Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-08-08, 21:32   #1
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Tirania Shumicės & Elitat

Tirania Shumicės & Elitat

Ne vazhden e titujve te sjellura dhe shqyrtimeve tė bėra per dhe mbi demokracinė vend te vecant zė dhe tematika dhe koncepti i V. Parettos mbi “Tiranine e shumicės”…. Vrejtja kryesore qė i bėhet modelit tė demokracisė sė pėrfaqėsuar nga kritikėt ; Atė nė njė mėnyrė e akuzojnė pėr krijimin e diskriminimit ndaj qytetarit , duke vendosur tė tjerėt nė emėr tė tyre , pavarėsisht qė ata i kanė votuar… kjo nė njė mėnyrė duke zgjedhur pėrfaqėsuesit e institucioneve krijon elitat dhe kjo qonė nė zvoglimin e distancės sė komunikimit nė mes atyre qė qeverisin dhe tė qeverisurve. Vlenė tė theksohet se edhe Sartori pėrmend qė akuza qė i ėshtė bėrė demokracisė vertikale siq e quanė ky , si ėshtė e mundur qė komanda e shumicės tė kthehet nė komand tė pakicės ?
Tani do t’jepja sqarimin se nė cka mendon Sartori kur thotė vertikalitet , ky vlerėson se politika gjatė pjesės mė tė madhe tė kohės ka tė bėjė me mendimin vertikal dhe demokracia vertikale ėshtė sistem qeverisės: “ prandaj ka ardhur koha qė ta shikojm demokracinė si njė sistem qeverisės dhe mė nė pėrgjithėsi strukturimin vertikal tė demokracisė; nė qoftėse demokracia elektorale pėrmbledhė nė mėnyrė tipike strukturėn horizontale tė demokracisė, shprehja ose kthimi i saj vertikal ėshtė demokracia pėrfaqėsuese”
Le tė sqarojmė se si Sartori e sheh vertikalitetin ku shumica shėndrrohet nė pakicė dhe atė e sheh si njė proces qė kalon nė stade . Nė stadin e parė pėrmend elektoratin tė cilėt zgjedhin kandidatėt e vetė , e qė paraqesin njė pakicė nė raport me elektoratin. Stadi tjetėr nga ajo pakicė e kandidatėve zgjedhet prap njė pakicė tjetėr, gjegjėsisht njė qeveri e qė janė edhe mė pak . Dhe stadi tjetėr nga kjo qeveri nė fund mbetet nė krye tė saj mbetet vetėm njė individ .Pėrkundėr kėsaj Sartori thot se nuk u tradhėtua demokracia . Lidhur me kėtė qė cekėm mė lartė do tė pėrmendja njė pėrkufizim tė Shumpeter-it , se: “demokracia ėshtė sundim i politikanit dhe jo i popullit”. Nga kjo qė pėrshkruam mė lart John . S. Milli thotė se : “demokracia nuk ėshtė forma mė e mirė e qeverisjes” . Bazuar pikėrisht mbi vertikalitetin qė pėrmendėm Milli vlerėson se populli nuk mund tė mėsohet kurr tė vihet vet nė njė pushtet tė centralizuar, madje i druhet shumė rrezikut tė njė “legjislacioni klasor” qė krijohet nga parimi i shumicės.
“Kur e mendojm demokracinė si qeverisje tė shumicės, ka mundėsi qė pushteti i qeverisė tė vihet nėn kontrollin e grupeve ose klasave tė interesit dhe kjo qonė nė tjetėr politikė , nga ajo qė ndiqet nė objektiv tė paanshėm nė interes tė tė gjithėve”. Problemi nė kėtė rast quhet tirani e shumicės .
Ėshtė i nevojshėm sqarimi i saj sepse do tė na ndihmonte tė kuptojmė mė mirė sistemin presidencial dhe parimin funksionues tė tij kur tė sqarojmė mė pas
A.Tokvili , sikurse J.S. Milli , e tė tjerėt pas tij studijuan kushtetutat dhe burokracinė amerikane nė veqanti. Ai ka qenė shumė i preokupuar me cėshtjen e barazisė dhe nė veqanti tė botės politike, dhe ky ofron kėtė mundėsi pėr barazinė nė botėn politike: “Ka vetėm dy metoda nėqoftėse duhet vendosur barazi nė botėn politike, ose tu jepen tė gjithė qytetarėve tė drejta, ose tė mos i japėsh tė drejta asnjė njeriu. Pėr kombet qė kanė arritur njė sistem shoqėrore si politikanėt ėshtė e vėshtirė tė pėrfytyrosh njė rrugė tė mesme midis sovranitetit tė plotė tė popullit dhe absolutizmit tė njė njeriu tė vetėm .Ėshtė e rėndėsishme tė kuptohet se sistemi shoqėrorė qė pėrshkruhet mund tė ketė si njėrėn pasoj politike ashtu dhe tjetrėn”.
Tirania shumicės ėshtė njė problem serioz i demokracisė , Sartori duke interpretuar Tokvillin kėte e sheh nė tri kontekste : kushtetues , elektoral , shoqėrorė.
a) Nė kontekstin kushtetues, tirania shumicės ėshtė shkelje e tė drejtave tė pakicės e qė nė fakt ėshtė zbatimi absolute i parimit mazhiritar .
b) Nė kontekstin electoral, pakicė janė ata qė nuk zgjedhin askėnd . Pra nė votime pakica si tė thuash nuk ka tė drejta . Humbėsit eliminohen dhe kaq , pamarrė parasysh nėse kanė 49% tė rezultatit nė raport me 51% fitues .
c) Nė kontekstin shoqėrorė tirania shumicės sėrish ndrron kuptimin . Siq duket Tokvili dhe Milli janė nė kurs te njejet ketu , qė tė dy me tirani tė shumicės , kishin parasysh njė shtypje tė shoqėrisė mbi individin .
Si Tokvilli ashtu dhe Milli kėsaj forme i kushtuan shumė rėndėsi sepse ishin tė pėrqėndruar nė lirinė e mendimit, tė alarmuar nga tirania mbi opinionet frigoheshin qė pushteti i shumicės mund tė reflektohej edhe mbi mendimin dhe lidhur me kėtė edhe vet Sartori tėrheqė vrejtjen se shek: XX ėshtė karakterizuar nga njė tirani ideologjike.
Sartori tiraninė e shumicės preferon ta quaj “tirani e numrave” . Ky thot qė mė shumė i pėrgjigjet kėshtu, ndonėse shton qė numrat japin forcė , por jo edhe legjitimitet. Pėr tė theksuar mė shumė : “ hėpėrhė , e ndjejė tė nevojshme tė them se shprehja tirania e shumicės, nuk duhet tė na bėnė tė mendojm se shumica elektorale mund tė tiranizoj”.
I frigėsuar nga mundėsia e keqpėrdorimit tė lirisė dhe nga mospėlqimi qė kishte ndaj parimit tė shumicės, shprehet , Monteskje : “ unė mendoj se tė thuash qė shumica ka tė drejtė tė bėjė q’tė doj me qeverisjen e vendit ėshtė e neveritshme dhe e pabesė. Kur shpėrdorohet liria politike, mund tė shkatrroj rendin dhe qetėsinė nė shoqėri, ta vėrė pronėn nėn kontroll dhe tė qoj nė humbje tė jetės sė njerėzve, duke kaluar kufijt e arsyes dhe drejtėsisė”.


__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga LABI : 24-08-08 nė 21:32
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante