Tema: Faleminderit
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-09-08, 15:32   #1
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Faleminderit

Te heshtesh…apo te shprehesh mirenjohjen?

Nje grua, qe tha vetem "jam nga Fterra", pa e prezantuar emrin, mori ne telefon nga Athina, vetem se deshi te falenderonte gazeten "Fterra jone", se i ishte permendur emri ne nje artikull te numrit 20-te.
Haxho motra, siē i themi ne fteriotet qe kemi punuar e jetuar per vite me radhe ne Sarande, pasi u kthye para disa ditesh nga Amerika, se ishte tek djali, dergoi me e-mail (posten elektronike) 7 falenderime per ne Boston, si shprehje te mirenjohjes per respektin qe ata i kishin bere gjate qendrimit tremujor ne ate qytet.
Dhe "e-maili" i Haxhos dhe telefonata e fterjotes nga Athina, qe nuk e mesova dot emrin e saj, me dhane ndjesi shpirterore, me dhane gezim, me shtuan respektin, madje dhe me nxiten te shkruaj keto pak rreshta.
Ē'eshte e verteta, kur dikush, ky ose ai, te falenderon per diēka te bere ne adrese te tij, sikur gezohesh. Jo se fiton ndonje gje, por ja qe njeriu perbehet nga mish e gjak, ja qe njeriu ka arsye e shpirt. Dhe i vjen e te vjen mire kur tjetri shpreh mirenjohje. Eshte fjala per mirenjohje me ane te fjales, qe nuk ka vlere materiale, qe nuk kushton parą. Por qe, siē thote populli, "fjala te sheron", "fjala te ngroh, fjala te ftoh", "fjala lidh e fjala zgjidh", e te tjera e te tjera vlera qe ka fjala.
Shume dine ta thone fjalen e mire, dine dhe te falenderojne. Por ka dhe nga ata qe nuk e njohin forcen e fjales, apo qe pertojne dhe ta mendojne e jo me ta shprehin. Ndofta nga pakujdesia, ndofta nga mukajeti, ndofta nga…diēka tjeter, as nuk ta thone fjalen e mire. as…Madje me qendrimin e tyre te akullt, sikur te vrasin, sikur te shqetesojne, sikur te merzitin.
Dy fjale ne gjuhen shqipe jane nga me te bukurat: "tungjatjeta" dhe "faleminderit". "Tungjatjeta", qe uron: ty-tu.zgjatet-jeta. Dhe "faleminderit", qe te fal nder. Te tilla fjaleformime kaq te bukura nuk i kane as gjuhe shume te zhvilluara.
Ne vitet e fundit kane filluar te perdoren gjere dhe fjale te tjera po te bukura, qe shprehin thelbin e mirenjohjes si: rrofsh, je shume i mire, te dua shume, te kerkoj ndjese, me vjen keq, e te tjera fjale apo shprehje te kesaj natyre, qe njeriun e ngrohin, i japin dhe fryme.
Po perse ta falenderoj?, pyesin disa. Falenderimi behet edhe per fjalen e mire qe tjetri thote per ty, dhe per sugjerimin qe ben, dhe per problemin qe te ngre, dhe per arritje e suksese ne pune a ne jete, dhe per kujdes a respekt qe tregon, dhe per nje mirebesim. Me nje fjale, pra, per gjitheēka te mire qe te ben tjetri. Dhe per te shprehur mirenjohjen nuk ka pse askush te mos jete falenderues, nuk ka pse te behet "koprac" per te thene nje fjale te mire mirenjohese. Etika eshte detyre njerezore. Mirenjohja eshte virtyt. Dhe virtytet jane universale per te gjithe njerezit. Virtytin e shprehin te gjithe njerezit e kulturtuar. Kete e shprehin edhe fteriotet tane te mire, te cilet i kemi te shumte. Mirenjohja eshte qyteterim.
Falenderimi te ngroh, te ben me te njerezishem, me te kujdesshem. Thone se i dituri te kerkon falje edhe kur nuk ka fa. Ai thote faleminderit dhe per nje fjale a per nje miresjellje.
Me 1995 ne Nee Jork, kur ne falenderuam nje qytetare amerikane se na tregoi stacionin e metrose, e dini si na u pergjigj?
- Faleminderit juve, u pergjigj ajo me gezim, qe me dhate rastin t'iu ndihmoj per diēka. You ' re Eelcome! Bye! (Ju faleminderit! Mirupafshim!).
Ajo u largua. Ne biseduam per temen qe e hodhem ne keto rreshta, ne keto dite korriku te vitit 2000.

Guro ZENELI


Ia vlen te diskutohet, teme shume e bukur! Ose, ose vetem ta ushqeni trunin me lexim te kendshem , ia vlen!


__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante