Tema: paragjykimet
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-08-08, 11:34   #3
Liburjana
Acta est fabula
 
Anėtarėsuar: 07-08-08
Vendndodhja: Prishtine
Postime: 8
Liburjana i vlerėsuar jo keq
Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Liburjana
Gabim Titulli: paragjykimet

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Amina
Rineta, paragjykimet sipas mendimit tim, jan bariere, qe pengon per ta mesuar se si eshte dikush ne te vertete.
Ne gjithmone kur paragjykojme diqka ose dike, shkojm prej diqka dhe e gjeneralizojme, dhe kjo qon drejt keqkuptimeve.
Keshtu qe ti lejme paragjykimet dhe te gjykojme drejte!
Teme shume interesante .

Paragjykimet jane nje rreth vicioz ne te cilin hyn , padyshim , edhe vete kuptimi . Nga natyra e kuptimit pastaj varet paragjykimi . P.sh nese kuptimi yne per dicka eshte i falsifikuar ( jo real , objektiv ) atehere perballemi me paragjykim .

Por nga vijne ato paragkykime ? ( kjo eshte nje tem me vete ) . Nga e kane burimin paragjykimet ?

Nga pervoja jetesore , mund te them lirisht qe paragjykimet jane kuptime te njeaneshme , me tendenca te gjeneralizimit te disa pikepamjeve ( qe i kemi fituar nga jeta dhe rrethi ku jetojme ) , me tendenca kategorizimi dhe perzierje te gjithe ketyre me besimet dhe pritshmerite personale .

Mirepo , edhe paragjykime ka te ndryshme .
Personalisht , nuk kam hasur ne ndonje literature e cila flet vetem per kete teme , por gjate studimeve ( per psikologji ) kam pasur rastin te lexoje shkurtimisht per paragjykimet dhe kam verejtur disa klasifikime interesante te paragjykimeve .

Paragjykimet filozofike - Tendence qe gjithcka te shpjegohet pa shume eksperience dhe pa hulumtim te detajeve . Ky kuptim deduktivo-filozofik shpesh nderlidhet me vlera te tjera ( interiorizuese ) etike , moralizuese , teologjike , duke krijuar krijuar keshtu kategorizime ( i mire , i keq etj ) duke i perdorur pastaj keto kategorizime per klasifikimin dhe paragjykimin e njerezve , duke mos lene vend per gjykime dhe kuptime te vleresuara .

Paragjykimet teorike - Realiteti shihet nga kendeveshtrimi i teorive te ndryshme . Kuptimi eshte i njeanshem , dhe gjithmone shihet tendenca e krahasimit , per te pare perputhjen , me teorite e caktuara .

Paragjykimet somatike - Secili kuptim , supozim trajtohet , dhe kerkon shkaqet vetem tek ndodhite somatike , organike .

Paragjykimet psikologjike dhe intelektuale - Nga deshira per te njohur dhe kuptuar gjithcka , humbe kriticiteti per kufirin e kuptimit psikolgjik duke e tepruar me racionalizim marredheniesh ( psikologji intelektuale ) .

Egzistojne sigruisht edhe shume lloje te tjera paragjykimesh ; paragjykimet medicionale ne marredhine me kuantitet , objektivitet dhe diagnoze , paragjkimi i krijuar nga halo efekti apo pergjithesimi i pershtypjes per nje njeri nga nje tipar i vetem ; ketu mund te hyne edhe paragjykimet nacionale , raciale , fetare , statusore , gjinore etj etj .

Ajo qe eshte me e rendesishja , keto lloj paragjykimesh vetem qe pengojne te arrish tek realiteti apo gjendja objektive . Mos beni rezistence ndaj njohjes sepse , njohja te ofron objektivitet ne gjykim dhe drejtesi ne vleresim .

Me urimin qe te kete sa me pak paragjykime ; dite te mire nga
Liburjana .

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Liburjana : 07-08-08 nė 11:37
Liburjana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė