Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
|
Titulli: Nje veshtrim Shpirtit
vazhdimi>>
El-Hariri rrefeu nga Xha'fer ibn Mubeshshiri se tha: Shpirti eshte nje substance qe nuk eshte ky trup dhe nuk eshte trup, por ai eshte nje kuptim ndermjete substances dhe trupit.
Disa te tjere thane: Nefsi ka tjeter kuptim nga shpirti dhe se shpirti esht tjeter nga jeta, kurse jeta tek ai eshte dukuri(ared),keshtu tha Ebul-Hudhejli. Ai mendoi se eshte e lejuar per njeriun qe te jete me nefs dhe shpirt te hequr gjate gjumit te tij , por jo edhe pa jete, kurse ai e argumentoi me thenjien e Allahut xh.sh:
"Allahu i merr shpirtrat kur eshte momenti i vdekjes se tyre, e edhe ata qe eshte ne gjume e nuk ka vdekur....Kur'ani: Surja Zummer; Ajeti 42.
Xha'fer ibn Harbi tha: Shpirti eshte nje nga dukurite qe gjendet ne kete trupe, ai eshte nje nga mjetet qe i sherben njeriut per te vepruar,ashtu siq i sherben shendeti,paqja dhe te ngjashme.Po ashtu ai nuk pershkruhet me asgje nga ato cilesi me te cilat pershkruhen substancat dhe trupat.Kete e rrefeu Esh-Shariu.
Nje grup thane:Shpirti eshte fryma, e cila del dhe hyne me frymarrje.Thane:Shpirti eshte dukuri, ai eshte vete jeta dhe ai eshte tjeter nga nefsi.Kjo eshte thenia e gjykatesit Ebu Beker Ibnul-Bakilani dhe Esharive, te cilet e pasuan ate.
Nje grupe tjeter thane:Shpirti nuk eshte trup, e as dukuri dhe ai nuk gjendet ne nje vend, ai nuk ka gjatesi, as gjeresi,as thellesi,as ngjyre e as pjese, ai nuk gjendet brenda botes e as jashte saj, e as ne ndonje ante te saj dhe as i ndare.Kjo eshte thenie e El-Meshshaineve (El-Meshshaun: Jane pronaret e shkolles filozofike, te quajtur El-Meshshaije , e cila eshte nje shkolle greke), te cilen e pohoi Eshariu nga Aristoteli, ata supozuan se nderlidhja e tij me trupin nuk eshte nga aspekti i misherimit, i fqinjesise,i banimit, i ngjitjes dhe as i ballafaqimit, por i atij i takon vetem organizimi, e kete mendim e zgjodhi el-Bisenxhi,Muhammed Ibnul-Nu'mani, i quajtur el Mufid, Muamer ibn Ubbade el-Gazali, ajo eshte thenie edhe e Ibn Sinas dhe e pasuesve te tij, i cili mendim eshte mi i paverteti dhe me i largeti nga e verteta.
Ebu Muhammed ibn Hazmi tha: Perkrahesit e tjere te Islamit dhe te feve tjera, te cilat i pranojne ringjalljen menduan se shpirti eshte nje trup i gjate , i gjere , i thelle, ne nje vend, trup i kufizuar dhe drejtues i trupit.Mandej tha ai:Kete ne e themi.Po ashtu tha:Nefsi dhe Rruhi(Shpirti) jane dy sinonime, te cilat kane nje kuptim.
Ebu Abdullah Ibnul-Hatibi i nenvizoi mendimet e dijetave per shpirtin dhe tha:Ate qe e sinjalizon cdonjeri me thenien e tij se ai ose duhet te jete trup, ose dukuri qe leviz ne trupe, ose ai nuk eshte trup dhe as dukuri qe levize ne te .Sa i perket pjeses se pare:Se ai eshte trup, e ai trup ose eshte ky i yni, ose nje trupe tjeter, i cili e shoqeron kete trup, ose eshte jashte tij.Ndersa grupi i trete , te cilet thane se shpirti i njeriut eshte shprehje per nje trupe qe eshte jashte ketij trupi, e kete nuk e tha askush.Ndersa pjesa e pare , te cilet thane se njeriu eshte shprehje per kete trup dhe konstrukt i vecante eshte thenie e shumices dhe ate e zgjodhen shumica e mutekel-limineve(apologjetet).
Dijetaret kane kater mendime lidhur me konceptin njeri.
A eshte ai vetem shpirt? Apo vetem trup? apo te dy bashke?,apo cdonjeri prej tyre?
Per keto kater thenie, ata thane se ai eshte ai vetem shprehja,apo vetem kuptimi, apo qe te dy, apo cdonjeri nga ata, e kunderthenia e tyre eshte rrethe folesit dhe te folurit te tij.
Er-Rraziu ka thene: Sa i perket grupit te dyte , te cilet thane se njeriu eshte shprehje per nje trupe te vecante, i cili gjendet brenda ketij trupi, autoret e kesaj thenieje gjate percaktimit te atij trupi u ndan ne disa mendime:
I pari: Ai eshte kombinim i kater perzierjeve nga te cilat lind ky trup.
I dyti:Se ai eshte gjaku.
I treti:Ai eshte shpirti i lehte, i cili linde ne anen e majte te zemres dhe deperton permes arterieve ne pjeset e tjera te trupit.
I katerti:Ai eshte shpirti , i cili ngrihet nga zemra ne tru dhe parapergaditet qe ta pranoje fuqine e mbajtjes mend, mendimit dhe kujteses.
I Pesti:Ai eshte nje pjese e pandare e zemres.
I gjashti:Se ai eshte trup, i cili ndryshon nga ky trup i yni i ndjeshem , ai eshte nje trup nurani(nga drita),i larte , i lehte, i gjalle, i levizeshem,nderhyne ne brendin e pjeseve te trupit, ai levize neper ato si levizja e ujit neper lule,si levizja e vajit neper ullinj dhe zjarrit neper thengjill.Derisa ato pjese te jene te mira per pranimin e atyre gjurmeve te dala nga ai trup i lehte, mbetet se ai trup i lehte i mbeshtjelle me ato pjese ato gjurme bejne qe ai trup te ndieje, te levize dhe te deshiroje.
Kur ato pjese humbin funksionin, e dalin nga sfera e ndikimeve, ateher ky shpirte shkeputet nga trupi dhe shkon ne boten e shpirterave.
Kjo thenie eshte e saket ne kete ceshtje, ndersa perveq saj nuk ka te sakta dhe te gjitha thenjet perveq saj jane te kota.Ate e vertetan Kurani,Suneti Ixhmai i Sahabeve (Zoti i paste Meshiruare) dhe argumentet qe mbeshteten nga lodhika dhe natyrshmeria.
Ne te postimet e ardheshme do te cekim argumentet per te verteten e shpirtit ne nje renditje.
Deri atehere c'do te mire.
selamualejkum
HasanMehmeti.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"
"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve
"Nena" Tereze:Ami Bharater Bharat Amar (I am Indian and India is mine) Une jam indiane dhe India eshte imja.
|