Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Tetė milionė dollarė mė shumė pėr fushatėn e kandidatit Obama
18-08-2008
Fushata presidenciale e kandidatit demokrat senatorit Barack Obama u pasurua me tetė milionė dollarė tė tjera.
Fushata tha sot se zoti Obama grumbulloi 7.8 milionė dollarė gjatė njė fushate pėr mbledhje fondesh tė dielėn nė Kaliforni.
Vetėm pas njė jave senatori Obama do tė marrė pjesė nė Kuvendin e Partisė Demokrate ku ai do tė marrė zyrarisht kandidaturėn pėr nė zgjedhjet e nėntorit.
Kėtė javė, zoti Obama po e shkurton numrin e kandidatėve tė mundshėm pėr postin e nėn-presidentit. Mendohet qė kandidatėt mė tė mundshėm pėr kėtė post do tė kenė pėrvojė tė madhe nė politikėn e jashtme ose do tė jenė tė aftė tė tėrheqin mė shumė votues republikanė.
Kandidati republikan pėr president senatori John McCain sulmoi sot kredencialet e politikės sė jashtme tė zotit Obama gjatė njė takimi me veteranė tė ushtrisė amerikane nė Florida.
Zoti McCain tha se kundėrshtimi fillestar i zotit Obama pėr shtimin e trupave amerikane nė Irak tregon aftėsitė e tij tė dobėta udhėheqėse. //kk//
Notari amerikan Kallėn Xhons fiton medalje tė artė nė Pekin18-08-2008
Notari amerikan Kallėn Xhons fitoi njė medalje tė artė tė hėnėn nė garėn e stilit tė lirė katėr me 100 metra nė Pekin, duke u bėrė vetėm kampioni i dytė i notit me origjinė afrikano-amerikane. Xhons thotė se shpreson qė suksesi i tij do tė ketė ndikim pėr tė nxitur larminė racore nė kėtė sport dhe tė ndihmojė pakicat tė mėsojnė se si tė notojnė.
Kallėn Xhons notoi pėr ekipin amerikan qė ka thyer disa rekorde. Telespektatorėt duhet ta kenė vėnė re qė ai ishte njė nga atletėt e rrallė me ngjyrė nė kėtė sport.
Nėna e tij Debra tha se nuk habitej qė i biri ishte bėrė notar.
E kisha kuptuar qė ai kishte lindur pėr ujin. Kur ishte fėmijė, ai mund tė rrinte me orė tė tėra nė vaskė dhe qante kur e nxirrja qė andej.
24 vjeēari Xhons ėshtė pothuajse dy metra i gjatė dhe u rrit pranė Nju Jorkut. Prindėrit e tij ishin shumė tė pėrkushtuar dhe e ēonin tė stėrvitej para se tė lindte dielli.
Tani qė ka fituar njė medalje tė artė, ai do qė tė japė kontribut.
Afrikano-Amerikanėt dhe Latino-Amerikanėt janė ata qė kanė mė shumė shanse pėr tu mbytur. Unė isha pak a shumė vetėm njė numėr. Kėshtu qė unė e pres me kėnaqėsi kėtė pozitė. Qė para Lojrave Olimpike i kisha premtuar vetes se nuk do tė ikja qė kėtu pa marrė njė medalje. Tani duhet ta kthej shpėrblimin.
Njė nga sponsorėt e tij, Banka e Amerikės dhuroi 10 mijė dollarė pėr tė filluar Turneun e Kallėn Xhonsit pėr larmi racore. Ai ka nė plan tė edukojė fėmijėt, veēanėrisht pakicat mbi rėndėsinė e tė mėsuarit tė notit, ndoshta jo me shpejtėsi por si njė aftėsi pėr tė mbijetuar.
Xhons tha se do tė donte tė kishte njė ndikim nė botėn e notit tė ngjashėm me atė qė lojtari numėr 1 i golfit nė botė Tajgėr Uds ka pasur nė sportin e tij.
Unė vetė pasi e kam parė Tajgėr Undsin, jam frymėzuar dhe kam shkuar edhe vetė tė luaj golf. Dhe shpresoj qė me garėn time, tė frymėzoj edhe unė ndonjė fėmijė qė tė shohė njė notar me ngjyrė dhe tė mendojė se do tė ishte interesante qė ta provonte edhe ai.
