Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-07-08, 22:17   #7
Amina
Miss Buzeqeshja
 
Avatari i Amina
 
Anėtarėsuar: 16-10-06
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 4,846
Amina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėmAmina i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Si tė vdiset

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga panta_rhei
Hej bre Pup qe e ki qelė nji muhabet kogja t'djegst... veq me pas mujt' diqysh me e gjujtė kah nėnforumi pėr filozofi se kėtu "zhduket" shpejt prej temave "palidhje"!

Deshta me u "kyq" n'kit muhabet se nė kėtė forum kemi folė e kemi diskutu, e jemi pėrla e jemi sha nėpėr temat "Kush jemi ne", "Ēka ėshtė njeriu"... e qesilloj t'seneve, kemi lexu me kurreshtje se mos po arrijm me kuptu "mė nė fund" diēka pėr qenjen njerzore - Njeriun, ...por badihava, asgjė pėrveq mbylljes sė temave si emergjencė e ndaljes sė konflikteve e pėrqarjeve mes forumistėve. Kurrqysh s'kemi mujtė me e rrokė kutimin e Njeriut si tė plotė - "si njė tė tėrė"! Diqysh si me kon qė Njeriu vazhdimisht na mashtron dhe i shmanget kuptimit tonė, tuj mos e paraqitė asnjiherė vetveten si tė vėrtetė e tė plotė, po gjithmonė me mundėsi qė njeriun e presin tė pėrmbushen nė tė ardhmen. Gjithmonė i paplotėsuar e i papėrkufizuar.
Ēka pat lidhje kjo me temėn tėnde a???!!!
Qe:
Mendoj se njeriu ėshtė mundėsi, mundėsia e vetvetes, edhe qė i paraprin vazhdmisht vetvetes (qysh kanė thanė edhe shumė njerėz tė menqur). Pra Njeriu vazhdmisht ėshtė nė barazpeshė pėrballė mundėsive qė ende nuk i ka realizu.
Por pėr njeriun ekziston njė mundėsi... njė mundėsi e cila iu jep fund krejt mundėsive tė tjera. Dhe kjo mundėsi ėshtė - Vdekja.
Njė Njeri nuk mundet kurrqysh me dhanė vlersim tė plotė pėr jetėn e tij, edhepse e din qė nji ditė ka me vdekė, edhepse zakonisht ai nuk e din hala kur edhe qysh ka me vdekė, ose ēka ka me ba ndėrkohė me jetėn e vet. Intelektualėt edhe filozofėt zakonisht mjaftohen tuj thanė se gjatė jetės njeriut i paraqiten mundėsi tė reja. Ata e pėrmendin ngapak edhe vdekjen pasi "osht nji tipar i randsishėm i Njeriut". Por, thjesht njė nga shumė tiparet e Njeriut. "Ah, meqė ra fjala" thojnė, "S'duhet te harrojmė tė shtojmė se kėto mundėsi tė reja nuk mund tė zgjasin pėrgjithmonė... edhe Njeriu vdes nji ditė".

Ne kemi arsye tė bollshme pėr tė menduar mbi vdekjen.
Sė pari:
Vdekja nuk ėshtė diēka qė thjesht ndodh kur jetės sė njeriut i vjen fundi. Vetėdija dhe bindja e njeriut se do tė vdesė, se mund tė vdesė nga ēasti nė ēast, do tė thotė se "vdekja", qėndrimi i Njeriut ndaj vdekjes apo "qėndrimi nė pritje tė vetė vdekjes sė vet", e formon edhe e mbizotėron krejt jetėn e Njeriut. Nji jetė pa perspektivėn e vdekjes, pa bindjen se nji ditė kam me vdekė, do tė ishte nji jetė e ndėrtuar apo e ngritur mbi njė shtyrje e njė zhagitje tė vazhdueshme te seneve qė duhet me i ba. Pse duhet me e lodhė unė kryet pėr me e shkru kėtė postim bash qitash, apo me e kry nji punė bash qitash, kur e dij se kam me rrnu pėrjetėsisht (tuj pasė fuqi fizike e mendore tė pashterrshme)? Arsyeja pse Njeriu nuk mundet me dhanė nji vlersim tė plotė tė vetvetes pa e pėrfshi aty edhe vdekjen, ėshtė se vdekja e ndjek njerin kėmba-kėmbės nė ēdo ēast tė jetės.
Sė dyti:
Vdekja, deshtėm a s'deshtėm ėshtė ajo, qė me "kosėn e saj" e ndan "shapin prej sheqerit", origjinalen prej joorigjinales (fallcit). Joorigjinalja,e humbė vetveten nė anonimat, humb tek ata qė nuk kanė mendime tė veta origjinale, pajtohet me shprehjen "njeriu vdes". Kjo ėshtė diēka pėr tė cilėn ata qė merren me thashetheme tė ēarshisė dhe qė s'kanė mendime personale origjinale - bisedojnė, dhe kėto biseda i bėjnė me dyfytyrėsi, pėrshmebull tuj e quajtė vetėvrasjen "diēka idiote".
Ata e lojnė tė dyshimt nji mundsi qė ėshtė gjithmonė tepėr aktuale dhe tepėr e sigurtė, bile edhe kėrcėnimin e vdekjes "sime" nga ēasti nė ēast. E trajtojnė vdekjen sikur me konė nji mundsi tepėr e largėt, ata qė janė joorogjinalė nė mendimet e veta e trajtojnė vdekjen si diēka qė iu ndodh tė tjerėve, "por jo mua" - "sepse unė nuk pij duhan, nuk shkoj nė luftė, apo nuk "bėj ndonjė budallallėk" (demek vetėvrasje) . Vdekja i merr veq ata qė i bojn kėto sende, e jo neve. Mendojnė dyfytyrėshat.
Nė kontrast me ta, njeriu origjinal e ka nji vetdije tė pėrhershme pėr mundsėsinė e vdekjes sė vet, ai gjithmonė ėshtė nė "ankth", edhepse jo i trembur as i frikėsuar nga pėrballja me kėtė realitet (vdekjen). Me kėtė vetėdije, njeriu origjinal i vėshtron rrethanat e jetės sė vet, mundėsitė qė ia shpalosė jeta e vet pėrpara tij edhe merr vendime pėr me e zgjedhė kėtė apo atė mundėsi.
Vetėdija personale pėr vdekjen qė e pret e shpėton Njeriun nga kthetrat e "atyre qė janė joorigjinalė dhe qė janė dyfytyrėsha", pasiqė Njeriut i duhet tė vdesė i vetėm - vdekja nuk osht ndonjė aksion kolektiv - vdekja "e shpall njeriun si njė Njeri individual - e identifikon me vetveten, e bėm njeriun "vetvetja e tij", e dallon nga tė tjerėt. Kjo i jep Njeriut njė lloj special tė lirisė individuale, (lirinė me anė tė vdekjes, pėrkah vdekja).
...

to be continued
Shume postim intersant phanta si gjithmone nga ju.
Por sa mund te jet vdekja "mundesi" kur eshte diqka aq abstrakte dhe e ne njefare menyre aq e panjohur?( Me perjashtim te atyre spjegimeve fetare).
__________________
"Someone like You....."
Amina Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė