Titulli: Lajme Aktuale....
Tirana hedh poshtė paralelet midis Kosovės dhe Abkhazisė e Osetisė sė Jugut
Tiranė, 28 gusht - Ministria e Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė dėnon vendimin e Rusisė pėr njohjen e pavarėsisė tė dy rajoneve tė Gjeorgjisė, Abkhazisė dhe Osetisė sė Jugut dhe e konsideron kėtė hap tė pajustifikueshėm, tė papranueshėm dhe nė kundėrshtim tė plotė me tė drejtėn ndėrkombėtare dhe me rezolutat e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB sė, tė votuara edhe nga vetė Rusia. Nė kėtė kontekst, thuhet mė tej nė njė komunikatė, Ministria e Jashtme shqiptare hedh poshtė me vendosmėri ēdo pėrpjekje pėr tė vendosur paralele midis Kosovės dhe rajoneve autonome tė Gjeorgjisė, Abkhazisė dhe Osetisė sė Jugut. Argumente tė panumėrta historike, shkencore e juridike dėshmojnė se rasti i Kosovės ėshtė unik dhe zgjidhja e zbatuar pėr tė ėshtė unike. Si i tillė, ai nuk shėrben e as nuk mund tė shėrbejė si model pėr zgjidhjen e konflikteve tė tjera as nė rajon, as jashtė tij. Duke mbėshtetur shkėputjen nga Gjeorgjia tė Abkhazisė dhe Osetisė sė Jugut, ndėrkohė qė nė rastin e pavarėsimit tė Kosovės mbrojti tė kundėrtėn, Moska po kompromenton pėrpjekjet e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr zgjidhjen e drejtė, realiste dhe tė qėndrueshme tė konflikteve. Ministria e Punėve tė Jashtme shpreh mbėshtetjen e plotė pėr integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisė dhe i bashkohet thirrjes drejtuar Moskės zyrtare qė, nė mbėshtetje tė tė drejtės ndėrkombėtare dhe parimeve themelore tė sigurisė europiane, tė rishikojė vendimin e saj pėr njohjen e Abkhazisė dhe Osetisė sė Jugut, pasi vetėm kėshtu i kontribuohet paqes dhe stabilitetit nė rajon e mė gjerė.
Rupel: Rezistenca ndaj pavarėsisė sė Kosovės e pėrkohshme
Vjenė, 28 gusht - Shefi i diplomacisė sllovene Dimitrij Rupel ka vlerėsuar se ēėshtja e Kosovės nuk mund tė vehet nė lidhje me Osetinė e Jugut dhe Abkazinė, ndėrsa rezistenca e disa shteteve nė BE ndaj pavarėsisė sė Kosovės ėshtė vetėm e pėrkohshme. "Besoj se rezistenca ėshtė vetėm e pėrkohshme", ka thėnė Rupel nė njė intervistė pėr agjencinė austriake tė lajmeve APA, duke vlerėsuar se kjo rezistencė do tė zhduket kur Kosova tė jetė e gatshme tė hyjė nė BE. Rupel rikujtoi se pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės disa vende druanin se Kosova mund tė bėhet precedent dhe "kanė pasur ndjenjėn se kjo pavarėsi do tė ketė pasoja pėr situatėn e tyre politike". "Disa njerėz madje edhe sot thonė se Kssova mund tė vehet nė lidhje me Gjeorgjinė apo Abkazinė, pėrkatėsisht me Osetinė e Jugut. Kėtė mendim nuk e ndaj", ka thėnė Rupel, i cili e konsideron "njė rezultat tė mirė" faktin se pavarėsinė e Kosovės deri mė tash e kanė njohur rreth 50 shtete.
Mbrėmė nė veri tė Mitrovicės janė pėrleshur grupe serbėsh e shqiptarėsh
Mitrovicė, 28 gusht - Mbrėmė nė veri tė Mitrovicės ka ndodhur njė incident ku janė pėrleshur grupe serbėsh e shqiptarėsh qė kishte filluar me sharje verbale dhe gjuajtje gurėsh. Sipas policisė incidenti ka ndodhur rreth orės 23:00, nė rrugėn afėr "Tre Rrokaqiejve", nė veri tė Mitrovicės nė tė cilin incident ishin tė pėrfshirė rreth tetė tė mitur shqiptarė dhe fillimisht njė person i gjinisė mashkullore i nacionalitetit serb tė cilit mė vonė i janė bashkangjitur dhe njė grup tė rinjsh serb, nga kafeneja "Dolēe Vita". Gjatė kėtij incidenti disa persona kanė pėsuar lėndime truporė, ndėrsa janė dėmtuar dhe dy vetura tė UNMIK ut. Gjithashtu gjatė kėtij incidenti janė dėgjuar dhe disa tė shtėna nga arma e zjarrit. Policia e UNMIK ut sė bashku me policinė e Kosovės kanė intervenuar pėr tė nė vėnė situatėn nėn kontroll dhe shpėrndarjen e dy grupeve tė ndryshme etnike tė cilat ishin pėrfshirė nė hedhje tė gurėve nė mes veti. Njoftohet se sot nė mėngjes situata ėshtė e qetė.