Kallėn Xhons shton se ideja e pėrhapur qė njerėzit e racės sė zezė nuk notojnė, duhet tė zhduket. //bsa//
Rritet roli i fesė nė Kinė18-08-2008
Grupet e tė drejtave tė njeriut po bėjnė thirrje pėr mė shumė liri nė Kinė, pėrfshi lirinė e besimit fetar. Vendi komunist vazhdon tė jetė ateist dhe Kina ėshtė kritikuar pėr trajtimin e disa minoriteteve fetare qė nuk gėzojnė sanksione zyrtare. Tani, disa kinezė shohin njė rol nė rritje tė fesė nė tė ardhmen.
Kina po ecėn kryelartė nė shekullin e 21-tė. Ėshtė njė vend komunist me njė rritje tė shpejtė tė kulturės sė konsumit.
Por nė njė pjesė tė Pekinit, tradita ka mbijetuar. Zona Niujie ėshtė lagja mė e madhe myslimane e qytetit.
Kėta myslimanė tė Pekinit janė pjesė e njė ose dy pėrqind tė popullsisė sė Kinės qė besojnė tek Islami.
Xhamia historike e Niujies u themelua njė mijė vjet mė parė. Ajo ėshtė njė qendėr plotė gjallėri pėr edukim dhe besim.
Tė premten nė mesditė, besuesit pėrgatiten pėr lutjet. Ata vazhdojnė njė traditė qė erdhi fillimisht nė Kinė nė shekullin e shtatė, jo shumė pas vdekjes sė Profetit Mohamed.
Nė anėn tjetėr tė qytetit, nė kishėn protestante Ēong Uen Men, koreanėt etnikė nga Kina verilindore organizojnė shėrbime tė djelėn nė gjuhėn e tyre kombėtare.
Zyrtarėt kėmbėngulin se feja praktikohet lirisht nė Kinė, dhe sjellin shembujt tė shėrbesave si kėto.
Budizmi, taoizmi, myzlimanizmi dhe krishtėrimi janė besime qė njihen nga qeveria e Kinės.
Megjithatė kritikėt theksojnė kontrollin e fortė dhe persekutimin e grupeve qė gėzojnė miratimin zyrtar.
Kongregacionet duhet tė regjistrohen me shoqatat e kontrolluara nga shteti. Grupet e paregjistruara, si e ashtuquajtura Shtėpia e kishave, janė tė paligjshme dhe subjekt i shtypjeve. Para Lojrave Olimpike, grupet e tė drejtave tė njeriut kritikuan shtypjen e ushtruar mbi disidentėt dhe grupet e paregjistruara fetare.
Kritikėt akuzojnė gjithashtu Kinėn se shtyp budistėt tibetianė, myslimanėt ujgurė nė provincėn perendimore Sin Kiang dhe anėtarėt e grupit shpirtėror Falun Gong. Qeveria thotė se liria fetare ėshtė e sanksionuar me ligj. Ajo thotė se kritikėt po ndėrhyjnė nė punėt e brendėshme tė Kinės.
Njė anketė e vitit 2007, e publikuar nė gazetėn shtetėrore sugjeron se feja po pėrhapet nė Kinė. Autorėt e anketės ia atribuojnė kėtė rritje klimės mė tė hapur politike dhe stresit qė shkaktojnė ndyshimet sociale.
Studimi thotė se fetė tradicionale si budizmi gėzojnė popullaritet nė rritje. Kjo e re, ėshtė njė nga shumė besimtarė qė vijnė tė luten nė njė tempull budist tė Pekinit.
Ajo thotė se ėshtė e lirė tė praktikojė besimin e saj. Por njė besimtare tjetėr, qė kėrkon tė mos identifikohet, ankohet pėr kufizime fetare dhe nga media.Ajo citon gjithashtu armiqėsinė e Kinės ndaj udhėheqėsit nė mėrgim tė Tibetit, Dalai Lama. Kina e akuzon Dalai Lamėn pėr organizimin e trazirave civile mes tibetianėve, dhe se kėrkon pavarėsinė, qė Dalai Lama e mohon.
Nė xhaminė Niujie, drejtori administrativ Uei Ēunjie thotė se beson se qeveria kineze i kupton vlerat e fesė.
