Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-07-08, 21:39   #3
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kryeministri Berisha ballafaqohet me stalinistin...

Nga Tedi Blushi
Kryeministri kanosi Ballėn vetėm sepse ky i fundit nga foltorja e Kuvendit deklaroi se “pėr shkak qė ka dalė emri i vajzės sė Sabri Godos, kryeministrit i ka plas sherri nė shtėpi"

TIRANE-Kryeministri Sali Berisha ka kanosur pėr vrasje deputetin e opozitės, Taulant Balla. “Ta dish mirė se do tė vras! Ti nuk shkel mė i gjallė nė kėtė Parlament. Unė do tė tė vras!”, - ishin kėto fjalėt kėrcėnuese me tė cilat shefi i qeverisė paralajmėroi ligjvėnėsin socialist gjatė punimeve tė djeshme kuvendore, qė degjeneruan rreth orės 01:50. Jashtė ēdo etike morale, me njė fjalor tėrėsisht banal e poshtėrues, kryeministri kanosi Ballėn vetėm sepse ky i fundit nga foltorja e Kuvendit deklaroi se “pėr shkak qė ka dalė emri i vajzės sė Sabri Godos pėr ministre tė Shėndetėsisė, kryeministrit i ka plas sherri nė shtėpi, se dhe vajza e tij do me u bėrė dhe ajo ministre, pse jo dhe kryeministre”. Ndaj Ballės u tentua madje tė ushtrohej dhe dhunė fizike nga tre ligjvėnėsit demokratė, Edi Paloka e Rahim Kaleci si dhe nga ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, tė cilėt disa herė u orvatėn ta godisnin atė me grusht nė fytyrė. Nga ana tjetėr, kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka kėrkuar ndėrhyrjen e Gardės pėr nxjerrjen jashtė tė deputetit Balla, gjė qė ka sjellė dhe ndėrprerjen mė pas tė seancės. “Kapeni pėr zhelesh e nxirreni jashtė!”, - tha Topalli. Por pavarėsisht kėrcėnimeve tė saj nė adresė tė punonjėsve tė Gardės: “Nxirreni urgjent jashtė atė vagabond, se do ju shkarkoj!”, ata kanė mbajtur njė qėndrim vėrtet dinjitoz nė respekt tė ligjit. Mė pas opozita ka braktisur punimet, ndėrsa shefi i qeverisė ka marrė njė kafe pėr t’u qetėsuar.
Pėrjashtimi
Pas sherrit nė seancė, Byroja e Parlamentit vetėm me pjesėmarrjen e anėtarėve tė maxhorancės pezulloi pėr dy javė me 4 vota pro dhe njė kundėr deputetin socialist, Balla. Nė relacionin e vendimit thuhet se Balla ka pėrdorur njė gjuhė ofenduese dhe provokuese, duke krijuar probleme nė mbarėvajtjen e Parlamentit. Ka qenė kryeparlamentarja Topalli ajo qė propozoi vendimin, i cili u pranua nga anėtarėt pjesėmarrės, demokratėt Fatos Beja, Ramiz Ēoba si dhe nga republikani Arjan Madhi, ndėrsa u kundėrshtua nga deputeti i pavarur, Spiro Peēi.
Opozita
Opozita ka reaguar ashpėr menjėherė pas incidentit tė ndodhur nė Parlament. PS mblodhi grupin e saj parlamentar, ku pėr herė tė parė pas kaq kohėsh ishte edhe kryetari Edi Rama. Pas debateve dhe diskutimeve tė shumta u vendos qė PS tė rikthehet nė Parlament, me idenė pėr tė forcuar mė shumė luftėn opozitare. Por nuk kanė munguar edhe zėrat kundėr kthimit. Ka pasur deputetė qė janė shprehur se tė gjithė deputetėt duhet tė mos shkojnė nė seancė pėr 15 ditė, aq sa ėshtė dėnuar Balla. Propozimi tjetėr ka qenė qė PS tė kėrkojė ngritjen e njė komisioni tė posaēėm pėr verifikimin e gjendjes shėndetėsore tė kryeministrit.

