Ti je rezja e mengjesit qe me zgjon nga gjumi
hapsira midis dy jeteve te mia.
Melodia e nje nate me yje e hene
streha e lashte ku fle marrezija.
Ti je ledhatimi i flladit te eres
shija e embel e shoqeris
Ėndrra e shume neteve pa gjume
puthja me e embel e dashurise.
Ti je poezia e shkruajtur ne reren e njome
qe dallget e detit ne mengjes e fshijne
nje fraze e perseritur me mijera here
zemra e paster qe ka dashurine.