Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-08-08, 14:58   #2
egi
B€QARU§ POW€RU§
 
Avatari i egi
 
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
egi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Komuna e Pejės

QYTETI DHE HISTORIA

Peja, nė tė vėrtetė, pėrbėnė njė qendėr tė vjetėr banimi nė Kosovė. Peja si vendbanim, daton qė nga kohėrat mė tė hershme Ilire dhe ishte qyteti mė i rėndėsishėm i Dardanisė Antike. Nė kėtė lokalitet ėshtė zbuluar njė numėr objektesh arkeologjike, qė na bėjnė edhe mė bindės se kėtu duhet tė ketė qenė njė qendėr administrative municipale e tėrė rrafshit tė Dukagjinit.
Peja nė kohėn Antike dhe nė Mesjetė e deri nė shekullin XI shtrihej pikėrisht nė fushė, duke filluar nga arat e quajtura »Gradinė«, ku janė gėrmadhat e Pejės Antike qė dmth shtrihej nga tyrbja e »Sari i Salltėkut« ku tani gjendet fabrika e baterive nė lindje, e deti te stacioni hekurudhor, mė saktė te kalaja nė perėndim.
Pejėn gjatė historisė e hasim me emra tė ndryshėm si: nė kohėn antike Iliro-Romake ėshtė quajtur Siparantum kurse gjatė mesjetės quhej Pech (Pekė, P(j)ekė), Peka, Pentza dhe Forno. Dokumenti mė i vjetėr i ruajtur ku Peja haset me emrin Latin Pechi ėshtė viti 1202. Sot quhet Peja nė gjuhėn shqipe dhe Peq nė gjuhėn sėrbe.
Nė atė kohė nė Pejė ishte zhvilluar tregtia. Aty ekzistonte Kolonia e Dubrovnikasve.
Peja si Siparant Dardan pėrmendet nė hartėn »Gjeografia« e Ptolemeut nė shekullin III-IV (nėn studimin e Romakėve) civilizimi i tė cilit arrin shkallėn mė tė lartė tė lulėzimit dhe ka pasur statusin e Municipiumit. Peja nė atė peridudhė historike bėhet njė ndėr qytete kryesore tė Dardanisė pas Ulpianės (Prishtina e sotme).
Peja me rrethinė pas betejės sė Kosovės (1389) e deri mė vitin 1462 administrohej njėherė nga Balshajt (1378) e pastaj nga Dukagjinasit. Historia e Pejės ėshtė e lidhur ngushtė me familjen e Dukagjinasve. Nė kohėn e luftės tė Gjergj Kastriotit – Skėnderbeu e deri mė vitin 1462 me kėtė qytet sundonte Lekė Dukagjini III. Peja ndėrkaq, gjendej pėr disa dekada deri nė dyzetėvjetshin e shek. XVI nė suazėn e Sanxhakut tė Shkodrės.
Ėshtė interesant tė pėrcillet ndėrrimi i influencave tė ndryshme etno-kulturore nė vendbanimin e Pejės, prej godinave dardane, romake, bizantine, sllave dhe turko-orientale. Kėshtu, mė tė gjitha vlerat kulturore popullore (arhitektura, skulptura, doket dhe zakonet dardane) tė trashėguara nga antika, bizanti, madje edhe nga mesjeta, qė e gjetėn osmanėt, kohė pas kohe e plotėsuan me ndėrtime tė reja. Ardhja e turqve solli njė influencė shumė tė fortė tė kulturės osmane-islame nė jetėn shqpirtėrore dhe kulturėn materiale tė kėtyre trojeve.
Nė nėntorė tė vitit 1915, gjatė Luftės sė parė botėrore, qyteti ra nėn sundimin Austro-Hungarez. Nė vitin 1919 ra nėn okupimin e mbretėrisė Serbe-Kroate-Sllovene e gjerė nė vitin 1941 kur ra nėn sundimin italian dhe pas dy viteve, nė vitin 1943 ishte nėn administrimin e regjimit tė nazi-fashizmit gjerman. Nė vitin 1945 ishte nėn sundimin e ish Jugoslavisė ndėrsa pas intenvenimit tė NATO-ės nė vitin 1999, Komuna e Pejės ishtė njėsi administrative teritoriale nė pajtim me rregullat e UNMIK (United Nations Mission in Kosovo) tė Rregullores pėr Vetėqeverisje Lokale tė Kosovės nr. 2007/30.

__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.

Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje …
egi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė