Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-07-08, 08:18   #1
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Perditshmeria e VIP-ve



Ka hapur njė studio tė tijėn por po kompozon pėr tė tjerėt. Jeta i ka mėsuar shumė gjėra dhe po kėrkon tė kapė kohėn e humbur. Tani njė studio muzikore “underground”, nė njė pallat kėtu pranė Zayet Center.
Keni vendosur tė mblidhni kėngėtarėt, dhe tė bėni muzikė tė tė gjitha rrymave?

Pirro:
Po, kanė filluar bashkėpunimet e para, dhe momentalisht jam duke punuar kėngė pėr Anjeza Shahinin, Besa Kokėdhimėn, Mariza Ikonomin, etj.

Pėr njė kantautor si ju ēfarė ėshtė menaxhimi i studios muzikore?

Pirro: Truri bėhet shumė produktiv kur fillon tė mendosh pėr tė tjerėt. Tani nuk mendoj mė pėr vete, por nė ēdo moment mendoj se si tė krijoj pėr tė tjerė kėngėtarė, dhe krijimtaria patjetėr qė do jetė mė e madhe. Qė nga viti ’88-tė kur nisa karrierėn si kompozitor, tani e shoh si rikthim. Ėshtė sfidė nė jetėn time. Mendoj, qė ėshtė momenti ta pėrballoj.

Me kė po bashkėpunoni?

Pirro: Alban Male, ėshtė djali qė po punojmė bashkė. Ėshtė i talentuar, shkruan muzikė, ka ritėm tė brendshėm, orkestron, besoj do bėjmė kėngė tė bukura.

Njė pėrpjekje kjo pėr tė ndryshuar jetėn tuaj?

Pirro: Nė fakt doja tė kapja ritmin e jetės, jo vetėm si kantautor i 12 kėngėve tė mia nė kėto vite, por pėr tė kapur dhe ritmin e muzikės qė pėlqejnė momentalisht tė rinjtė.

Besojmė s’do u mbetet kohė tė kompozoni kėngė pėr vete?

Pirro: Nė fakt po. Sepse kam gjashtė muaj, qė dua tė bėj njė singėll pėr vete, por ende nuk ka ardhur momenti. Shpresoj ta kem gati nė shtator. Pėr tė mos folur pastaj pėr albumin, qė ende nuk kam asnjė plan, pasi duhen dhe 8 kėngė tė tjera.

Po shfaqeni gjithnjė e mė shumė edhe si autor tekstesh?
Pirro: Po, qė kur krijova tekstin e kėngės “Diferenca je ti”, njė duet me Elsa Lilėn, dhe kėngėn “S’tė mbaj dot peng” tė Samanta Karavellos. Tani jam duke punuar pėr tekstin e kėngės sė Anjeza Shahinit, dhe tė singėllit tim.

Kėngėt e shkruara nga ju para 20 viteve, tani qarkullojnė si ringtone. Fitoni para nga ato kėngė?
Pirro: Deri tani jo. Pėr shembull kėnga “Veē njė herė jetojmė”, ėshtė krijuar 20 vite mė parė, e vazhdon tė dėgjohet nė ringtone, edhe pse unė ende s’i kam marrė asgjė. Unė ende e ndiej veten kėngėtar tė regjimit socialist, qė punoje dhe nuk merrje asnjė shpėrblim. Po unė jam kėngėtari i parė, qė kam licencuar kėngėt e mia me rregullat tė reja, qė kanė hyrė nė fuqi pėr tė drejtėn e autorit. Kėshtu qė tani e tutje gjėrat do ndryshojnė.

Anthony, djali juaj i ka shfaqur prirjet?

Pirro: Para pak ditėsh ėshtė kthyer nga Franca. Ai ėshtė rritur tashmė, ėshtė 13 vjeē. Dhe ka prirje tė kėndojė, madje mė duket shumė pranė interpretit. Ndoshta bėhet kėngėtar lirik, po pse jo dhe aktor. E ka tė trashėguar gjenin e kėngėtarit dhe rrezaton diēka tė veēantė. Ndaj do jem i pari, qė do tė eksperimentoj talentin e tij nė kompeticione si, Top Fest, etj. Mendoj ėshtė njė test shumė i mirė pėr tė, pasi ai zotėron instrumentin e pianos, qė ėshtė njė instrument, qė tė lejon tė bėsh shumė gjėra nė muzikė.

E latė Parisin pėrgjithmonė?

Pirro: Isha para katėr javėsh nė Paris, atje kam rezidencėn, kėtu kam punėn, karrierėn. Ėshtė shumė e vėshtirė pasi kjo punė qė kam marrė pėrsipėr do t’i rrish nė kokė.

Kjo ėshtė arsyeja e vetme qė jeni kthyer nė Tiranė?

Pirro: Mė pėlqen tė kontribuoj, dhe do desha tė merrja suksesin. Puna me studion ėshtė njė mėnyrė qė tė mbetem nė treg edhe pėr 20 vite. Dhe kjo qė unė bėra me kėtė studio ėshtė zgjedhje intuitive e imja pėr disa arsye.

Strategjia qė do ndjekėsh pėr tė mbetur nė treg dhe 20 vite?

Pirro: Duke ndjekur modėn nė muzikė. Pėr shembull kėnga ime e re, ėshtė muzikė house e pėrzier me pop- rock, qė e eksperimentoj pėr herė tė parė.

Po i largoheni muzikės elitare pėr t’iu afruar masės. Nuk ėshtė pak e rrezikshme?
Pirro: Albumi im i dytė “Mos mė krahaso”, ishte njė album shumė intelektual dhe unė falėnderoj “Supersonic” qė bėri lansimin e duhur. Ishte njė album qė nuk kuptohej nga tė gjithė. Por pėr pyetjen qė mė bėni them se nuk ėshtė njėsoj. Sepse tė ndjekėsh modėn do tė thotė tė ndjekėsh ritmet muzikore qė vijnė nga vendet perėndimore, apo Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.

Njė nga pyetjet qė lexuam nė forumin e website-it tuaj ishte: “Je ndarė nga Inva? Si ėshtė e vėrteta?
Pirro: Jo nuk ėshtė e vėrtetė. Dhe po ua them tė gjithėve, tė jenė tė bindur se asgjė nuk ka ndryshuar nė jetėn time.

Por jemi kuriozė tė dimė se si mund tė funksionojė njė martesė nė distancė?
Pirro: Po mendoj qė martesa dhe familja ėshtė mirėmbajtje. Kjo u jep mundėsinė ta bėni jetėn kėtu si beqar.

Si po e pėrjetoni kėtė moshė?

Pirro: Fundjavat nė orėt e vona i kaloj me shoqėrinė nė karaoke. Por natyrisht qė jam i rebeluar. Mė duket sikur kam dhėnė pak nė jetė. Dhe pėr mua tė japėsh pak, ėshtė sikur nuk ke dhėnė asgjė. Mendoj kam shumė pėr tė dhėnė pėr muzikėn shqiptare. Kam njė etje pėr tė dhėnė mė shumė nė jetėn time.

Vitin e kaluar prezantuat Festivalin e Kėngės, kėtė vit?
Pirro: Qė prej muajit shkurt, jam emėruar drejtor artistik i Festivalit nė RTSH. Po punoj pėr njė festival tė rinovuar, sipas mėnyrės dhe gustos sime.


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante