Anėtarėsuar: 27-08-08
Postime: 197
|
Titulli: Intervistė me Rexhep Qosėn
Ē't'i bėsh, ky ėshtė fati i shumė shkrimtarėve, qė kanė jetuar nė sistemin totalitar komunist.
Qosja: Megjithatė, Ismail Kadare ka njė numėr tė veprave, qė do t'i qėndrojnė kohės me vlerėn e tyre artistike. Po vendi i tij nė historinė e letėrsisė shqipe do tė jetė dukshėm mė i rrudhur se deri sot. Vepra e tij qė ēmoj mė sė shumti ėshtė Kėshtjella tani me titull tjetėr, kurse vepra e tij mė e dobėt, prej se cilės ka hequr dorė edhe vetė ai, ėshtė "Dasma". Po Ismail Kadare bėn gabim pse lufton me pendė, me gojė, me bashkėpunėtorė e me rrogėtarė kundėr atyre qė nuk ngurrojnė tė shfaqin mendime negative pėr njė pjesė tė krijimtarisė sė tij letrare, pėr atdhetarizmin e tij partiak bolshevik nė atė krijimtari, pėr publicistikėn e tij, pėr ideologjitė e tij tė llojllojshme herė staliniste, herė raciste, herė kundėrfetare, herė fetare, pėr rolin e tij nė jetėn letrare dhe kulturore kombėtare nė kohėn e komunizmit. E konsideroj fatkeqėsi tė tij tė djeshme e tė sotme pse ka jetuar dhe vazhdon tė jetojė i rrethuar me servilė, puthadorė, lajkatarė, tė cilėt ia bėjnė qejfin duke e lavdėruar nė mėnyrė vulgare dhe duke pėrndjekur ata qė nuk ngurrojnė tė mendojnė e tė shkruajnė edhe ndryshe pėr tė dhe krijimtarinė e tij. Sa mė mirė do tė kishte qenė pėr tė sikur tė kishte vepruar si ai romaku i menēur, i cili me ligj kishte kėrkuar tė ndalohej lavdėrimi i tij prej lajkatarėve. Nuk ka dashur ta dijė dhe nuk do ta dijė Ismail Kadare se lavdėrimi dhe mbrojta nga maksat dhe sadikat shumė mė tepėr e ulin se ē'e lartėsojnė!
Jeni shprehur se nė letėrsinė shqipe nuk ka shkrimtarė tė rangut evropian. Atėherė pse pėrkthehet dhe botohet letėrsia shqiptare nė Evropė e mė gjerė?
Qosja: Romanet e shkrimtares amerikane, Daniela Stil, janė pėrkthyer nė shumė gjuhė nė botė, por vlera e tyre artistike ėshtė fare e vogėl. Romani i Den Braunit, "Kodi i Da Vinēit" , ėshtė pėrkthyer nė mbi pesėdhjetė gjuhė, por artistikisht ėshtė roman fare modest. Letėrsia shqipe, sipas tė gjitha gjasave, me letėrsinė maqedone dhe malazeze ėshtė letėrsi ballkanike me mė sė pakti pėrkthime. Veprat e shkrimtarėve tė letėrsive tė vogla kur pėrkthehen zakonisht nuk pėrkthehen pėr shkak tė vlerės sė tyre artistike. Evropa ka mjaft vlera artistike. Ka vepra e kryevepra. Veprat e shkrimtarėve tė letėrsive tė vogla pėrkthehen pėr arsye politike dhe etnografike. Edhe veprat e Ismail Kadaresė janė pėrkthyer nė radhė tė parė pėr arsye politike. Ē'vlerė ka romani i tij mė i vėllimshėm Dimri i madh? Gati kurrfarė vlere artistike. Megjithatė, ėshtė pėrkthyer nė sa gjuhė. Apo Pasardhėsi? Letėrsia jonė ėshtė njė letėrsi e vogėl nė tė cilėn ende nuk janė krijuar vepra qė mund tė quhen vepra me vlerė artistike botėrore a evropiane. Njėmijė e njė fatkeqėsi jetėsore dhe historike deri sot i kanė penguar krijuesit e saj qė tė krijojnė vepra me aso vlere. Tė shpresojmė se brezat qė po rriten dhe brezat qė do tė vijnė do tė kenė fat mė tė mirė.
Edhe pse klima e debateve nė Shqipėri ėshtė e ashpėr dhe shpeshherė e padenjė, a do tė ishit gati tė rihapnit diskutime tė gjera mbi njė ēėshtje tė re?
Sipas jush, cili problem do tė meritonte debat nė kėto momente?
Qosja: Do t'i propozoja tri ēėshtje pėr debat. Ēėshtja e parė: Rehabilitimet; ēėshtja e dytė: Tekstet historike dhe historike-letrare nė shkolla tė mesme dhe, ēėshtja e tretė: kriza morale e shoqėrisė shqiptare politika dhe mediat.
Porsa jeni kthyer nga Vuthajt, vendlindja juaj, ku keni kaluar thuaj gjithė verėn. Kėtė stinė ju e kaloni shpesh atje. Ēfarė i karakterizon ditė netėt tuaja nė Vuthaj? Cilat janė fijet lidhėse qė ekzistojnė mes jush dhe atij fshati?
Qosja: Alpet shqiptare, thonė gjeografėt tanė e kanė shkruar edhe gjeografė tė huaj, hyjnė ndėr viset mė tė bukura nė Evropė, me shumė bjeshkė, male, lugina, me bimėsi tė dendur e tė llojllojshme, me lule gjithfarė ngjyrash, me lumenj dhe burime tė kthjellta si loti. E dua atė pastėrti, atė bukuri, atė virgjėri natyrore. Dhe, i dua ata njerėz qė jetojnė aty.
Pėr shumėkėnd stina e pushimeve do tė thotė njė arrati e shkurtėr nga e pėrditshmja dhe punėt. E keni konceptuar ndonjėherė kėshtu?
Qosja: Verėn nė vendlindje nuk e konceptoj si ikje nga puna. Pėrkundrazi: e konceptoj si mundėsi pėr punė. Qershori nė Prishtinė, pėr shkak tė vapės dhe ajrit tė rėndė, mė sjell shumė lodhje. Si shkoj nė Vuthaj mė kthehen fuqitė dhe mė pushojnė tė gjitha dhembjet trupore. Pas tri ditėve tė para, punoj ēdo ditė 9 deri nė 12 orė. Pjesėn tjetėr tė kohės e kaloj me mysafirė dhe nė ecje kryesisht bregut tė lumit.
Ēfarė po shkruani kėto kohė, letėrsi apo studime?
Qosja: Bėj gati pėr botim njė libėr me studime historiko-letrare.
Prishtinė, 1 shtator 2008
|