Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-09-08, 07:38   #3
Luciano
 
Avatari i Luciano
 
Anėtarėsuar: 27-08-08
Postime: 197
Luciano me shokė shumeLuciano me shokė shume
Gabim Titulli: Intervistė me Rexhep Qosėn

Admirina Peēi


Nė maj tė 1980-ės, nė vitin e vdekjes sė Josif Broz Titos, Rexhep Qosja ka dhėnė njė deklaratė pėr ish-liderin komunist tė ish-Jugosllavisė . Qosja thotė se sa ishte gjallė Tito, "nuk ia kam pėrmendur kurrė emrin". Por cila ėshtė e vėrteta e asaj deklarate? Nė pjesėn e dytė tė intervistės, akademiku i mirėnjohur jep argumentet e tij mbi atė deklaratė, dhe pse e mbėshtet ende sot. Mė tej, Qosja flet mbi marrėdhėnien e tij si kritik me veprėn e Kadaresė, mendimin e tij mbi romanin "Kėshtjella", tė cilin e vlerėson pozitivisht dhe kritikėn e hershme mbi romanin "Dasma", sė cilės i qėndron ende, pse ai pohon se letėrsia jonė nuk ka shkrimtarė tė rangut evropian, dhe njė analizė e hollėsishme mbi tė gjitha idetė e shkrimtarit Ismail Kadare, me tė cilat ai nuk pajtohet...

(Vijon nga numri i kaluar)


Njė prej polemizuesve nė Tiranė, Sadik Bejko, pas kėtyre deklaratave ju akuzoi se ju i keni thurur lavde Titos, (pushtuesit sipas tij) nė kohėn kur Kadare mbėshteste revoltat kosovare tė '81-shit. A keni njė pėrgjigje publike pėr kėtė?

Qosja: Po t'ju pėrgjigjesha edhe sadikave qė mė sulmojnė, do tė mė duheshin sė paku tridhjetė daktilografė.


Megjithatė, keni pasur njė deklaratė pėr Titon...

Qosja: Tani po ju pėrgjigjem Ju. Kam dhėnė nė muajin maj mė 1980-ėn, nė vitin e vdekjes sė Titos dhe gati njė vit para demonstratave tė studentėve tonė nė mars tė vitit 1981, njė deklaratė pėr vdekjen e Titos, tė cilit nuk ia kam pėrmendur kurrė emrin pėr sė gjalli. Atė deklaratė natyrisht do ta nėnshkruaja edhe sot. Nuk kam qenė as titist, as enverist. Koncepti im mbi lirinė dhe humanizmin gjithmonė ėshtė frymėzuar nga veprat e filozofėve e shkrimtarėve tė mėdhenj e jo nga regjimet politike. Por, sot, kur po shoh ēka po shoh dhe kė po shoh nė politikė duke vjedhur e plaēkitur e shfrytėzuar mė vjen dėshirė tė flas mirė e mė mirė edhe pėr Titon edhe pėr Enverin. Titoja nuk e ka pushtuar Kosovėn - e ka gjetur tė pushtuar prej Serbisė. Titoja e ka thėnė menjėherė pas luftės nė bisedė me Enver Hoxhėn se do tė pajtohej me bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, por kėtė nuk do ta lejonte Serbia. Titoja i ka thėnė Fadil Hoxhės nė vitin 1968 se do tė pajtohej qė Kosova tė bėhej republikė, por kjo do ta ēonte nė kėmbė Serbinė. Nė sajė tė pėrkrahjes sė Titos, Fadil Hoxha me njė numėr tė udhėheqėsve tė tjerė shqiptarė, e ka ēuar Kosovėn deri aty ku e gjeti terrori serb posa vdiq Titoja: me autonomi tė vitit 1974, me Universitet, me Akademi tė Shkencave e tė Arteve, me Institutin Albanologjik dhe me Institutin e Historisė, me shumė botime, revista e gazeta, me urbanizim tė shpejtuar tė Kosovės, me gjuhė letrare kombėtare, me numėr tė madh tė shkollave fillore e tė mesme, me spitale e klinika , me arte dhe shkencė gjithnjė e mė tė zhvilluar, nė tė cilat nuk bėnte kėrdinė realizmi socialist. Pėr tė gjitha kėto arsye prej vdekjes sė tij e deri sot, nė Serbi nga autorė serbė dhe miq tė Serbisė janė botuar mija artikuj, studime, vjersha, drama, vepra historike pėrplot urrejtje pėr tė. Jo rastėsisht Lordi Kerington, pėrfaqėsuesi i Evropės nė pėrpjekjet pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Jugosllavisė nė vitin 1991, do tė deklarojė: tani po e kuptojmė se me kė krejt kishte punė Titoja dhe sa i madh ishte ai.

Ē'do tė thotė pėr njė studiues t'i kundėrvihet nė ide njė shkrimtari, veprės sė tė cilit i ka kushtuar vite tė tėra pune, si nė rastin tuaj veprės sė Kadaresė?

Qosja: Jam kritik e historian i letėrsisė dhe mė vjen keq pse nuk i kam kushtuar mė shumė punė krijimtarisė sė Ismail Kadaresė. Kam shkruar njė kritikė shumė negative pėr kiē romanin e tij "Dasma", me tė cilin ai ia sillte Shqipėrisė revolucionin kinez tė Mao Ce Dunit, njė kritikė pozitive pėr romanin e tij Kėshtjella nė shqip, njė pėr pėrkthimin nė serbokroatisht tė kėsaj vepre, njė deklaratė mbrojtėse nė Zėrin e Amerikės pas daljes sė tij nė Francė dhe njė artikull me rastin e 70 vjetorit tė lindjes. Nė intervista tė ndryshme, kohė pas kohe, kam thėnė ndonjė fjalė tė shkurtėr pėr tė. Krejt ē'kam shkruar pėr krijimtarinė e tij deri te debati i para njė viti e gjysmė, mund tė kap rreth 20 faqe. Do tė doja tė kisha shkruar mė shumė. Dhe, kam menduar tė shkruajė mė shumė, njė monografi, por nuk mė ka lejuar angazhimi nė disa projekte historiko-letrare dhe nė publicistikėn pėr ēėshtjen e Kosovės dhe ēėshtjen shqiptare. Kjo nuk do tė thotė se kam hequr dorė prej dėshirės qė tė shkruaj ende pėr tė.


Ēfarė shihni si tė papajtueshme nė idetė e tij?

Qosja: Ėshtė e papranueshme ideologjia e tij komuniste, e versionit stalinist, deri nė rėnien e komunizmit nė Shqipėri, e mbrojtur me vepra letrare dhe me shkrime publicistike!
Ėshtė e papranueshme teoria e realizmit socialist, sė cilės po ashtu i ka kushtuar shkrime "teorike" dhe publicistike dhe tė cilėn ėshtė kujdesur ta arsyetojė edhe me njė varg vjershash dhe prozash.
Ėshtė e papranueshme ideologjia e tij fetare me tė cilėn i ėshtė paraqitur opinionit shqiptar shpejt pas rėnies sė komunizmit sepse, si e tillė, do tė luante rol pėrēarės nė jetėn kombėtare shqiptare. Nė qoftė se deri nė pėrmbysjen e komunizmit ka bėrė shumė pėrpjekje, me vepra letrare, me publicistikė dhe me veprimtari politike qė ta bindė popullin shqiptar se ideologjia komuniste, e versionit stalinist, do ta bėjė tė lumtur, pas rėnies sė komunizmit ai po pėrpiqet ta bindė kėtė popull se nė "parajsė" do ta ēojė njė ideologji tjetėr: ideologjia fetare katolike! Ēuditėrisht disa klerikė, disa publicistė dhe disa profesorė universiteti, siē shihet prej shkrimeve a deklaratave tė tyre, mendojnė se e ka sinqerisht!
Ėshtė i papranueshėm racizmi i tij fetar dhe kulturor, i shprehur pa ngurrim nė librin polemik "Identiteti evropian i shqiptarėve".
Ėshtė e papranueshme ideologjia e tij antiamerikane, deri nė rėnien e komunizmit, nė sajė tė cilės SHBA-tė trajtohen fuqi imperialiste, dhe ėshtė e papranueshme ideologjia e tij antiarabe, antikineze dhe antimyslimane sot, e dėshmuar nė tė njėjtin libėr. E tė tjera.


Mė jepni njė vlerėsim tė pėrgjithshėm pėr veprat e Kadaresė. A keni diēka pėr tė shtuar nė studimet tuaja pėr kėtė shkrimtar? Cila ėshtė vepra qė vlerėsoni mė shumė tek Kadare dhe cila ėshtė vepra qė mendoni se e ka dėmtuar reputacionin e tij si shkrimtar?
Qosja: Veprat e shkrimtarėve nuk lexohen gjithmonė njėsoj. Brezat e ardhshėm nuk i lexojnė ato siē i kanė lexuar gjyshėrit apo, madje, baballarėt e tyre. Koha e re, ndryshimet qė bėhen nė jetėn shoqėrore, u sjellin atyre ide dhe ndjeshmėri tė re,qė ndikojnė fort nė leximin e tyre. Veprat e Ismail Kadaresė, si tė ēdo shkrimtari tjetėr tė kohės sė komunizmit, lexohen dukshėm mė ndryshe se ē' janė lexuar dhe pėrjetuar nė atė kohė. Edhe unė, vetė, nuk i lexoj, nuk i kuptoj dhe nuk i pėrjetoj sot krejt njėsoj si atėherė. Pėr shkak tė ideve, tė ideologjisė dhe tė ndjeshmėrisė, qė ėshtė e pėrmbajtur nė to, pėr shkak tė patosit e retorikės qė i karakterizon, njė numėr i vjershave, i tregimeve dhe i romaneve tė Ismail Kadaresė sot marrin ēmim dukshėm mė tė vogėl artistik se nė atė kohė. Disa prej tyre, madje, mund tė konsiderohen vepra politike me vlerė fare tė paktė artistike apo fare pa tė. Atdhetarizmi i ashtuquajtur partiak, qė dikur e ka shtuar fort numrin e lexuesve tė tij, dhe e pėrshkon njė pjesė tė veprave tė tij, sot ėshtė pėrbėrės shumė zhvlerėsues i tyre.
Luciano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė