Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-07-08, 14:28   #5
fadil
 
Anėtarėsuar: 20-10-03
Postime: 1,152
fadil e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Takimi i udheheqėsve Kosovare me presidentin Bush

Ekspertėt: Vizita e delegacionit tė Kosovės nė Uashington, me rėndėsi tė veēantėIlir Ibrahimi
Zėri i Amerikės, Uashington
21-07-2008

Ēfarė rėndėsie ka takimi i udhėheqėsve tė Kosovės kėtu nė Shtėpinė e Bardhė me presidentin Bush? A ėshtė ky mė tepėr njė takim simbolik? A do tė ketė ky takim ndonjė ndikim nė njohjen e Kosovės nga vende tė tjera?
Daniel Server, ekspert i Institutit amerikan tė Paqes mendon se kjo vizitė ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė e cila e konfirmon edhe njė herė Kosovėn si njė vend qė pranohet nė bashkėsinė e shteteve.
"Kjo ėshtė njė simbolikė e rėndėsishme qė presidenti i Shteteve tė Bashkuara pret udhėheqėsit e Kosovės. Kjo nuk simbolizon vetėm pavarėsinė e Kosovės por edhe mardhėniet e fuqishme dypalėshe ndėrmjet Shteteve tė Bashkuara dhe Kosovės, gjė qė kosovarėt e ēmojnė shumė".
Ftesa pėr vizitėn e udhėheqėve tė Kosovės u bė publike nga Shtėpia e Bardhė nė ditėn kur u mbajt Konferenca e donatorėve pėr Kosovėn, ku sipas analistėve shuma e ofruar nga donatorėt ishte mė e madhe se sa pritej. Shtetet e Bashkuara premtuan njė ndihmė prej 400 milion dollarėsh, qė siē u shpreh sekretarja e shtetit Rice gjatė konferencės pėr shtyp me udhėheqėsit e Kosovės, ėshtė edhe njė shenjė e pėrkushtimit amerikan pėr Kosovėn.
Udhėheqėsit kosovarė nga ana tjetėr e quajtėn suksesin nė konferencėn e donatorėve si njė arritje tė punės qė kanė bėrė institucionet kosovare.
Edhe takimi me presidentin Bush, sipas zotit Serwer, ėshtė njė lloj shpėrblimi pėr punėn qė kanė bėrė udhėheqėsit e Kosovės qė nga shpallja e Pavarsisė.
"Mendoj se kėtu nė Washington ekziston opinioni se duhet tė njihet puna e mirė qė kanė bėrė udhėheqėsit e Kosovės qė nga shpallja e pavarsisė sė Kosovės".
Shtetet e Bashkuara po i presin udhėheqėsit kosovarė me protokoll shtetėror - njė simbolizėm tjetėr ky pėr Kosovėn si vend anėtar i familjes sė shteteve.
Ish shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen mendon se kjo vizitė ėshtė njė mesazh i fuqishėm qė Shtetet e Bashkuara dėshirojnė tė dėrgojnė nė bashkėsinė ndėrkombėtare pėr Kosovėn dhe pavarėsinė e saj.
"Ky ėshtė njė konfirmim i qartė i Kosovės si njė shtet i pavarur. Mendoj se kjo ėshtė njė vizitė shumė e rėndėsishme dhe padyshim qė nuk do tė kalojė pa u vėnė re edhe nė shumė pjesė tė tjera tė botės. Ky ėshtė edhe njė hap i Kosovės drejt konsolidimit tė pavarsisė sė saj".
Vizita e udhėheqėsve kosovarė nė Shtėpinė e Bardhė dhe takimi i tyre me presidentin Bush, mendohet nga analistėt se mund t’i japė njė shtytje njohjes sė pavarsisė sė Kosovės nga vende tė tjera. Por zoti Petersen mendon se kjo para sė gjithash do tė jetė njė detyrė e cila do tė varet kryesisht nga udhėheqėsit e Kosovės dhe puna qė do tė bėjnė ata.
"Ekziston nevoja qė tė punohet shumė qė Kosova tė njihet edhe nga vende tė tjera. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė deri nė shtator tė arrihet ajo qė unė e quaj masė kritike e njohjes. Nuk kam dyshim se kjo do tė arrihet por nuk do tė bėhet vetvetiu. Ajo do tė bėhet me njė punė tė madhe dhe strategji tė qartė nga udhėheqėsit e Kosovės".
Kosovėn deri tani e kanė njohur mė shumė se 40 vende dhe njohja nga shtetet e reja ka qenė njė temė debati nė Kosovė dhe jashtė saj. Qeveria e Kosovės ka premtuar se deri nė shtator Kosova do tė njihet nga mė tepėr se 100 shtete. Vizita e presidentit Sejdiu dhedhe e kryeministrit Thaēinė Shtėpinė e Bardhė, sipas analistėve, do t'i japė Kosovės edhe njė shtytje nė arenėn ndėrkombėtare.
Takimi i udhėheqėsve tė Kosovės kėtu nė Shtėpinė e Bardhė me simbolikėn e tij para sė gjithash ėshtė njė takim historik i cili sipas analistėve vė edhe njė gur nė themelet e pavarėsisė sė Kosovės.(ze)
fadil Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė