Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-08-08, 21:36   #2
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tirania Shumicės & Elitat

Elitat

Tani le t’i kthehemi trajtimit tė elitave tė cilat konsiderohet qė krijohen si tė tilla …(nė kontekst tė shqyrtimit tonė pėrshkak tė zvoglimit tė distancės sė komunikimit nė mes atyre qė qeverisin dhe tė qeverisurve).
V.Parretto i quan elita, shtresa tė zgjedhura, grup me shumė rezidume supreiore siq thotė, klasė e mė tė suksesshmėve: “duke numruar nė elitė , gjith tė suksesshmit me cilėndo fushė. Parettoja numron si elitė , intelektualėt mė tė aftė, avokatėt, mjekėt, e politikanėt mė tė zot , ushtarakėt mė tė shquar, por jo vetė kėta . Ky pėrfshinė nė elitė edhe mashtruesit mė tė mėdhenjė, hajdutėt mė tė shkathėt, laviret mė nė zė”.
Kėto klasa Sartori preferon t’i quan “pakica kontrolluese” , pėrshkak tė pushtetit kontrollues qė kanė, ndėrsa Dahll-i i quan “ ruling elita”.
Sartori thot: “njė grup ėshtė kontrollues sepse qėndron <lart> . Ėshtė i tillė, sepse pėr tė arritur lart duhet pushtet dhe , anasjelltas, pushteti rrjedh nga tė qenit lart”
Duke cituar Giddensin edhe Veberi i kushton rėndėsi udhėheqjes nė demokraci, dhe sistemi i tij i preferuar ėshtė < elitizėm demokratik > . “ Ai argumenton se sundimi nga elitat ėshtė i pashmangshėm dhe mė e mira qė mund tė shpresojmė ėshtė qė kėto elita tė pėrfaqėsojnė me sukses interesat tona dhe qė kėte ta bėjnė nė mėnyrė tė urtė dhe novatore”. Mbi kėtė bazė Paretto i ndanė elitat nė : elita sunduese (qeverisėse) , dhe jo-sunduese ( sociale – shkencė , kulturė , art).

Dhe pse-hi i ndodhjes “lart” nė kontekstin e temės qė e trajtojm sipas Parettos rrjedh nga e drejta popullore qė e fitojn nė zgjedhjet e lira dhe konkuruese .
“Duke ju pėrmbajtur Makiavellit edhe ky i ndanė elitat politike nė dy familje : tė luanėve ( qė parapėlqejnė brutalitetin dhunėn dhe forcėn) dhe tė dhelprave ( qė parapėlqejnė tė qeverisin me zgjuarėsi , bindje, mbrehtėsi , dinakri)” .

Ndarjen e elitave duke ju referuar Makiavelit pėrmenda pėr faktin qė Paretto-ja i kushton rėndėsi pushtetit dhe mėnyrės sė marrjes sė tij dhe sidomos ruajtjes, dhe lidhur pėr kėtė: “pėrdorimi i forcės ėshtė detyrė kryesore e klasės sundues”.
Kėtu do tė ndėrlidhėsha me “teorinė e qarkullimit tė elitave” . Paretto-ja vlerėson se elitat bijnė nga pushteti kur tė bėhen tė paafta tė mbajnė vetėn nė pushtet , prandaj edhe thot se se nuk duhet shtrohet pyetja nėse duhet apo nuk duhet tė pėrdorėt forca nė mbajtjen e elitės nė pushtet. Paretto vlerėson ajo elitė qė heziton ta pėrdorė forcėn bjen nga pushteti dhe rrezikohet nga pala kundėrshtare e elitave e cila nė fakt pėrdorė forcė qė ta rrėzoj nga pushteti .

Moska flet pėr dy forma tė qarkullimit tė elitave , pėr qarkullimin aristokratik dhe demokratik . “Qarkullimi aristokratik ėshtė i vėshtirėsuar , i ngadalshėm, karakterizohet nga monopolizimi i pushtetit dhe mbyllja e izolimi i sunduesve . Kėtu ėshtė mė i madh pėrmbysja nga revolucioni. Qarkullimi demokratik ėshtė mė i shpejt , mė leht ngrihen individ nga masa nė radhė tė klasės sunduese. Por edhe kėto nuk duhet tė teprohet, sepse nė rastet ekstreme kur qarkullimi ėshtė shumė i shpejt, bėhet i pamundur krijimi i njė rendi dhe i njė structure shoqėrore”
Moska duke analizuar kėtė sistem vertikal tė tė sunduarit nga ata qė janė lart zbulon piramidėn tė cilėn e quan “oligarki”. Kėshtu duke cituar Sartorin , sipas Moskės tė gjithė qeveritė gjithėmon dhe kudo janė oligarki. Ndėrsa pėr piramidėn qė gjeti Moska , Sartori thotė : “ meqenėse nė botėn reale ēdo sistem politik kėrkon vertikalitet, <shtet dhe struktura komandimi>, thotė se atėherė kemi njė hierarki shtresėzimesh (strat-arki) qė ka pėrherė formė piramide”.
Mė tutje ky i fundit vazhdon se ėshtė fakt se sot e kanė qė tė gjithė nė gojė elitarizmin , duke e paraqitur e denoncuar si diskriminues, por demokracia “e mirė” do tė duhej tė ishte njė meritokraci e pėrzgjedhur , dhe nė rrafshin pėrshkrues demokracinė e definon “ poliarki pėrzgjedhėse” , kėte e mbėshtet nė : zgjedhje, pėrzgjedhje, elitė. Ndonėse edhe brenda tyre, Sartori i identifikon tė mirat dhe tė metat”.
Pa teorinė e njė autori do tė ishte paksa e vėshtirė tė kuptohej funksionimi i demokracisė, e ky ėshtė Shumpeteri.
Sartori e quan i ati i teorisė konkuruese, sipas tij kjo teori ka arritur tė shpjegoj mė sė miri prodhimin e demokracisė, ndėrsa konkurimin Shumpeteri e quan metodė demokratike. Pra : “lufta e konkurrencės prodhon responsivensė, ndjeshmėri apo mirėkuptim. Dhe kjo ndjeshmėri ėshtė burma qė venė nė lėvizje gjithė makinėn nė interes tė demosit”.
Mbi pikėpmajet e Shumpeterit mund tė pėrfundojm se , natyra konkuruese nė sistemet demokratike tė grupeve me interesa tė kundėrta bėnė qė kjo konkurrencė supozohet tė ndalon rėnjėn e pushtetit plotėsisht nė duart e njė grupi ose klase.
Pėrshkak tė problemeve tė tilla dhe mundėsisė sė koncentrimit tė pushtetit nė duar tė individit ose grupeve tė ndryshme, mendimtar tė ndryshėm gjatė historisė janė pėrpjekur qė tė gjejnė sisteme tė cilat do tė ishin tė tilla qė jo vetėm nuk do tė lejohej monopolizimi i pushtetit por edhe do tė ketė kontroll tė tij.
Mendimtar si Ruso, Hobsi , Loku, Moteskje , Tokvilli dhanė njė kontribut tė pazėvendsueshėm mbi krijimin e sistemeve ku pushteti do tė ishte i ndarė i kontrollueshėm dhe kushtimisht i pamonopolizuar. Lirisht mund tė themi se mbi idetė e tyre tė shėndosha u ndėrtuan dy nga vendet qė janė shembull tė demokracisė kushtetuese bashkohore , keto janė SHBA dhe Britania e Madhe.
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga LABI : 24-08-08 nė 21:46
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė