Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-07-08, 09:20   #40
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: pasaporta e kosoves edhe ne qirilic


Historia e Historisė
Albin Kurti


Secili nga ju qė filluat ta lexoni kėtė shkrim jeni mė tė moshuar
se UNMIK-u. UNMIK-u ėshtė vetėm 9 vjeē. Pra, si njė kalama
aty diku nga klasa e tretė e shkollės fillore. Analogjia pėrfundon kėtu. UNMIK-u nuk sundon si njė kalama.

Neve tė sunduarve prej tij UNMIK-u na konsideron kalamaj. Kėshtu ai i ka hapur tė dy krahėt e portės pėr sundim jodemokratik mbi ne. Krahu i djathtė i portės: duke na trajtuar si tė mitur
ai s’na e lejon vetėqeverisjen e vėrtetė; tė miturit nuk janė tė
zotėt e vetes sė tyre andaj tė rriturit marrin vendime pėr ta.
Krahu i majtė: duke na trajtuar si tė mitur ai na e mohon tė
kaluarėn tonė tė gjatė; tė miturit nuk kanė histori dhe e vėrteta
e tyre mbetet tė definohet.

Megjithatė, kalamajtė rriten, apo jo? Le tė presim edhe pak,
koha e bėn tė veten, sė shpejti do tė bėhemi tė rritur edhe ne.
Vitet kalojnė dhe sakaq bėhemi tė moshės madhore! Nuk
ėshtė bash kėshtu. I kemi politikanėt nė krye tė institucioneve dhe partive kryesore qė kujdesen pėr trajtimin tonė prej kalamajsh.

Nga kėta dy krahė tė hapur qė e mundėsojnė dhe
pėrligjin sundimin e huaj, sidomos ky i majti, ėshtė mė i
dhimbshėm dhe mė i dėmshėm. Simptomė e theksuar e kėsaj
ėshtė hapja e dilemės se kush jemi nė kohėn kur gjithnjė e
mė pak kemi.

Nė kohėn kur s’kemi integritet territorial, sovranitet
dhe as kontroll tė resurseve natyrore, nė kohėn kur kemi
rritje tė varfėrisė, papunėsisė dhe tė ēmimeve, pėrkundėr
pavarėsisė sė shpallur e tė njohur, lulėzojnė debatet mbi atė
se kush ėshtė shqiptar e kush kosovar, se kush ėshtė rom,
egjiptas apo ashkali, se kush ėshtė mysliman i vėrtetė e kush
edhe mė i vėrtetė se aq, se a jemi kėshtu apo ashtu etj. etj.

Mohimi i historisė kolektive i zmbraps njerėzit nė introspeksion identitar. Pakėnaqėsia e tyre politike, sociale dhe ekonomike pėson zhvendosje drejt ēėshtjeve kulturore, etnike dhe fetare. Hiperbolizohen diferencat dhe promovohet
diversiteti pėr ta mbytur universalen dhe pėr ta zhbėrė solidaritetin.

Nėse historia megjithatė nxjerr nganjėherė krye si
njė ‘rikthim i sė ndrydhurės’ atėherė sillet nė skenė diskursi
i tė qenit politikisht korrekt, me ē’rast ndėrkombėtarėt e UNMIK- ut kėrkojnė version tė balancuar tė historisė qė i pėrfshin
“perspektivat e tė gjitha palėve”.

Vetja historike lejohet tė shfaqet vetėm nė suazat e shumėsisė sė rrėfimeve qė ushqejnė
dallime dhe kriza identitetesh. Ndėrkombėtarėt, si zakonisht,
vetes ia ndajnė arbitrarisht rolin e ndėrmjetėsuesit
qė ėshtė veēse njė eufemizėm mė i durueshėm moralisht pėr
sundimin e vazhdueshėm tė tyre mbi neve.

Duke e shpėrfillur
tė kaluarėn tonė na mbajnė tė bllokuar nė tė tashmen,
para njė tė ardhme siguria e sė cilės qėndron nė proporcion
tė zhdrejtė me dobėsinė tonė. Madje, njerėzit dekurajohen
pėr tė trajtuar e diskutuar historinė, duke e paragjykuar atė
si diēka tė mėrzitshme dhe tė shkuar, kur dihet se pikėrisht
studimi dhe analiza e historisė ndėrgjegjėson njerėzit pėr interesat
gjeostrategjike tė fuqive tė mėdha e tė vogla nėpėr
epoka tė ndryshme, dhe i ndihmon ata nė definimin dhe
angazhimin pėr interesin e tyre nė tė tashmen dhe tė ardhmen.

