Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Abramovic: Kosovarėt nuk bėrė sa duhet pėr njohjen e Kosovės
Pragė, 5 gusht Ndonėse Kosova ka pasur njohje shumė cilėsore tė pavarėsisė, megjithatė analisti dhe ish-diplomati amerikan Morton Abramovic konsideron se "Perėndimi ka punuar shumė keq" dhe "jo sa duhet" nė procesin e njohjes sė shtetit tė ri. Nė njė intervistė pėr REL ai tha se njohjet e mėtejshme vareshin mė shumė nga pėrpjekjet e Shteteve tė Bashkuara dhe tė Bashkimit Evropian dhe sipas tij, "ky ėshtė njė problem". Ndėrkaq problemi i dytė, sipas tij, ėshtė se kosovarėt nuk janė tė organizuar mirė dhe nuk kanė bėrė sa duhet pėr njohjen e Kosovės, duke mos lėvizur pėr tė mundėsuar njohjen e shtetit tė Kosovės, veēanėrisht nė vendet islamike. "Ėshtė e habitshme pėr mua se si aq shumė vende islamike nuk i kanė mbėshtetur kosovarėt", shprehet Ambramovic. Madje fakti se Qeveria serbe mund tė nxjerrė nga Asambleja e Pėrgjithshme e OKB sė njė rezolutė ku i kėrkohet Gjykatės Penale Ndėrkombėtare pėr tė vendosur mbi ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, ai vlerėson se mund tė jetė "njė ngjarje shumė e pakėndshme". Duke folur pėr gjasat qė Asambleja e Pėrgjithshme nė shtator tė miratojė njė rezolutė tė tillė, Ambramovic thotė se nuk ėshtė i sigurt, por shton se ministri i Jashtėm serb ka qenė shumė aktiv nė takimin e vendeve tė paangazhuara. Sipas tij, qeveria e Indisė po lėviz nė drejtimin e Serbisė, "duke e vėnė nė pikėpyetje pavarėsinė dhe ky ėshtė njė problem shumė serioz", tha ai dhe kritikoi pėr "paaftėsi" Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Nė lidhje me faktin se udhėheqėsit e Kosovės duhet ta drejtojnė shtetin e ri nė prani tė UNMIK ut, BE sė, Zyrės Civile Ndėrkombėtare e kėshtu me radhė, Abramovic tha se Qeveria e Kosovės pėrballet me njė problem tė madh qė ka tė bėjė me vėshtirėsitė qė kanė dalė nė pėrcaktimin e roleve tė UNMIK ut dhe BE sė. Ky proces, shtoi ai, po ecėn shumė ngadalė dhe po shoqėrohet me mundėsinė e jo pak pasojave dhe kufizimeve ligjore nė Nju Jork. Kjo lidhet dhe me mungesėn e njohjeve tė Kosovės nga shumė mė tepėr vende. "Shumėēka nė pėrcaktimin e pranisė sė UNMIK ut dhe nė pėrfshirjen e misionit evropian nė Kosovė varet nga fakti se sa i vendosur dhe aktiv ėshtė Bashkimi Evropian nė qėllimin qė Kosova tė jetė e suksesshme si shtet".
"Tajms": Nėna Terezė nuk lėkundej nga varfėria
Londėr, 5 gusht - Gazeta londineze "Tajms" (Times) nė numrin e sotėm sjell njė shkrim pėr Nėnė Terezėn. Pėrmbledhja e shkrimeve tė saja kėto ditė pritet tė botohet nė Londėr. Kėtu kemi ekstrakte nga letrat e saja qė ajo u ka dėrguar miqėve tė saj. Kjo grua, shkruan gazeta, nuk lėkundej nga varfėria apo kritikat, por nga dyshimet qė kishte pėr besimin e saj. Ndėr to, nė pjesėn ku flet pėr dyshimin, ajo thotė se "nuk ka besim, se kėto mendime dhe fjalė ka frikė pėr ti shprehur, pasi qė pastaj vuan nė agoni nga ajo qė mendon". "Nėse ka Zot, atėherė kėrkoj falje nga ai. Besoj se e tėra ka pėr tė pėrfunduar nė qiell, me Krishtin" sjell "Tajms" nė vazhdim. "Vendi i Zotit nė shpirtin tim ėshtė i zbrazėt. Nė mua nuk ka Zot. Kur dhembja e mallit (pėr tė) ėshtė aq e fuqishme unė vetėm digjem e digjem nga malli dhe atėherė e ndiej se Ai nuk ėshtė aty". "E tėrė jeta ime ėshtė pėrplot me kundėrshtime. Unė u ndihmoj shpirtėrave pėr tė shkuar ku? Pse e gjithė kjo? Ku ėshtė shpirti nė vet qenien time"? vazhdon shkrimi. Ajo megjithatė nė njėrin shkrim thotė se pėrkundėr asaj qė ajo ndien, ajo vazhdon ti buzėqeshė, si Zotit ashtu edhe tė tjerėve.
Katėr tė lėnduar nė dy incidente nė Mitrovicė
Mitrovicė, 5 gusht - Njė pjesėtar i Policisė sė Kombeve tė Bashkuara, njė qytetar shqiptar dhe dy tė tjerė serbė janė lėnduar nė njė incident qė ka ndodhur mbrėmė pas mesnate nė Mitrovicė. Sipas policisė, incidenti ka ndodhur nė Lagjen e Boshnjakėve qė gjendet nė pjesėn veriore tė qytetit. Zėdhėnėsi i policisė pėr rajonin e Mitrovicės, Besim Hoti, tha se fillimisht njė grup serbėsh e kanė sulmuar njė tė ri shqiptar, ndėrsa mė vonė shqiptarėt me gurė kanė lėnduar dy serbė. "Kjo ka filluar rreth orės 21:30 nė Lagjen e Boshnjakėve, kur njė viktimė e nacionalitetit shqiptar, i cili ka kaluar nga Lagjja e Boshnjakėve nė drejtim tė urės kryesore ėshtė ndalur fillimisht nga gjashtė persona tė dyshuar tė nacionalitetit serb. Tė njėjtit, pasi qė kanė kėrkuar nga ai tė identifikohet se kush ėshtė, kanė filluar ta sulmojnė mė shkopinj druri", sqaroi Hoti. Mė vonė, thotė ai, te ndėrtesat qė njihen si "Tre rrokaqiejt", rreth orės 1 e 20 minuta, shqiptarėt kanė gjuajtur me gurė dy vetura tė serbėve dhe kanė lėnduar dy serbė. "Disa banorė shqiptarė besohet se kanė sulmuar me gurė nė drejtim tė dy veturave tė banorėve serbė, tė cilat kalonin nėpėr atė lagje, duke nxitur kėshtu edhe reagimin e banorėve serbė tė cilėt janė kundėrpėrgjigjur. Nė kėtė kundėrėprgjigje, ata kanė dėmtuar dhe demoluar mbi gjashtė vetura me targa KS dhe 3 lokale afariste qe besohet tė jenė pronė e shqiptarėve", tha Hoti. Ai vlerėson se kėto incidente kanė karakter me motiv ndėretnik qė ndikon kryesisht nė ngritjen e tensioneve. Hoti thotė se me vonė ka intervenuar policia e UNMIK ut, ku si pasojė njė polic ėshtė lėnduar. "Kanė qenė policėt ndėrkombėtarė ata tė cilėt kanė intervenuar nė kėtė rast dhe njė pjesėtar i policisė sė UNMIK ut ka pėsuar lėndime", tha Hoti.
OSBE ndjek me vėmendje debatin pėr mandatin e saj nė Shqipėri
Tiranė, 5 gusht - Pas debatit tė ndezur nė Shqipėri pėr largimin apo jo tė OSBE sė, ka reaguar zyra e OSBE sė nė Shqipėri. OSBE po ndjek me vėmendje debatin pėr mandatin e saj thuhet nė njė reagim tė prezensės sė OSBE sė duke theksuar se OSBE ėshtė njė partner afatgjatė qė ka dhėnė ndihmė tė vazhdueshme nė ecurinė e reformave nė vend. Nė reagimin e saj, OSBE sė nuk prononcohet konkretisht nėse mund tė ndryshojė mandati i saj nė Shqipėri. Mė parė ministria e jashtme e Shqipėrise kishte shprehur keqardhjen pėr keqinformimin qė i bėhet opinionit publik lidhur me mandatin e OSBE sė nė Shqipėri, duke theksuar se ajo nuk ka kėrkuar kufizimin e mandatit tė OSBE sė apo largimin e saj
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
|