Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-08-08, 18:29   #562
qokollada
 
Anėtarėsuar: 13-09-07
Postime: 103
qokollada
Gabim Titulli: Cfar mendoni per Adelina Ismajlin?

Adelina shkaterron koncertin e Sinan Vllasaliut ne Ulqin

E shoqeruar nga djaloshi tashme i njohur per te gjithe,dhe sigurimi personal,Adelina e cila gjendej ne pushime ne Ulqin pas koncertit te saj ku numerohen afer nje mije e shtateqind bileta te shitura,shfaqet ne publik ne mbremjen e Sinan Vllasaliut ku muzikant ishte Roberti,i fejuari i Nora Istrefit dhe ish i dashur i Adelina Ismailit.Me tu shfaqur Adelina,pa pyetur askend,Roberti fillon kengen VET ME THE TE DUA gje qe ben Sinanin te xhindoset.Por gjakrat ftohen kur Adelina permes kamarierit qerras muzikantet me pesedhjete euro.Sikur te mbaronte me kaq...
Me te hyre Adelina ne valle,fillojne fotot,vemenedja e publikut iken nga Sinani dhe blicet e aparateve shkrepin nga Adelina.Kete here Sinani,nje armik i perbetuar i Adelines i cili nuk kurseu Adelinen nga sabotimet ne karriere as gjate tragjedise se saj,se bashku me organizatorin e koncerteve-diaspore, Jeton Dautaj,nuk perballon dot dhe ndalon kenget,por jo dhe Roberti i cili nis kengen KAQURRELE.
Kete here Adelina ia jap djaloshit me te cilin shoqerohet kohen e fundit,peseqind ! euro qe te qerras muziken dhe ne skene krijohet tollovi,per te lene Robertin duke shikuar nga Adelina pa vene re kamerat dhe celularet.Prishtinasi Robert,i njohur per tatuazhin ADELINA nen qafe,refuzon te ndaloje kengen.
Me te dalur nga lokali e percjellur nga sigurimi personal dhe djaloshi shoqerues,koncerti shperbehet nga sjellja e Sinanit i cili perlplas mikrofonin ne toke,duke lene te pranishmit gojehapur.Sigurisht qe ky eshte fillimi i hakmarrjes me elegante te Adelines drejtuar armiqve te saj kolege...
Sinan Vllasaliut i mbetet te kendoje hitin e fundit,ironikisht te titulluar 'Pa Fat'.
qokollada Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė