Rice: E ardhmja e Kosovės do tė jetė e shkėlqyer
18.07.2008
"Kosova ka popull tė vendosur, miq tė vendosur dhe qeveri tė vendosur", tha shefja e diplomacisė amerikane pas takimit me krerėt e shtetit tė Kosovės nė Uashington.
Krerėt mė tė lartė tė shtetit tė Kosovės, presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaēi u takuan nė Departamentin e Shtetit me shefen e diplomacisė amerikane, Condoleezza Rice.
Rice e cilėsoi "historike" vizitėn e parė tė udhėheqėsve tė shtetit tė Kosovės dhe pėrsėriti angazhimin amerikan pėr Kosovėn.
Rice shprehu besimin nė angazhimin e institucioneve tė Kosovės pėr ndėrtimin e njė demokracie shumetnike dhe respektimin e pakicave.
Duke komentuar kundėrshtimin e disa vendeve ndaj pavarėsisė sė Kosovės, shefja e diplomacisė amerikane pėrsėriti se Kosovėn tashmė e njohin mbi 40 shtete dhe shtoi se "e ardhmja e Kosovės do tė jetė e shkėlqyer pasi ka popull tė vendosur, miq tė vendosur dhe qeveri tė vendosur".
Presidenti dhe kryeministri i Kosovės i shprehėn mirėnjohjen e tyre Sekretares amerikane tė Shtetit pėr angazhimin dhe mbėshtetjen e SHBA-ve pėr Kosovėn.
Presidenti Sejdiu pas takimit, para mediave, tha se "do tė ndėrtojmė njė Kosovė qė do tė jetė atdhe i tė gjithėve".
Kryeministri Thaēi nėnvizoi se "Kosova e pavarur ėshtė vend i paqes dhe progresit".
Krerėt e shtetit tė Kosovės nėnvizuan pėrparimin e shėnuar nė kėto muaj tė para tė pavarėsisė.
Rice duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė gazetarėve foli dhe pėr tė ardhmen evropiane tė Kosovės dhe Serbisė.
"Kosova dhe Serbia do jenė pjesė e shtėpisė evropiane dhe do bėjnė reformat e nevojshme pėr tė qenė pjesė e sė ardhmes sė Evropės", tha Rice.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice nė mbyllje tė konferencės pėr shtyp tha se "udhėheqja e Kosovės ėshtė e zonja tė demonstrojė tė ardhmen evropiane tė vendit".
Tė hėnėn, mė 21 korrik presidenti dhe kryeministri i Republikės sė Kosovės do tė takohen nė Shtėpinė e Bardhė me presidentin e SHBA-ve, George Bush.(Radio Evropa e lirė)
|