Demokratėt emėrojnė Obamėn kandidat pėr president
Denver, 28 gusht - Demokratėt amerikanė kanė emėruar zyrtarisht senatorin Barak Obama si kandidatin e tyre pėr president. Nė kongresin e partisė nė Denver delegatėt i dhanė Obamės miratimin e tyre me thirrje. Propozimin pėr kėtė e kishte bėrė konkurrentja e Obamės Hilari Klinton, e cila kishte humbur nė raundin zgjedhor paraprak. 47 vjeēari ėshtė i pari njeri me ngjyrė qė dėrgohet nga njėra prej partive tė mėdha nė betejėn pėr postin mė tė lartė nė SHBA. Nė zgjedhjet e 4 nėntorit ai konkurron kundėr republikanit Xhon Mekjn. Nė kongresin e demokratėve sinjalizoi mbėshtetjen e vet pėr Obamėn edhe ish presidenti amerikan Bill Klinton. Gjatė raundit zgjedhor paraprak Klinton e kishte sulmuar Obamėn. Nė pėrfundim delegatėt emėruan senatorin Joe Biden si kandidat pėr postin e zėvendėspresidentit. Kongresi i Partisė Demokratike pėrfundon tė premten me njė fjalim tė Obamės nė stadiumin e futbollit tė Denverit.
Gjermania dėrgon vėzhgues ushtarakė nė Gjeorgji
Berlin, 28 gusht - Qeveria gjermane po dėrgon dy ushtarė tė paarmatosur pėr mbėshtetjen e misionit tė OSBE sė nė Gjeorgji. Kėtė e bėri tė ditur ministri i mbrojtjes Franz Josef Jung. Deri tani nė Gjeorgji punojnė katėr bashkėpunėtorė civilė gjermanė pėr Organizatėn pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė. Nė Gjeorgji mund tė dėrgohen gjithsej deri nė 15 vėzhgues ushtarakė tė ushtrisė gjermane, tha Jung. Mė parė Rusia e kishte miratuar dėrgimin e forcave tė paarmatosura shtesė tė OSBE sė. Misioni pėrfshin gjithsej rreth 200 forca. Kėshilli i pėrhershėm i OSBE sė do tė merret sot nė Vjenė me konfliktin midis Rusisė dhe Gjeorgjisė. Kina dhe Rusia bashkėrendohen nė ēėshtje tė sigurisė Rusia dhe Kina duan tė bashkėrendojnė sot politikėn e tyre tė sigurisė. Presidenti rus Dmitri Medvedev dhe kryetari i shtetit dhe i partisė kineze Hu Jintao takohen pėr kėtė nė kryeqytetin taxhik Dushanbe. Takimi zhvillohet nė kuadėr tė sė ashtuquajturės Organizatė Bashkėpunimi e Shangait. Paktit tė themeluar nė vitin 2001 i pėrkasin pėrveē Kinės dhe Rusisė edhe katėr republikat aziatikoqendrore tė Kazakistanit, Kirgizisė, Uzbekistanit dhe Taxhikistanit.
Shtetet e G7 ės dėnojnė politikėn ruse nė Kaukaz
Uashington, 28 gusht - Grupi i shtatė vendeve mė tė industralizuara ka dėnuar vendimin e Rusisė pėr njohjen e pavarėsisė sė Osetisė Jugore dhe Abkhazisė. Ministrat e Jashtėm tė kėtij grupi thanė nė njė deklaratė tė lėshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit se "vendimi i Rusisė vė nė pikėpyetje pėrkushtimin e saj pėr paqe dhe siguri nė Kaukaz". Deklarata i bėn thirrje qeverisė ruse, qė tė implementojė nė tėrėsi planin gjashtėpikėsh tė propozuar nga presidenti Sarkozy nė emėr tė BE sė, nė vecanti, qė tė tėrheqė trupat nė pozicionet ku i kishte para se tė nisė konflikti. Deklarata ėshtė nėnshkruar nga ministrat e jashtėm tė Kanadasė, Francės, Gjermanisė, Italisė, Japonisė, Shteteve tė Bashkuara dhe Britanisė.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
|