Modele, bukuroshe, imazh i linjave tė famshme tė modės, tekstshkruese e kėngėve, farmaciste, e ēka jo tjetėr, janė vetėm disa nga profesionet e vajzės magjepsėse nga Norvegjia me prejardhje nga Gostivari, Arita Fejzullai. Dhe, ajo jo vetėm se merret me tė gjitha kėto profesione por pothuajse nė tė gjitha ato ka marrė epitetin e profesionistes.
Pasarelat e bukurisė dhe modelizmi
Biondina Arita edhe pse vetėm 20-vjeēe ka arritur atė qė pėr shumicėn e femrave mbetet vetėm njė ėndėrr e ėmbėl madje e paarritshme. Ajo ka fituar njė mori kurorash tė bukurisė duke filluar nga Princesha e bukurisė (Princess of Beauty 2006), e deri te Miss Diaspora 2007, Miss Teen Norway 2007, Top modele e vitit 2008, Fytyra e vitit 2008, Miss Scandinavia Internacional 2008, Miss kinemaja 2008 (nė Shqipėri)...
Dhe me gjithė kėto kurora mi kokė, Arita ka njė synim edhe mė tė madh, pasi qė kurora Miss Scandinavia Internacional ia ka mundėsuar tė pėrfaqėsojė tri shtete skandinave, Norvegjinė, Suedinė dhe Danimarkėn nė Miss Europe, ndėrsa Maqedoninė do ta pėrfaqėsojė nė garėn e bukurisė, Miss Globe.
Ndėrkaq, falė kurorės Top modele e vitit 2008 dhe Fytyra e vitit 2008 nė Norvegji, Arita ėshtė pėrzgjedhur imazh i njė linje tė veshjeve tė firmės Sean John Clothing Line, firma e suksesshme nė botė e reperit Puff Duddy.
Kėshtu, pas disa ditėsh Arita do tė niset drejt Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ku do tė qėndrojė rreth 3 muaj. Dhe duket se ky projekt i ri nuk do tė jetė fare i vėshtirė pėr bukuroshen shqiptare, pasi qė ajo tashmė ka bėrė emėr nė pasarelat e modės nė Norvegji, por edhe gjetkė, sepse ka kontratė pune si modele nė disa shtete tė botės.
Gjuhėt e huaja, familja, shoqėria...
Pėrkundėr faktit se ėshtė lindur dhe rritur nė Norvegji Arita flet pėr mrekulli gjuhėn shqipe nė fakt ajo ėshtė njė enciklopedi gjuhėsore, pasi zotėron edhe njė kallaballėk gjuhėsh tė tjera si suedisht, danisht, anglisht, gjermanisht, serbisht, italisht, sllovakisht etj...dhe prapė shpreh interesim pėr tė mėsuar edhe gjuhė tė tjera.
E pyetur se kujt ia dedikon gjitha kėto suksese, Arita potencon familjen e saj e cila thotė se e ka bėrė tė jetė ajo ēfarė ėshtė sot. Kėto suksese ia dedikoj familjes dhe i falėnderoj me shpirt e me zemėr qė mė kanė bėrė kjo qė jam sot pra, mamin, babin, vėllezėrit qė i kam mjekė dhe motrėn, pėr mbėshtetjen e tyre tė pafundme.