Ai thotė se jo tė gjithė kinezėt ndajnė besimin e tij islamik. Por shton se virtytet fetare si bamėrėsia dhe respekti reciprok janė tė njėjta virtyte qė nxit qeveria kineze. //bsa//
Ndikimi i politikave qeveritare tek sipėrmarrėsit18-08-2008
Shumė vende, me ndėrgjegje ose pa dashje, ndjekin politika qė e bėjnė tė vėshtirė pėr sipėrmarrėsit tė ngrenė biznese tė reja. Disa sipėrmarrės ankohen se duhet tė paguajnė rryshfete pėr tė marrė leje pėr biznesin e tyre. Tė tjerė ankohen pėr burokracitė e shumta. Por gjėrat duket se po ndryshojnė.
Pėr sipėrmarrėsin nga San Francisco Greg Njumark, fillimi i biznesit ishte i lehtė. Njė dekadė mė parė pa leje ose miratim zyrtar, ai thjeshtė ndėrtoi faqen elektronike dhe buletinin e tij.
Sot faqja craigslist.org ėshtė njė nga destinacionet mė popullore tė internetit me borde buletini pėr mbi 500 qytete.
Kemi njė faqe tė thjeshtė elektronike, ku njerėzit mund tė mbarojnė punėt e pėrditshme, tė gjejnė njė punė ose njė vend ku tė jetojnė. Ėshtė si njė treg dhe funksionon. Pjesė e suksesit tonė ishte fillimi.
Por shumė qeveri nuk janė tė gatshme tė lehtėsojnė kėtė fillim. Nė Rusi, bizneset paguajnė zakonisht rryshfete pėr tė marrė leje.
Jana Jakovleva, drejtuese e njė kompanie kimike kaloi shtatė muaj nė burg pasi refuzoi tė kėrcėnohej nga njė burokrat. Ajo thotė se rruga e paligjshme vazhdon pasi sistemi juridik i Rusisė ėshtė i korruptuar.
Nuk ėshtė funksioni i prokurorit qė tė hetojė. Funksioni i tij ėshtė tė demonstrojė efektshmėri. Dhe efektshmėria ėshtė ajo qė mungon nė njė numėr ēėshtjesh qė janė pėr gjykim dhe nė numėrin e vendimeve tė marra pėr fajėsi.
Partneri i saj Alexei Protski, ankohet rreth rregullave tė panevojshme dhe kėrkesave tė shumta.
Pėr njė menaxher, dokumentat e shumta do tė thonė humbje kohe dhe ulje e produktivitetit.
Nė Venezuelė, njė biznesmen qė merrt me shpėrndarjen e mallrave ushqimore nė Caracas, Santiago Alvarez thotė se burokracia atje ėshtė e thellė dhe armiqėsore ndaj biznesit.
Ka shumė hapa, rregulla dhe kėrkesa qė duhet tė plotėsosh pėr tė marrė lejen e biznesit. Njoh njerėz qė e kanė lėnė biznesin vetėm pėr shkak tė kėsaj burokracie.
Nė Islamabad, specialisti i restorantit Ashar Haffez thotė se kufizimet e biznesit janė lehtėsuar vitetet e fundit por pėrsėri ka pengesa.
Sigurisht nė kėtė biznes duhet tė kalojmė disa pengesa, sigurimet shoqėrore, taksat dhe qeverinė lokale.
Banka Botėrore publikon njė raport ku radhit vendet pėr nga lehtėsia e fillimit tė njė biznesi.
Aty mbulohen dhjetė kategori. Disa janė, marrja e liēencės, regjistrimi i pasurisė, marrja e kredisė, pagimi i taksave dhe zbatimi i kontratave.
Specialistja e Bankės Botėrore Dahlia Khalifa thotė se ka tendencė pėr tė ndihmuar sektorin privat.
Mendoj se qeveritė po e kuptojnė rolin e tyre si regullatorė dhe mundėsues tė ambjentit tė biznesit. Brenda kėtij konteksti ato po bėjnė pikėrisht kėtė. Ato po reformohen, po ndryshojnė ligjet qė kanė qėnė tė vjetėruar dhe qė nuk funksionojnė mė nė botėn e sotme.
Egjypti u vlerėsua si vendi mė i reformuar vitin e kaluar, pasuar nga Kroacia, Gana, Maqedonia dhe Gjeorgjia.
Egjypti pakėsoi kapitalin e kėrkuar pėr tė filluar njė biznes thotė Banka Botėrore. Pakėsoi tarifat pėr regjistrimin e pasurisė dhe lehtėsoi burokracitė qė bllokonin marrjen e lejes sė ndėrtimit.
Por sipėrmarrėsit thonė se megjithėse ėshtė bėrė pėrparim, ka nevojė pėr mė shumė. (ze)
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
|