Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
|
Titulli: Lajme Aktuale....
Xanieri: UNMIK-u mbetet nė vendbanimet serbe
Prishtinė, 20 gusht: Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Xanieri, e ka cilėsuar procesin e rikonfigurimit tė administratės sė UNMIK-ut si proces qė pasqyron gjendjen e re nė terren, mė Kosovė. Ai ka thėnė se, me gjithė pritjet pėr reduktimin e stafit tė UNMIK-ut dhe shtrirjen e EULEX-it, UNMIK-u do tė vazhojė tė jetė i pranishėn nė vendbanimet me popullsi serbe apo me popullsi tė pėrzier. Ne do tė mbetemi tė pranishėm nė Pejė, Graēanicė, Shtėrpcė dhe, sigurisht, nė Mitrovicė, tha Xanieri, nė njė konferencė me gazetarė, nė Prishtinė. Duke folur lidhur me doganat, Xanieri tha se ėshtė e domosdoshme qė nė veri tė Kosovės tė shtrihet pushteti legal. Ai pohoi se atje gjithēka ėshtė jashtė kontrollit dhe kjo situatė shfrytėzohet pėr kontrabandė dhe pėr kalime tė pakontrolluar tė mallrave. Shefi i UNMIK_ut, Lamberto Xanieri, pėrgėnjeshtroi njoftimet se ai ka propozuar tė krijohet njė lloj force policore serbe brenda Policisė sė Kosovės.
Ismet Jashari-Kumanova dekorohet me Urdhrin Hero i Kosovės
Prishtinė, 20 gusht: Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, e ka dekoruar me Urdhrin Hero i Kosovės dėshmorin Ismet Jashari Kumanova. pėr trimėrinė e treguar nė luftėn ēlirimtare pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Ismet Jashari Kumanova u dekorua me rastin e dhjetė vjetorit tė rėnies pėr lirinė e pavarėsinė e Kosovės. Vendimi hyn nė fuqi menjėherė. Urdhri Herko i Kosovės u jepet figurave historike shqiptare tė kohėve moderne, prej Lidhjes sė Prizrenit e kėndej, si edhe qytetarėve tė Kosovės qė kanė kryer vepra trimėrie pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Presidenti Sejdiu mori vendim pėr dekorim nė bazė tė obligimeve dhe pėrgjegjėsive kushtetuese.
Presidenti Sejdiu vlerėsoi marrėveshjen UNMIK-EULEX
Prishtinė, 20 gusht: Udhėheqėsit e institucioneve mė tė larta shtetėrore tė Kosovės vlerėsojnė se marrėveshja e nėnshkruar ndėrmjet misionit tė Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara dhe atij tė Bashkimit Evropian ėshtė njė hap i rėndėsishėm nė procesin e bartjes sė kompetencave tė mbetura nga institucionet ndėrkombėtare tek institucionet e Kosovės. Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, tha se marrėveshja nuk ka tė bėjė vetėm me angazhimet e ardhshme tė UNMIK-ut dhe EULEX-it nė Kosovė, por, para sė gjithash, me kalimin e pėrgjegjėsive tė mbetura nga institucionet ndėrkombėtare te ato vendore. "UNMIK-u do t'i reduktojė kompetencat e veta. Pra, do tė jetė njė periudhė e transferimit tė lehtė apo tranzicionit nė institucionet e Kosovės, qė ėshtė parėsorja, dhe EULEX do tė ketė mandat ndihmėtar nė fushėn e sigurisė e tė sundimit tė ligjit", ka deklaruar ai. Presidenti i Kosovės ka thėnė se marrėveshjen midis UNMIK-ut e EULEX-it e konsideron si pjesė tė marrėveshjes pėr rikonfigurimin e shpejtė tė UNMIK-ut dhe ka shprehur dėshirėn qė ky proces tė kryhet sa mė shpejt.
NATO pezullon kontaktet e rregullta me Rusinė
Bruksel, 20 gusht: Ministrat e jashtėm tė NATO-s kanė rėnė dakord pėr njė bashkėpunim mė tė ngushtė me Gjeorgjinė. Ata kanė thėnė se kontaktet e rregullta me Rusinė janė tė pamundura derisa trupat ruse tė tėrhiqen plotėsisht nė Gjeorgjia. "Ne nuk jemi duke hequr dorė nga komisioni NATO-Rusi, por u pajtuam se nuk mund tė ketė shkėmbime tė zakonshme nė marrėdhėniet tona me Federatėn Ruse", ka thėnė Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s, Jap De Hop Skefer. Fakti qė ne e zhvilluan kėtė takim tė jashtėzakonshėm tė Kėshillit Veriantlantik mendoj se ėshtė provė se nuk mund tė ketė shkėmbime tė zakonshme", ka plotėsuar Skefer. Sekretarja amerikane e Shtetit, Kondoliza Rajs, kqa thėnė se presidenti rus duhet tė mbajė premtimin pėr tėrheqjen e trupave nga Gjeorgjia. "Deklarata e takimit ka njė gjuhė shumė tė ashpėr dhe ka pasur gjuhė tė ashpėr nė tryezėn e bisedimeve pėr atė se Rusia duhet tė respektojė angazhimin pėr armėpushim qė e morri presidenti rus. Ėshtė koha qė presidenti rus ta mbajė premtimin pėr tėrheqjen e forcave ruse nga Gjeorgjia", ka thėnė Rajs. Gjatė takimit tė djeshėm tė ministrave tė jashtėm tė NATO-s ėshtė marrė edhe vendimi pėr krijimin e komisionit NATO-Gjeorgji, pėr tė forcuar raportet me Tbilisin.
KS: Rusia hedh poshtė projektrezolutėn pėr konfliktin nė Kaukaz
Nju Jork, 20 gusht: Rusia, e cila ka tė drejtėn e vetos, ka bllokuar edhe njė herė shqyrtimin e njė projektrezolute mbi konfliktin nė Kaukaz, nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė. Ajo ka thėnė se kjo projektrezolutė ėshtė nė kundėrshtim me kėrkesat e armėpushimit tė ndėrmjetėsuar nga presidenti francez Nikolas Sarkozi. Projektrezoluta afirmon integritetin territorial tė Gjeorgjisė dhe i bėn thirrje Rusisė qė tė tėrheqė trupat nė pozicionet qė mbante pėrpara konfliktit. Ndėrkohė, Rusia ka njoftuar se ushtarėt e saj nė Gjeorgji do tė tėrhiqen nė pozicionet qė i kishin para fillimit tė luftės, deri tė premten. Presidenti rus Dimtri Medvedev ia kishte premtuar kėtė homologut tė tij francez, Nikolas Sarkozi, nė njė bisedė telefonike.
Sulme tė tjera nė Algjeri, 11 tė vdekur
Algjer, 20 gusht: Njė ditė pas sulmit tė djeshėm nė Algjeri, kanė ndodhur edhe dy sulme tė tjera me bomba. Sipas njoftimeve tė ministrisė sė brendshme, nė kėto sulme janė vrarė 11 njerėz dhe janė plagosur mbi 30 tė tjerė. Shpėrthimet kanė ndodhur para njė hoteli dhe njė kuarti tė ushtrisė nė veri-perėndim tė Algjerit, nė qytetin Bouira. Nė sulmin e djeshėm me autobombė janė vrarė tė paktėn 43 persona dhe ishin plagosur dhjetra tė tjerė. Sulmi ishte kryer nga njė sulmues vėtevrasėse, ndėrsa nė shėnjestėr kishte qenė njė shkollė e policisė. Para ndėrtesės sė shkollės kishte shumė tė rinj, tė cilėt pritnin nė radhė pėr tu regjistruar pėr trajnim nė kėtė shkollė. Qeveria dyshon se pas kėtij atentatit fshihet grupi terrorist i ashtėquajtur "Al Kaida nė Magrebin islamik".
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
|