Ajo e martuar, ai i divorcuar! Por, ai i propozoi dhe ajo pa dy mėndje e pranoi... Po ska lidhje.
Propozimi qė Genc Prelvukaj i bėri Rezarta Shkrutės, pėr ta menaxhuar si artiste tani e tutje, iu duk me fitim kėngėtares. Dhe Rezarta nuk e ka menduar dy herė kėrkesėn pėr tu menaxhuar nga kosovari Genc Prelvukaj, anėtar i hip hop bendit Etno Engjujt.
A thua pse? Sepse tani nuk do tė rendė mė sa nga njė kompozitor te tjetri, por do ta ketė tė pėrcaktuar studion pėr incizimin e kėngėve, qė ėshtė Gramafon Enterteinement, nė Prishtinė. Padyshim mė shumė udhėtime drejt Kosovės, pėr tė regjistruar kėngėt dhe klipet e saj. Pėr faktin se ato pėlqehet shumė kėtu.
Menduam se do na ecė puna me Rezartėn, pasi ėshtė njė vajzė e pėlqyer pėr kosovarėt, ka thėnė Genci, i cili ėshtė gjendur nė Tiranė disa ditė pėr mbylljen e kontratės. Nga ana e saj, Rezarta ka komentuar si ofertė qė Genci i bėri asaj.
Pse mos ta pranoja, mu duk me leverdi. Nuk ėshtė e rastit kjo mani e djemve kosovarė pėr tė menaxhuar vajzat e Tiranės, edhe kjo ka sekretin dhe interesin brenda, ka thėnė bukuroshja.
Kontrata nė shtator
Ka mbetur vetėm procedura formale, lidhje e kontratės, qė nėnkupton menaxhim, inkuadrim tė plotė tė tė gjitha kėngėve, realizimin videoklipeve dhe marrėveshjet pėr koncertet.
Tani ėshtė momenti kur ne pushojmė dhe rikthehemi nė shtator, ku do tė nisė puna pėr kėngėt e para tė Rezartės, ka thėnė Genci.
Rezarta - e martuar
E ka marrė shumė me pėrpjekje, ose mė mirė tė themi e ka nisur jetėn me shumė plane, e duke i rėnė lapsit mirė. Martesa pa asnjė ceremoni para disa muajsh me Ermal Hoxhėn, nuk e ka frenuar aspak pėr karrierėn e saj. Pasi Rezarta ėshtė njė vajzė qė i llastohet shumė bashkėshortit, e kur i fiksohet diēka do e bėjė patjetėr.
Kur mendon qė ėshtė vetėm 22 vjeēe, duket si njė martesė e nxituar. Por nėse pėr tė tjerat jo, pėr Rezartėn martesa qenka avantazh pėr tiu pėrkushtuar karrierės edhe mė shumė. Njė ditė qė e fillon vonė, por qė nuk dihet se kur do ti kthehet apartamentit tė saj, sėshtė ndonjė ide e keqe pėr njė martesė qejfi. E bashkė me Ermalin, sapo kanė planifikuar pushime nė Turqi, ose Kroaci, por jo se nuk kanė filluar ende tė shijojnė plazhin nė pishina.
Genci - i divorcuar
Nuk ka komplekse, dhe e pranon qė bėn njė jetė tė bukur. I trajtoj njerėzit mirė, nuk gėnjej. Ishte martuar herėt dhe prej 1 viti ėshtė i divorcuar. Dhe ėshtė vetėm 26 vjeē. Tani i duhet tė ketė mė shumė pėrgjegjėsi pėr djalin Gjin, qė mbush 3 vjeē nė nėntor. Ishte dėshira e tė dyve, qė pas divorcit djali tė qėndrojė me mua, edhe pse shumė i vogėl, tregon Genci. Por e pranon qė i biri, qė 75 pėr qind i ngjan atij, ėshtė frymėzim pėr tė. E rritja e djalit se pengon tė bėjė njė jetė tė bukur. Del shumė dhe i kalon netėt duke pirė birra nė lokalet e natės. Ka ditė qė nuk shkon fare nė shtėpi. Marrėdhėnia me femrat? Qė prej divorcit, marrėdhėnia me femrat ėshtė shpėrfillur, janė tė pėrkohshme, kalimtare. Ato e dinė qė nė fillim, sa do tė zgjasė ajo lidhje me Gencin.
Etno Engjujt, vjet pa koncert nė Prishtinė
Pėrgatiten pėr koncertet nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni e diasporė. Por vetėm nė Prishtinė jo. Pak e ēuditshme por Etno Engjujt kanė 7 vite, qė nuk kanė dhėnė asnjė koncert nė Prishtinė, pasi mendojnė se aty ku janė rritur nuk mund tė bėhen dot VIP. Gjithsesi studion e tyre e kanė nė Prishtinė, dhe nuk e mohojnė qė ėshtė njė vend frymėzimi, takimi, e burim parash kur bėhet fjalė pėr bashkėpunimet me kėngėtarėt e tjerė. Sapo kanė realizuar videoklipin e tretė tė albumit tė fundit me njė titull dialektor Le pėr mua mama, nė bashkėpunim me Makiato band.