Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-09-08, 12:53   #15
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: R. Qosja: Tito nuk e ka pushtuar Kosovėn!!

….“Nje dreke speciale, e shtruar ne Split ne mes te diktatorit Tito dhe Ministrit te Puneve te Jashtme te Turqise, z. Fuad Kypriliu, ne janar te vitit 1953”, ishte thjeshte, fatale per te ardhme e shqiptareve ne ish Jugosllavine komuniste. Tito dhe Kypriliu, biseduan per riaktivizimin e konventes Jugosllavo - Turke, te vitit 1938. Ne kete takim, ishte folur edhe per menyren se si te riaktivizohej dhe si te materializohej, konventa ne fjale. Marreveshja, parashikonte ne pakete shpernguljen e 1 milione shqiptareve, kurse fillimisht do te shpernguleshin rreth 250.000 vete. Dreka, biseda, plani, ishin zhvilluar ne fshehtesi te plote. Pas ketij takimi, pasoi marreveshja ( Pakti Ballkanik ), e miqesise dhe e bashkepunimit ne mes te Jugosllavise–Turqise–Greqise, e nenshkruar ne Ankara nga keto tri vende, me 28 shkurt. Nderkaq, ne kete vit, u realizuar nje lloj regjistrimi i popullsise ne Jugosllavi. Me gjase, ky ishte “regjistrim” i qellimshem. Ne viset ku jetonin shqiptaret, dhe ne Kosove nisi kampanja e tmerrshme e propagandes, e presionit, e dhunes dhe e asimilimit te hapur: sepse, te gjithe shqiptaret duhej te deklaroheshin, me apo pa deshire, si turq. Administrata, kudo u mobilizua te realizonte kete objektiv dhe ajo ndihmohej nga njerezit e sherbimeve te ndryshme te sigurimeve, nga sherbimet e fshehta, nga agjenturat e ndryshme jugosllave, turke, greke si dhe nga bashkepunetoret e ndryshem dhe agjentet (hafijet, siē i quante populli), ne radhet tona. Nje ndihmes te jashtezakonshme, dhane te ashtuquajturit prijes te fese (hoxhallaret ), dhe aty – ketu, edhe bashkesite Islame. Ne kete “dasme” te pergatitur mbi baza te nje programi shteterore, u falsifikuan dhjetera mijera dokumente te ndryshme te prones, dokumente personale te njerezve, si dhe u sajuan dokumente te reja (pasaporta), dhe u leshuan viza (leje ose “vesika”, siē u thoshte populli), permes te cilave siguroheshin pa problem, udhetimet per ne Turqi. Padyshim, askush nuk e di shifren e parave, te cilat u destinuan per realizimin e ketij projekti makaber. Agjentet dhe bashkepunetoret e pushtetit, udheheqesit fetare, endeshin dite e nate neper fshatra e qytete, duke propaganduar dhe duke i cytur njerezit: “Vellezer, ne dhe ju, jemi myslimane...den – babaden, qe doemthene turq. Ju, keni qene bije te Islamit edhe perpara Muhamedit? Keshtu, duhet te nisemi e te shkojme ne “token e premtuar” te fese sone. Sa me kah lindja, aq me afer Qabese. Te shkojme ne Andadolli,” ku rrjedh mjalta”, e ku eshte vendi yne. Ky eshte vend i “qufareve”, qe domethene, i te pafeve. Zoti, nuk na duron te jetojme me te pafete, me armiqte e Islamit...”. Ne rrugen pakthim, te shkombetarizimit e te zhberjes se ngadalshme te kombit, ne rrugen e asimilimit te fundme, ne rrugen e shpopullimit te madh, pa dhe me deshire, u dynden mijera e mijera shqiptare, nga te gjitha viset ku ata jetonin, ne ish Jugosllavi. Por kjo ishte dyndja - golgote. Galimatisi i pafund i vuajtjes e mjerimit, i dhembjes e deshperimit te nje populli te tere. Kurre s’do te dihet se ēfare perjetuan, si u vendosen dhe si hyne ne “jeten e re ne vendin e ri”, njerezit tane te gjakut, e te oxhakut ! ……
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė