Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-08-08, 22:07   #11
egi
B€QARU§ POW€RU§
 
Avatari i egi
 
Anėtarėsuar: 21-05-07
Vendndodhja: ne boten belly dance
Postime: 7,833
egi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėmegi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dasmat N'Kosove!!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga MemphiSx
Kenaqesin e dasmave sot e perjetojne vetem femrat.S'ka me tradite burrat veq e grate veq! Burra e gra bashke.Stili i ri i dasmva ne Kosove
Tradita e dasmes shqipetare ne Kosove sot nuk percillet me asnje element te mehershem Askujt me nuk i intereson nese nusja e ka te parin mashkull burrin e vet apo nusja ka ecur me kerthize te zbuluar dhe ka qendruar ne kafiteri
Sot s'ka te tilla qe nuk hyjne ne kafiteri por "fatbardhesisht" te gjitha jane te moralshme kushtojne te pakten"shume modeste"nga 10 mij euro
Shija me e pakripe e dasmave kur konferencieria konfiromon se nuses i kane dhuruar nga 5 euro filan fisteku i dhuron nuses 5 euro filani me pune ne zvicer 50 franga zvicerane etj.
Pse sot qdo dite eshte e diel per dasma? Pse me dasmat nuk kane shije?!


...........

Vera e destinuar per dasma! Qdo dite tollovi ne trafik kolone dasmash dhe sirena! S'ke ku e hedh kemben! E marrin nje nuse ne lagjen time dhe a dine qka thone disa te rinjeqe rrine dhe shikojne rendin e vajzave qe shkojne ta shohin nusen "Heu sikur ta dinin keta se qfare nuse po marrin s'e besoj se do t'i binin sirenes kurre" "Heu sa ka ecur me kerthize ne fushe " Tjetri flet edhe me keq dhe aq sa nuk eshte per forum
Megjithse sot me nuk ia vene veshin askush kesaj pune Nuk hyjne qeshtjes se tradites si duhet te jete nusja per te qene "sagllame"por me perkujton nje shok te lagjes me koke te madhe,nje i ri me te cilin tallen shoket "Mos gaboni t'i shtroni qarqafe te bardhe nuses se "sagllame" eshte prandaji kane hargjuar mbi 10 mij euro Merre me mend nje nuse e keqe 10 mij euro plus asaj askush s'e kerkon biografin e saj prej vegjelis ka kaluar vetem me burrin qe po e merr"tallen djemte dhe pyesin njeren qe po kalon prane tyre Hej kur po shkon ti bre se tybe meqe kjo ka kushtuar 10 mij euro per ty do t'i marrim 20 mij euro! Pra nusja e mire mund te kushtoje 20 mij euro! Por tradita s'eshte askund
Askushe me nuk i vrapon kujt me mahrame ne diten kur merret nusja Askush me nuk i mbane dasmoret me sy prej diellit per t'i denuar se i kane sjelle me shume se 2 dasmore se qe i ka caktuar i zoti i dasmes!
Askushe me nuk e komenton se per filan dasmen filan njeri e solli nje dash me 2 cope molle ne briret 3 rrethore!
Askushe nuk komenton se surlat dhe tupanet u bejne zhurme 100 valltarve te valleve te Rugoves! Shumekushe me as qe i di emrat e valleve qe jane luajtur deri ka vitet e 85-ta Askush me nuk sheh oda duke pleqnuar e biseduar pleq te vertet per jeten dhe pervojen...
Askush me nuk jeton per traditen dhe dasmat e bukura! Ka dasme ku vellau e ben per inat te vellaut te vet ne nje motel te bukur pasi ai vellau i tij e kishte bere ne nje restorant! Askush me nuk do t'i fuse dasmoret ne shtepi sepse ka blere tepih te ri dhe mobilje italiane apo se tymi i duhanit mund t'i kapet perdes!! E kam karshi diskutimeve spontane qe ma perkujtojne kete teme edhe nje koment i cili me duket i arsyeshem!
Askush nuk e shet lopen per nuse sepse me askush as qe mban lopen ne fshat! Askund nuk thote qe i zoti i shtepise qe ka marre nuse t'i hedh buken nuses te henen dhe nje grusht kripe e t'i thote ha nuse se kjo na ka mbete para shpirtit pasi baba i yt na i shiti te gjitha!!
Askund nuk ndodhe qe familja e nuses ta denojne me para familjen e dhenderit pasi dikush prej femrave te tyre i ka rene rastesisht defit dhe e ka kercitur xhamparen e daulles ose per faktin se dikush ka shkrepur pushke pa u bere "teslimi"! Keto jane te vetmet gjera qe me bejne pershtypje se eshte pozitive qe nuk ndodhin me Tani eshte jeta shume me demokratike Ka kenge te sharjeve nga te dy anet por askush nuk hidherohet!
Sot sharjet nuk hedhin nga takti aske
Shume demokratike pra gazmore vetem 5 vjet pas lufte kur edhe mijera njerzve nuk u dihet fati por gezimi-gezim Nje shtepi perballe dasme tjetra te pame!!!

Dasmat ne restorant dhe muzika live jane bere moda kryesore e dasmave sot
Nje moshe e vjeter burrash e grash qe ende nuk bejne balle t'i zdeshin dimite dhe shamijat me ojna me nuk e kane vendin ne dasma dhe restorante dhe mund t'i thone lamtumiren dasmes njeher e pergjithmone............!
1.) Me vjen keq qe mendoni se nje femen qe del neper kafiqa eshte e pamoralshme, ka shum lloje femna, ato qe dijn te mbajn moralin e vet edhe dijn si te sillen ne kafe......por megjithate ende ka femna qe nuk dalin neper kafiqa (si prsh une )

2.) Oh shqyqyr qe rralle perdoret ky adet me shtru qarshafin e bardh..s'ka nenqmim me te madh se kjo! (per mendimin tim)...Kur e njeh mashkulli femnen me te cilen don te kalon jete nuk i nevojitet qarshafi per ta vertetuar virgjinitetin e saj....Plus: s'di sa meshkuj e dijn qe ka shum femna te cilat nuk derdhin gjak gjat mardhenjes te pare....Keto femna te virgjera tani i akuzojn qe kan qen te papasterta....Ky eshte vetem nje vertetim se sa pak dijjn meshkujt per trupin e femnes....

3.) Uh..shamija me ojna....Kur te martohem martohem per qejf e jo me zor..Normal njeri merzitet pak..por me nis me vajzu ne konagjegj me duket shum palidhje....Ne qoft se jeta me bashkeshortin nuk del ashtu siq kam menduar, do te vajtoj me von..por jo ne konagjegj....Taman puna me njell zi
__________________
Jeta e zemrės
ėshtė njohuria.
Ruaje,
mirėmbaje.

Vdekja e zemrės
ėshtė padituria.
Gjuaje,
largoje …
egi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė