Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-09-08, 01:29   #91
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Si e vlerėsoni njė Njeri!

Pershendetje DEA !

Njeriu vlersohet nganjehere edhe ne anen negative por edhe ne ate pozitive.Nese flasim per vlersimin e anes negative ,atehere qe nga fillimi, mundemi te krijojme pershtypje negative ndaj ndonje personi duke u bazuare ne fizionomi, ne te folur, buzeqeshje dhe shume gjera elementare te tjera. Ne krijojme bindje negative simbas njohurise tone, pra , simbas gatishmeris se vleresimit dhe te prirjeve kimike gje e cila , ne syrin tone ka te beje me pershtypjen negative qe ne kemi krijuar , edhe pse ndoshta ne vete jemi ne bindjen dhe vlersimin e gabuare.
Ana pozitive tek shume njerez fillon dhe bazohet ne baze te vete shijes tone , te anes kimike tonen dhe te endrrave tona te cilat edhe ne realitet nuk ndalen.
Njerezit jane te mesuare qe te jene te shpejt ne marrjen e cilave do vlersimeve , ndersa sigurishte se me kohen , del ne shesh e verteta e cila ndoshta perputhet me vlereismin tone ose ndjehemi te zhgenjyer.
Per te vlersuare nje njeri, duhet kohe e gjate, sepse aty duhet njohure te gjitha rrethanat qe e rrethojne personin ne fjale, edhe pse , nga rrethi, shoqeria etj , mundet qe te kemi ndikim , qofte per te mire apo per te keq.Njerezit shpeshe edhe jane keq vleresuare, ose keq interpretuare.
Koha per njohjen e nje njeri si nje vlere me e cmuare tokesore , nuk eshte e percaktuare, por se pari duhet te jemi te njohure me vetveten tone e pastaj te bejme vlersime qofte negative apo pozitive per ndokend ,sepse njerezit nuk jane cdo here objektiv apo realiste , apo nuk jane cdo here pasiv ose negative.Inteligjenca njerezore eshte cdo here ajo qe duhet te jete qelesi kyqes per te vlersuare ndokend , sepse njerezit inteligjente, dijne te vlersojne veten e tyre , njohurit e tyre dhe dijne te kuptojne edhe vlersimin e tepruare apo ate te keqinterpretuar.

Nuk duhet te bazohemi ne vlersimet shoqerore kur kemi te bejme me nje njeri, sepse , per te keq, ndoshta fshihet dicka pas grupit shoqerore, ndersa per te mire, ndoshta edhe nuk e thone ate cka duhet te thuhet, ku te dihet se cka fshihet pas intriges.

Per te mos e zgjatur me teper, mendoj se cdo vlersim duhet kohe dhe dituri, se kur i dituri vlerson , atehere dihet se ka te beje me nje gatishmeri analiste, ndersa kur i padituri vlerson ,atehere kemi te bejme me nje vlersim banal dhe te kote.
doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante