Titulli: R. Qosja: Tito nuk e ka pushtuar Kosovėn!!
Njė prej polemizuesve nė Tiranė, Sadik Bejko, pas kėtyre deklaratave ju akuzoi se ju i keni thurur lavde Titos, (pushtuesit sipas tij) nė kohėn kur Kadare mbėshteste revoltat kosovare tė '81-shit. A keni njė pėrgjigje publike pėr kėtė?
Qosja: Po t'ju pėrgjigjesha edhe sadikave qė mė sulmojnė, do tė mė duheshin sė paku tridhjetė daktilografė.
Megjithatė, keni pasur njė deklaratė pėr Titon...
Qosja: Tani po ju pėrgjigjem Ju. Kam dhėnė nė muajin maj mė 1980-ėn, nė vitin e vdekjes sė Titos dhe gati njė vit para demonstratave tė studentėve tonė nė mars tė vitit 1981, njė deklaratė pėr vdekjen e Titos, tė cilit nuk ia kam pėrmendur kurrė emrin pėr sė gjalli. Atė deklaratė natyrisht do ta nėnshkruaja edhe sot. Nuk kam qenė as titist, as enverist. Koncepti im mbi lirinė dhe humanizmin gjithmonė ėshtė frymėzuar nga veprat e filozofėve e shkrimtarėve tė mėdhenj e jo nga regjimet politike. Por, sot, kur po shoh ēka po shoh dhe kė po shoh nė politikė duke vjedhur e plaēkitur e shfrytėzuar mė vjen dėshirė tė flas mirė e mė mirė edhe pėr Titon edhe pėr Enverin. Titoja nuk e ka pushtuar Kosovėn - e ka gjetur tė pushtuar prej Serbisė. Titoja e ka thėnė menjėherė pas luftės nė bisedė me Enver Hoxhėn se do tė pajtohej me bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, por kėtė nuk do ta lejonte Serbia. Titoja i ka thėnė Fadil Hoxhės nė vitin 1968 se do tė pajtohej qė Kosova tė bėhej republikė, por kjo do ta ēonte nė kėmbė Serbinė. Nė sajė tė pėrkrahjes sė Titos, Fadil Hoxha me njė numėr tė udhėheqėsve tė tjerė shqiptarė, e ka ēuar Kosovėn deri aty ku e gjeti terrori serb posa vdiq Titoja: me autonomi tė vitit 1974, me Universitet, me Akademi tė Shkencave e tė Arteve, me Institutin Albanologjik dhe me Institutin e Historisė, me shumė botime, revista e gazeta, me urbanizim tė shpejtuar tė Kosovės, me gjuhė letrare kombėtare, me numėr tė madh tė shkollave fillore e tė mesme, me spitale e klinika , me arte dhe shkencė gjithnjė e mė tė zhvilluar, nė tė cilat nuk bėnte kėrdinė realizmi socialist. Pėr tė gjitha kėto arsye prej vdekjes sė tij e deri sot, nė Serbi nga autorė serbė dhe miq tė Serbisė janė botuar mija artikuj, studime, vjersha, drama, vepra historike pėrplot urrejtje pėr tė. Jo rastėsisht Lordi Kerington, pėrfaqėsuesi i Evropės nė pėrpjekjet pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė Jugosllavisė nė vitin 1991, do tė deklarojė: tani po e kuptojmė se me kė krejt kishte punė Titoja dhe sa i madh ishte ai.
ps/nga intervista e sjellur ne forum.
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"
"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve
"Nena" Tereze:Ami Bharater Bharat Amar (I am Indian and India is mine) Une jam indiane dhe India eshte imja.
|