Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-08-08, 15:50   #3
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Talking Titulli: "Klani" Thaēi rrėmben entet publike..

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga niemand
Kur bėhet fjalė pėr korrupsionin, tė gjitha partitė nė Kosovė janė njėsoj: nė krye tė enteve e kompanive publike vendosin miqtė e militantėt e tyre dhe mė pas presin favore prej tyre. Edhe kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, pavarėsisht nga vullneti i shprehur pėr luftėn kundėr korrupsionit gjatė fushatės elektorale, nuk bėn pėrjashtim nė kėtė pikė.

Militantėve tė Partisė Demokratike tė Kosovės si dhe miqve tė tij tė ngushtė u ka dhuruar postet mė tė rėndėsishme nė krye tė doganave, Kompanisė Energjitike tė Kosovės si dhe Postė-Telekomunikacionit. Rrjeti pėr Gazetari Investigative nė Ballkan BIRN ka verifikuar sė fundmi se nė tė gjitha postet drejtuese tė kompanive mė tė rėndėsishme publike ka emra qė i shėrbejnė kryeministrit tė vendit dhe nė asnjė prej tyre nuk ka njė drejtues tė pavarur. Sipas rrjetit investigativ, Thaēi ka bėrė ndryshime tė mėdha nė administratėn publike, duke nisur me emėrimin e Skėnder Krasniqit, mė 28 prill 2008, nė postin e presidentit tė Kėshillit Administrativ tė Kompanisė Energjitike tė Kosovės, (KEK). Naim Fetahu, shef i seksionit tė PDK-sė nė qytetin e Podujevės ėshtė emėruar po gjatė kėsaj kohe nė krye tė Entit tė Taksave dhe Tatimeve, ndėrsa njė tjetėr anėtar me shumė influencė i PDK-sė, Sejdi Rexhepi, ėshtė emėruar shef i kėshillit administrativ tė Bankės Qendore tė Kosovės. Pėr tė kompletuar tablonė, kryeministri Thaēi shkarkoi pak ditė mė parė edhe shefin e doganave, Naim Huruglica, me justifkkimin se ai dha njė leje tė paligjshme pėr dy kamione me mbetje toksike nė Mitrovicė, por analistėt pohojnė se e gjithė kjo ėshtė njė pėrpjekje pėr tė marrė nėn kontroll njė tjetėr ent tė rėndėsishėm. Vendimi i pritur mė keq ishte ai i emėrimit nė postin e drejtorit tė Postė-Telekomunikacionit i Adnan Merovcit, njė anėtar i njohur i PDK-sė.

Nė fakt, njė kėshill i pėrbėrė nga ndėrkombėtarėt, nėn drejtimin e UNMIK-ut vlerėsoi se njė tjetėr kandidat, Edmond Hajrizi, ishte mė i pėrgatitur dhe kishte njė profil mė tė mirė pėr tė marrė postin drejtues. Por, ndėrmarrja me njė kapital prej 300 millionė eurosh nuk mund t'i shpėtonte "dorės" sė kryeministrit, qė emėroi aty Merovcin. Analistėt kujtojnė edhe rastin e Dino Hasanaj, njė biznesmen shqiptaro-amerikan qė ėshtė emėruar ditėt e fundit nė postin e drejtuesit tė Agjencisė sė Mirėbesimit nė Kosovė, qė ėshtė enti qė merret me privatizimin e ndėrmarrjeve publike, njė proces i ndėrlikuar, por shumė i rėndėsishėm pėr Prishtinėn zyrtare. Analistėt pohojnė se sjellja e Thaēit dhe e PDK-sė nuk ėshtė gjė e re nė Kosovė. Tė gjitha partitė politike, pasi kanė marrė pushtetin, kanė vepruar nė kėtė mėnyrė. Por, ata theksojnė se ndryshimi i vetėm ėshtė se PDK-ja i ka kritikuar vazhdimisht emėrimet politike gjatė kohės kur ishte nė opozitė.


(Marrė nga "BIRN")
niemand a tash e ke marr vesh a po von te paska dal gjumi bre djal,
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 22-08-08 nė 23:09
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė