Titulli: Arrestohet Radovan Karaxhiqi, kriminel i luftės nė Bosnje ...!!!
Pershendetje:
Arrestimi i Radovan Karaxhiqit sigurisht eshte nje lajm i mire per drejtesin nderkombtare, por gjithashtu analistat e ndryshem dhe politika duhet te mirret me faktoret qe ndikuan ne arrestimin e ketij kryekrimineli te botes ne keto momente edhe pse dihej gjdo her vendndodhja e ketij krimineli monstruoz!!!!
Arrestimi i Radovan Karaxhiqit eshte bere ne kohen kur nje delegacion i larte i republikes se Kosoves i kryesuar nga Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaqi po benin nje vizit historike ne shtetet e bashkuara te Amerikes...
dhe pikerisht ne diten kur delegacioni Kosovar u takua me presidentin e shteteve te Bashkuara te Amerikes Gjrogj W Bushe, ne beograd u be publik arrestimi i ketij kryekrimineli i cili sipas avokatit te tije mbrojtes ishte arrestuar kater dite me heret! a thua pse eshte mbajtur sekret ky lajme per kater dite? kjo pyetje duhet te gjej nje pergjigjje analitike tani pa u vonuar ne kete drejtim!
Pergjigjja ime ne kete pyetje eshte se Beogradi ka vepruar taktikishte, pasi qe takimi i delegacionit Kosovar ne shtepin e bardhe me udheheqjen me te lart te ketij shteti me ne krye presidentin Gjrogj W Bush ka shkaktuar nje jehon te madhe ne mediat botrore dhe ne qarqet politike botrore, beogradi e ka ber publik arrestimin e Radovan Karaxhiqit me qka edhe e ka lene nen hije kete takim historik te liderve Kosovar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, pasi qe ky lajme ishte lajmi me i rendesishem per mediat botrore, dhe me kete serbia deshiron qe te paraqitet para botes si nje shtet ligjor i cili shtet i respekton ligjet nderkombtare.
Por beogradi dhe qeveria e tije faktikisht nuk kan bere asgje me shum se qe e kan hjekur masken e tyre, sepse Radovan Karaxhiqi kishte jetu me vite ne qender te Beogradit dhe i njejti kishte nje ordinanc private e cila ordinanc eshte licencuar nga shteti, dhe nuk ka mundesi qe te licencohet nje ordinanc private pa e ditur biografin e doktorit te kesaj ordinance, sepse ketu duhet te dihet ku ka diplomuar ky doktor, kur ka diplomuar,cila ka qen tema e diplomes, cilat jane pregaditjet sepcialistike te ketij mjeku e shum e shum gjera tjera.
Shpresojm se dikush do te mirret me shkaktarin e arrestimit te Radovan Karaxhiqit ...!
|