėrgezuar pėr lindjen e djalit, Selimit. Shkova nė spital mėnjėherė. I pari qė mė takoi me pyeti pėr numrin e dhomės dhe informatet tjera pėr shoqėn time. Kėrkuan prej meje tė paraqitėsha sė pari tė doktoresha, qė ishte kujdesur pėr shoqėn time. Bertita me vrazhdėsi: Ēfarė doktoreshe! Me rėndesi ėshtė ta shohė djalin tim. Por me detyruan qė tė shkoj tek doktoresha.

-Hyra tek ajo dhe me lejmeroi se lindja e djalit tuaj ėshtė me tė meta. Mė kėshilloi qė tė pajtohem me caktimin e All-llahut, pastaj me tha se djali juaj ka deformim tė madh nė tė dy sytė e tij dhe kjo konkludon se djali juaj ėshtė i verbėr. E ula kokėn dhe u mundova t'i ndali lotet dhe mėnjėherė kujtova lypsin e verbėr, tė cilin e kisha rrezuar nė treg dhe qeshen njerezit me te. Thashė: Subhanallah ē'ka tė mbjellėsh korrė. Qėndrova kėshtu pėr njė ēast dhe nuk dija se ēka tė thoja. Mu kujtua gruaja dhe djali. Falėnderova doktoreshen pėr butesinė dhe sjelljen e saj dhe shkova ta shoh gruan dhe djalin.

-Gruaja nuk ishte e deshpėruar pėr atė qė na kishte goditur, ishte besimtare e forte nė caktimin e All-llahut dhe e kėnaqur me te. Shpesh me kėshillonte qė tė mos tallem me njerėz, dhe e perseriste shpesh mos i pėrqesh njerėzit!

-Dolem prej spitalit, doli edhe Selimi i vogėl me ne. Nė tė vėrtetė, nuk u kujdesėsha shumė pėr Selimin. E konsideroja sikur tė mos ishte prezent nė shtėpi, saqė kur qante shumė ikja nga dhoma e fjetjes dhe dilja nė sallon dhe flija. Ndėrsa gruaja ime kujdesej shumė pėr te dhe e donte shumė. Kurse unė, jo qė e urreja, mirėpo nuk mund ta doja, nuk e di pse...?!

-Rritej salimi dhe filloi tė zvarritej. Kur mbushi afėr gjashtė vjetė filloi tė mundohej tė ecte. Vėrejtem tek ai se ishte edhe i gjymtė nė kembė.

-Pas Selimit, qė ishte fėmiu ynė i parė, lindi dhe Umeri dhe Halidi. Kalonin vitet, rritej Selimi dhe rritėshin edhe vėllezėrit e tij.

-Nuk e pelqeja te rrija nė shtėpi, si gjithmonė isha me shokėt e mi. Nė tė vėrtet, isha bėrė si loder nė duart e tyre. Nuk shpresonte gruaja ime se unė mund tė pėrmisohesha. Porse ajo gjithmonė lutej qė tė mė udhėzonte All-llahu dhe nuk hidherohej prej veprimeve tė mija tė pamatura. Hidherohej vetėm kur shihte moskujdesjen time ndaj Selimit dhe interesimin tim te madh pėr vėllezėrit e tij.

-Rritej Selimi, por rritej edhe brengosja ime pėr te, nuk e refuzova kėrkesėn e gruas sime qė ta regjistroj Selimin nė njė shkollė pėr tė nxėnėsit me tė meta.

-Isha i pakujdesshem ndaj kohės dhe vitet shkonin, ditet me ishin bėrė tė njėjta, punė-gjumė, ushqim dhe qendrim im nė orėt e vona tė natės, kjo ishte dita dhe jeta ime.

-Ishte ditė e xhuma, u zgjova nė ora njembedhjetė tė drekės, pėr mua ishte akoma herėt. Kisha njė takim, nė njė gosti me kishin ftuar, u vesha bukur, u parfumosa dhe vendosa tė dal.

-Duke kaluar nėpėr koridorin e shtėpisė, papritmas ma tėrhoqi vėrejtjen Selimi duke qarė shumė me njė zė tė madh. Ishte hera e parė qė vėrejta Salimin duke qarė, qė prej kur ishte i vogel. Dhjete vite kishin kaluar e unė nuk i jam afruar atij. U mundova ta injoroj sikurse nuk po e dėgjoj, mirėpo nuk u mbajta, dėgjova zėrin e tij duke thirrur nėnė e tij kurse unė isha prezent. Ktheva koken kah ai, pastaj u afrova tek ai dhe i thashė: Selim, pse qanė? Ēfarė ke?

-Sapo dėgjoi zėrin tim u ndal nga tė qajturit dhe kur ndjeu se jam afėr tij filloi tė prekė pėrreth tij me dy duart e tija tė vogla. E kuptova se po mundohet tė lergohet nga unė, sikur don tė me thonte: , 'Tash gjete kohė tė interesohesh pėr mua, ku ishe qė dhjete vite?!' Hyri nė dhomėn e tij e unė i shkova nga pas. Nė fillim refuzoi tė mė tregonte shkakun se pse qante. U mundova te sillem butė me te deri sa filloi te me tregoi problemin.

-Ishte vonuar Umeri, i cili e dėrgonte atė nė xhami pėr namaz tė xhumasė, ishte frikuar se nuk do te gjente vend nė saffin e parė, thirri Umerin dhe thirri nėnėn e tij, porse nuk i pėrgjigjej askush dhe qau. I shikoja lotėt e tija, qė i rridhnin nga sytė e verbėr. Subhanallah thashė, une isha i verber e jo ai!

-Nuk e mbajta dot vetėn deri nė fund tė fjalės sė tij, vendosa doren time mbi gojėn e tij dhe i thash: Pėr kėtė ke qarė, o Selim? Ma ktheu: Po.

-I harrova shoket e mi, e harrova gostinė, qė kisha pėr tė shkuar, dhe i thash: O Selim, mos u hidhero! A e din se kush do tė dėrgojė ty sot nė xhami? Tha: Sigurisht Umeri porse ai vonohet gjithmonė. Ia ktheva: Jo Umeri, por unė do tė dėrgoj sot nė xhami.

-U habit Selimi, nuk e besonte kėtė, mendoi se po bėja shaka me te dhe filloi tė qajė. Ia fshiva lotėt e tija me dore dhe e kapa pėr dore. Desha ta dėrgojė me veturė, porse refuzoi duke me thėnė: Xhamia ėshtė afėr dhe kam dėshirė tė eci deri nė xhami.

-Nuk e kujtoja herėn e fundit qė kam hyrė nė xhami, porse ishte hera e parė qė ndjeva frikė dhe pendim pėr ato vite tė gjata, qė me kishin shkuar pa falur namaz.

-Kishte qėnė xhamia e mbushur me besimtarė, por, pėr Selimin gjeta njė vend nė rreshtin e parė. Dėgjuam hutben e xhumasė sė bashku dhe u fal Selimi afėr meje. Nė fakt unė u fala afėr tij.

-Pasi mbaroi namazi, kėrkoi prej meje qė t'ia afroi Kuranin. U habita! Si do tė lexon kurse ai ėshtė i verbėr?! Ne fillim e injorova kėrkesėn e tij, mirėpo u frikova mos po i shkaktoj plagė nė vetėn e tij dhe ia dhashė Mus'hafin. Kėrkoi prej meje qė t'ia hapi Mus'hafin tek sureja Kehf. Fillova ta shfletojė Mus'hafin deria sa e gjeta nė pėrmbajtje suren Kehf. E mori, e vendosi pėrpara vetės dhe filloi ta recitojė surėn me sy tė mbyllur.

-O All-llah! - thash i ēuditur. Ai e ka mėsuar tėrė suren Kehf.

-U turperova prej vetės, e kapa njė Mus'haf qė tė lexoj, ndjeva njė dridhje nė vete nga frika. lexova e lexova dhe e luta All-llahun tė mė falė dhe tė mė udhėzojė. Fillova tė qajė i penduar me njė zė sikur fėmijė. Disa njerėz akoma ishin tė pranishėm nė xhami duke falur nafile, u turpėrova prej tyre dhe u mundova tė mos e marrin vesh qė po qajė.

-Paspak ndjeva dorėn e vogėl tė Selimit duke prekur fytyren time, duke m'i fshirė lotėt, qė mė kishin mbuluar. E afrova dhe e shtėrngova pėr gjoksi duke e pėrqafuar, e shikova njėherė dhe tash nė vete: Ti nuk je i verbėr, por unė jam i verbėr.

__________________
Njerėzit janė si librat, disa nga njerėzit botohen, disa nga ato ribotohen, kurse disa nga ato fotokopjohen. Disa duhet mare shembull e disa jo, disa njerėz duhet lexuar disa here pėr ti kuptuar, kurse disa njerėz nuk duhet lexuar duhet hedhur, disa nga njerėzit janė libri qė i nevojiten tė rinjve e disa nga to janė libri qė i nevojiten tė mėdhenjve.”

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 07-07-08 nė 11:39
xnjeri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė