Hagė: Baton Haxhiu dėnohet me 7.000 euro
Gjykata e Tribunalit tė Hagės ka dėnuar sot gazetarin Baton Haxhiu me 7.000 euro pėr mosrespektim tė gjykatės, sepse kishte zbuluar njė dėshmitar tė mbrojtur i cili po dėshmonte nė procesin Ramush Haradinaj dhe tė tjerėt.
Haxhiu, sipas akuzės, ka pasur njohuri pėr identitetin e dėshmitarit dhe mė pas e ka publikuar emrin e tij nė gazetė.
Prokuroria kishte kėrkuar qė Haxhiu tė dėnohet me 15.000 euro.
Tribunali kishte ngritur padinė ndaj Haxhiut mė 1 prill, derisa ajo ishte bėrė publike mė 20 maj tė kėtij viti.
Gjatė paraqitjes sė tij tė parė, Haxhiu kishte thėnė se ėshtė i pafajshėm dhe se "identiteti i dėshmitarit veē ka qenė i ditur".