Titulli: NJĖ DRITĖ ĒĖ NUK SHUHET
Me aq sa munda, brenda nje hapsire kohore te kufizuar, lexova rradhet e tua poetike ne kete teme, i nderuar naki. Sigurisht qe nuk mjafton nje lexim i shpejte per te dale ne nje perfundim, e aq me pak ne nje analize, por sidoqofte flladin e malit e ndjen pa pasur nevoje te rrish kohe te gjate mbi te.
Here pas here ndaloja ne poezi te ndryshme, e pastaj kaperceja me poshte per te kapur sadopak strukturen e mendjes dhe shpirtit tend ne trajektoren e viteve. Zeri i brendshem nderthuret me imperativitetin e jashtem, here dukshem dhe fuqishem, e here bute, e i fshehur pas vargjesh te brishta. Por ajo qe me beri pershtypje( e ritheksoj me nje lexim te shpejte) eshte konciziteti i menyres se te shprehurit, qe avancon nga thellesia e koherave(poezite e viteve te shkuara) me nje ritem gjithmone ne ngritje. Poezite e shkuara sinjifikohen nga metafora dhe narracioni i shpeshte dhe shpesh me retorika te sforcuara. Ndersa se fundmi ve re se priresh nga shpalosja e gjendjeve te petrificuara me nje evolim me shume te brendshem, se sa analitiko teknikativ, duke i shmangur ngjyrimet e teperta kromatike te viteve te shkuara.
Kaq mund te shpreh per momentin, pasi per te dale ne nje perfundim te thelle, duhet te rikthehem dhe ti lexoj me qetesi dhe kohen e bollshme te nevojshme. Gjithsesi je nje "fllad" qe evolon hap pas hapi se brendshmi drejt nje mevetesie te spikatur poetike.
Urime dhe pune te mbare ne fushen krijuese te botes perrallore te poezise.
Me respekt adrian dule.
|