Nė ēdo aspekt dhe ndėrmarrje tė tyren, ndėrkombėtarėt qė
qeverisin me Kosovėn, aludojnė dhe sugjerojnė tė mos pėrfillet
historia, duke u kujdesur kėsisoj qė populli i Kosovės tė
mos bėhet asnjėherė njė “Ne” subjektive, por gjithnjė tė mbetet
vetėm njė “Neve” e objektifikuar.

Pėr ta kuptuar se si krerėt e institucioneve tė Kosovės janė
agjentė tė mohimit tė historisė mė sė miri shihet nė tekstin
e Deklaratės sė Pavarėsisė dhe nė atė tė Kushtetutės sė Kosovės.

Dy historianė, Hashim Thaēi dhe Jakup Krasniqi, e shporrin
historinė e Kosovės, kurse juristi Fatmir Sejdiu e legalizon
kėtė duke i dhėnė formėn e duhur juridike. Nė Deklaratėn e
Pavarėsisė fjala histori figuron dy herė dhe atė kur flitet pėr tė ardhmen: sė pari, kur flitet pėr tė ardhmen tonė nė familjen europiane; dhe, sė dyti, kur flitet pėr marrėdhėniet historike me Serbinė “tė cilat synohet qė tė zhvillohen edhe mė tej nė tė ardhmen” (gjithsesi pa pėrmendur kėtu se si nė kėto marrėdhėnie Serbia ka marrur toka e Kosova ka dhėnė
njerėz).

Nė Preambulėn e Kushtetutės sė Kosovės fjala ‘histori’
nuk pėrmendet fare, kurse nė pjesėn e mėtejme vetėm
njė herė te Neni 122 (Pėrdorimi i Pasurisė dhe Burimeve Natyrore), nė njė vend qė praktikisht i hap rrugė ligjit tė ‘eksterritorialitetit’.

Se Deklarata e Pavarėsisė sė Kosovės e ka pėrjashtuar
historinė e kėtij vendi kemi mundur ta kuptojmė vetėm
duke shikuar seancėn e Kuvendit tė 17 shkurtit nė televizor
pa e dėgjuar fare Hashim Thaēin tek e lexonte atė.

Nėnshkrimi i Deklaratės sė Pavarėsisė u bė nė njė copė letėr tė trashė e tė zhubrosur qė i ngjante papirusit dhe asisoj dukej e lashtė, dukej qė disi i takonte historisė pikėrisht pasi qė ajo ishte pėrjashtuar.

Atė ditė, thjesht, nuk u honeps historia e njė populli
pėr hir tė njė sė tashme televizive shumė tė ngushtė, qė
i zinte vetėm disa veta.

Nėse i pyet ndokush pėr tėrė kėtė gjė,
atėherė sigurisht qė dy historianėt dhe juristi nuk e pranojnė
se e kanė pėrjashtuar historinė atė ditė ose ndonjė tjetėr.
Skizma “gjuhė e folur” – “gjuhė e shkruar” pėrputhet me ndarjen publike-zyrtare tė tyre.

Ata njė gjė u thonė gazetarėve publikisht
e krejtėsisht tjetėr gjė shkruajnė e nėnshkruajnė nė
dokumentet zyrtare qė pėrcaktojnė jetėrat e njerėzve pastaj.
Nėse dikur determinizmi historik i socializmit bėnte qė tė
flitej pėr pėrmbushje tė historisė dhe jo pėr bėrje tė saj (me
ē’rast historia i bėnte politikanėt dhe jo anasjelltas), sot kemi
perversionin e kundėrt: flitet pėr bėrje tė pėrditshme tė
historisė nga ana e politikanėve (datė, vizitė a takim historik!), por tė cilėt s’arrijnė tė pėrmbushin as premtimet mė tė thjeshta dhėnė qytetarėve para zgjedhjeve.

Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė