Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-08-08, 01:46   #19
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lidhja shqiptare e Prizrenit

Ai forum ndėrkombėtar me nenin 113 tė protokollit 13 datė 5.07.1878 njohu “autonominė e Mirditės”. Miratimi i “Autonomisė sė Mirditės” nga Kongresi i Berlinit sipas kėrkesės sė Kontit Francez Saint-Vallier, shkriu nė njė premtimet e Napoleonit III-tė me dėshirat e Preng Bib Dodės pėr krijimin e Principatės sė zgjeruar tė tij nė Shqipėrinė Veriore, por mori nėpėrkėmbė autonominė e Shqipėrisė dhe vetė egzistencėn e saj. Ato ishin pėr shkatėrrimin e Lidhjes sė Prizrenit. Por nga ana tjetėr ky akt flet mė sė miri pėr njohjen qė Mirdita kishte siguruar nė arenėn ndėrkombėtare, pozicionin e saj tepėr tė rėndėsishėm, njohje kjo e merituar dhe e paguar me gjak nė shekuj tė tėrė mosnėnshtrimi dhe luftrash tė pandėrprera pėr shporrjen e pushtuesit otoman. Dy ditė pas njohjes sė “Autonomisė sė Mirditės” nė Berlin, mė 7 korrik 1878, pėrfaqsuesit e Mirditės, qė morėn pjesė nė mbledhjen e Komitetit tė Prizrenit, bashkė me delegatėt e Shkodrės e malėsive tė tjera, organizuan njė miting me banorėt e qytetit ku shpallėn botėrisht “formimin e komitetit qendror tė Lidhjes sė Shqiptare, krijimin e komiteteve krahinore dhe tė Ushtrive tė Lidhjes”. Mė 10 korrik u formua nėnkomiteti i Shkodrės prej 15 vetėsh, nė tė cilin u thirr tė merrte pjesė edhe Preng Bib Doda.

Mirditasit patriotė, duke parė qėndrimin e P. B. Dodės dhe tė Fuqive tė Mėdha ndaj ēėshtjes shqiptare, ishin gati tė jepnin ndihmesėn e tyre nė mbrojtje tė trojeve Shqiptare qė i lėshoheshin Malit tė Zi dhe Serbisė. Nė shėrbim tė nėnkomitetit tė Lidhjes pėr Gjakovėn, qė drejtohej nga Abdulla Pashė Dreni u vunė 60 djem tė zgjedhur nga Mirdita. Pėr besėn e dhėnė, ata treguan heroizėm nė ngjarjet qė u zhvilluan nė kullėn e Abdulla Pashės mė 5 shtator 1878. Ketu gjetėn vdekjen 30 prej tyre.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė