Tashmė ka dalė nga gjėndja e zymtė qė e kishte pushtuar prej disa kohėsh, nga ku u vu dhe nė mėdyshje nėse do tė kthehej mė si mė parė e pėr mė tepėr nėse do tė gjente mė tė njėjtin pėrkushtim pėr kėngėn. Tė gjitha kėto dyshime janė shuar teksa shumė tė rinj tė mbledhur tek lokal Rio nė Durrės kanė ndjekur nga afėr spektaklin e vėrtetė qė ka ofruar kėngėtarja kosovare Adelina Ismajli. Ajo ka mbėrritur njė javė mė parė nė qytetin bregdetar me ftesė tė kėtij lokali i cili pėrgjatė gjithė verės, por jo vetėm, ka mbledhur pėr tė dėfryer shikuesin, njė mori VIP-ash. Energjike, dhe shumė sensuale Adelina ka shpalosur performancėn e saj, qė qė prej disa muajsh kishte 'vdekur' tek ajo, duke e kthyer nė kurajo dhe forcė. Kanė qenė tė shumta kėngėt qė ka kėnduar duke marrė papushim duartrokitje dhe pafund kėrkesa dhe dėshirė pėr tė kėnduar sėrish. Kėngėt mė tė mira tė kėnduara prej saj nė vite, janė pasqyruar pėrpara njė publiku qė e ndiqte nė ēdo lėvizje me admirim. Por festa e kishte njė kulm, nė tė cilin dėfrimi ka kapur majat ku dhe vetė Adelina ėshtė ndjerė pėr mrekulli. Ka kėrcyer shumė dhe ka ndėrruar jo njė herė veshjet e porositura enkas pėr kėtė koncert ku kryesisht dominonte ngjyra e zezė. Shumė sensuale dhe me njė veshje provokuese kėngėtarja kosovare ka performuar me dinamizėn ndėrsa paparaci ynė e ka ndjekur atė hap pas hapi ndėrsa merrte admirimin e tė rinjve nė lėvizjet e saj. Ja tek mbėrrijnė dhe fotot mjaft provokuese tė saj, ku padashur e pa u vėnė re nga Adelina dekolteja ka qenė tepė..r e hapur aq sa lehtėsisht me njė lėvizje mė shumė mund tė depėrtohej matanė saj, duke bėrė qė tė dallohej fare mirė gjoksi.
Kėngėt kanė qenė nė pjesėn mė tė madhe tė repertorit tė saj qė zgjodhi tė kėndojė, ritmike, ku siē shihet nga shkrepjet e paparacit Adelina nuk ka kursyer kėrcimin prej balerine aq tė preferuar pėr tė.
Pėrgjatė gjithė kėsaj kohe kėngėtarja kosovare ka qenė nė lėvizje duke u ndjerė shumė nė formė dhe e gjallė, falė njė axhende tė ngjeshur nėpėr koncerte. Qė prej Qershorit, kohė kjo kur ka nisur dhe fluksi i punės, ka shkuar nė shumė vende nė Kosovė dhe jashtė saj, tashmė edhe nė Shqipėri.
Siē ėshtė shprehur dhe vetė ajo, kudo qė performon, qoftė nė Shqipėri apo kudo tjetėr, asnjėherė nuk ėshtė njėsoj. Dėshiron qė ēdo gjė ta realizojė nga e para, pra njėsoj sikur tė bėhet pėr herė tė parė.
Momentalisht Adelina nuk po punon pėr asnjė material tė ri muzikor duke mos e ndjerė nevojėn e kėtij tė fundit pasi ėshtė ende nė kėnaqėsinė qė i fal promovimi i albumit mė tė fundit tė nxjerrė nė treg.
Feniks
Albumi mė i fundit i Adelina Ismajlit i titulluar Feniks ėshtė hedhur nė treg nga Dea, Supersonic Records dhe Albanota.
Ekskluzive nga produksionet : Dea, Supersonic Records dhe Albanota. Kėngėt qė ai pėrmban tė cilat kanė fituar pėlqimin e publikut janė: Sepse je ti, Lajmėro!, Ujk, Hej Kaqanik, Na jena na, Bota ndryshe, Mė merr, U kall be daj (duet me Vedatin e stupcav), Diva dhe Trimit tim...