Titulli: Lajme Aktuale....
Nesėr takohen Abaz dhe Olmert
Jerusalem, 5 gusht - Pėr tė biseduar mbi procedimin e mėtejshėm lidhur me konfliktin nė Lindjen e Mesme, kryeministri izraelit, Ehud Olmert dhe presidenti palestinez, Mahmud Abas do tė takohen ditėn e mėrkurė. Pėrfaqėsues tė tė dyja palėve konfirmuan takimin nė rezidencėn e Olmertit nė Jeruzalem. Abaz do tė bisedojė mbi pikat izraelite tė kontrollit nė zonat palestineze dhe fatin e tė burgosurve palestinezė. Si Izraeli ashtu edhe autoriteti palestinez i janė larguar synimit tė shprehur nga SHBA pėr arritjen e njė marrėveshjeje tė paqes deri nė fund tė kėtij viti.
Bush filloi turneun nė Azi
Seul, 5 gusht - Presidenti i Shteteve tė Bashkuara Xhorxh Bush mbėrriti nė Korenė Jugore, nė fillim tė turneut nė Azi. Nė prag tė vizitės, presidenti koreano -jugor Lie Miung Bak tha se raportet e ngushta me Uashingotnin janė "shtylla kryesore e diplomacisė" sė kėtij vendi. Mijėra policė janė vendosur nė Seul pėr tė garantuar sigurinė gjatė vizitės. Nė turneun e tij shtatė ditor nė Azi, Bush do tė qėndrojė edhe nė Tajlandė dhe nė Kinė, ku do tė marrė pjesė edhe nė hapje tė Lojėrave Olimpike.
Irani i pėrgjigjet ofertės sė Perėndimit
Teheran, 5 gusht - Irani raportohet se i ėshtė pėrgjigjur ofertės sė fuqive botėrore pėr tė zgjidhur mosmarrėveshjen rreth programit tė vet bėrthamor. Agjencia gjysmė zyrtare iraniane Fars tha se pėrgjigja u ėshtė dorėzuar zyrtarėve tė Bashkimit Evropian nga ambasadori iranian nė Bruksel. Nuk janė bėrė publike detaje tjera. Pesė anėtarėt e pėrhershėm tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara dhe Gjermania kanė ofruar tė pėrmbahen nga vendosja e sanksioneve tė mėtejme ndaj Iranit, nėqoftėse Teherani i pezullon aktivitetet e pasurimit tė uraniumit nė kėmbim tė stimuleve.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
|