Biseda e plote ne parlament
Taulant Balla
Tė nderuar kolegė deputetė, njė ndėr arsyet mė tė rėndėsishme qė kryeministri ėshtė larguar mė herėt se tė gjithė deputetėt nga seanca sot, ėshtė qė pėr shkak se ka dalė emri i vajzės sė Sabri Godos pėr ministre tė Shėndetėsisė, kryeministrit i ka plas sherri nė shtėpi se dhe vajza e tij do me u bėrė dhe ajo ministre pse jo dhe kryeministre. Tė nderuar kolegė deputetė, pėrballė njė kryeministri dhe qeverie mashtruese, ėshtė e kotė qė nė analizėn e kėtij buxheti tė hyjmė nė detaje dhe shifrat e tij.
(ndėrhyn Sali Berisha)
Jot mėmė dhe jot shoqe ēfarė do tė bėhet, jot motėr ē’do tė bėhet?
Taulant Balla
Po s’e di..
Sali Berisha
Ē’do bėhet, fundėrrinė jot motėr?
Taulant Balla
Ej, mbush ti mor..!
Sali Berisha
Fundėrrinė do tė bėhet jot motėr? Prostitutė motelesh do tė bėhet?
Taulant Balla
Po si nuk tė vjen turp mor, ej po ē’je ti mor..
(Berisha i bėn me shenjė Topallit)
(ndėrhyn) Jozefina Topalli
Ulu zoti Balla, ulu, ulu! Nė fakt, ky e meriton me e kap pėr zhelesh e jashtė!
Sali Berisha
Dėgjo o qelbėsirė muti mė kupto apo jo. Jot motėr tė shkėr... hoteleve apo moteleve? S’tė vjen turp..
Taulant Balla
O zotėri tė vijė turp pėr kėto qė thua. Ja ky ėshtė morali i kryeministrit tonė. Po pusho, mor pusho! Ē’ėshtė ky mo, ky ėshtė i ēmendur mo.
Sali Berisha
Qepe o shkėr…
(Deputetėt ēohen nė kėmbė. Edi Paloka i afrohet foltores dhe shtyn me dhunė Taulant Ballėn. Ndėrhyn Andis Harasani duke e tėrhequr pas Palokėn)
Jozefina Topalli
Kapeni e nxirreni jashtė atė zotėrinė, kapeni e nxirreni jashtė. Vagabond, ik andej ik. Dil jashtė edhe nuk hyn mė!
Sali Berisha (ēohet nė kėmbė dhe u drejtohet deputetėve tė PS)
Nuk u bė ky me pėrmend nji e dy vajzėn time, ky vėllai i prostitutės
(Deputetėt e PS)
Ēa thu mo, a je nė terezi!
Jozefina Topalli (u drejtohet deputetėve tė PS)
Ju duhet t’i tėrhiqni vėmendjen atij!
Sali Berisha (i drejtohet Taulant Ballės duke e kėrcėnuar)
Ta dish mirė se do tė vras! Ti nuk shkel mė i gjallė nė kėtė Parlament. Unė do tė tė vras!
Taulant Balla
Hajde more. Ik o i ēmendur!
Jozefina Topalli
Ndėrpritet seanca, ai zotėria del jashtė
(Tė gjitha mediave vizive u ndėrpritet sinjali. Vetėm televizioni publik TVSH vazhdon transmetimin)
Jozefina Topalli (ēohet nė kėmbė dhe i afrohet podiumit ku ulet qeveria dhe urdhėron oficerėt e Gardės ta nxjerrin Ballėn me dhunė jashtė)
Nxirreni jashtė atė vagabond, urgjent tani. Mos mė shikoni ashtu se do ju shkarkoj
(Garda nuk ndėrhyn)
Sali Berisha
Do ta mbyll gojėn o shkėr…
(Rahim Kaleci ushtron dhunė ndaj Taulant Ballės, duke tentuar ta godasė me grusht por frenohet nga deputetėt e PS-sė. Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi ēohet i irrituar nė kėmbė dhe tenton gjithashtu tė godasė me grusht Taulant Ballėn. Ai gjithashtu frenohet nga deputetėt e PS-sė. Nė kėtė moment deputetėt e PS-sė bashkė me Ballėn largohen tė gjithė nga salla).
(d.b/GazetaShqiptare/Balkanweb)
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė