Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-10-08, 21:14   #2
Paradox_13
 
Avatari i Paradox_13
 
Anėtarėsuar: 06-02-06
Postime: 13,727
Paradox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Luan Krasniqi-intervistoi Flora Suldashi...

Po angazhimet intensive shoqėrore nė Gjermani: nė shkolla e gjimnaze pėr rininė, tek Nike, Mercedes?

Krasniqi: Gjithherė kur kam kohė, angazhohem edhe nė jetėn publike, dhe ky angazhim ka pėr qėllim kontinuitetin, forcimin e kontaktit, thellimin e bashkėpunimit me asociacione dhe institucione tė ndryshme tė cilat mė ftojnė pėr ndėrmarrjen e aktiviteteve nė interes tė pėrgjithshėm. Mė flenė nė zemėr angazhimi pėr arritje mė tė mėdha tė tė rinjve nė lėmin e arsimit, pėr ēka propagandoj kudo dhe gjithherė. Po ashtu me moton tashmė tė afirmuar nė Gjermani, “Mos u bė kundėrshtar i vetvetes”, angazhohem pėr njė vetėdije mė tė lartė kundruall lojėrave tė fatit dhe tėrheq vėrejtjen pėr rrezikun nga varshmėria ndaj tyre, etj. I pa harruar mė mbetet takimi me punėtorėt e Mercedesit, tė Nike.....pastaj me nxėnėsit nė shumė shkolla tė niveleve tė ndryshme etj.

A ėshtė Luani apolitikė? Nėse jo, ēfarė mendimesh ka pėr” rrjedhat politike nė atdhe”? Cilat janė nė tė vėrtetė meditimet politike tė Luan Krasniqit kur pėrcjell lajmet e rrethanat politike nė Kosovė, Shqipėri...

Krasniqi: Apolitik!? Nuk dua tė besoj se ka ndonjė njeri qė ėshtė apolitik nė kėtė kohė tė vrullshme politike?! Kosova po ecė me hapa tė sigurt drejt integrimeve evropiane dhe Veri-atlantike, dhe kjo ėshtė natyrisht motivuese pėr tė gjithė ne... Krahas ndihmės dhe mbėshtetjes sė madhe ndėrkombėtare, e cila vazhdon tė jetė e nevojshme, tash, mė shumė se kurrė mė parė, ėshtė i nevojshėm vizioni ynė i qartė dhe natyrisht, uniteti nė veprim, uniteti rreth shtyllave kryesore tė cakut tonė: zhvillimit ekonomik, thithjes sė investimeve, punėsimit tė tė rinjve, sistemit sa mė cilėsor tė shkollimit,…kujdesit ndaj familjeve tė tė rėnėve nė luftė, mėsimdhėnėsve, mjekėve, policėve, pensionistėve…etj! Njė decenie e plotė na ndan nga ēlirimi. Dhe faza e transicionit ka kaluar, apo mė drejt duhet ta kishim kaluar! Tashti e kemi shtetin tonė, andaj, tė arsyetohemi edhe mė tutje, pėr problemet e dobėsitė qė vazhdojnė tė jenė prezente nė Kosovė e Shqipėri, nė shoqėrinė shqiptare, e kemi shumė tė vėshtirė sot, kam frikė se do ta kemi edhe mė tė vėshtirė nesėr...! Nė kėto rrethana tė favorshme globale, nuk na amniston mė asnjė njeri...aq mė pak gjeneratat qė vijnė!

Z. Krasniqi, tė paktėn ne, nuk na ka ngjarė asnjėherė qė tė lexojmė ndonjė prononcim tuaj, apo mė drejtė ndonjė pozicionim tuajin, rreth tė majtės, SPD, Die Grüne, Die Linke dhe tė Djathtės, CDU, CSU dhe FDP – Liberalėve...! Natyrisht se si pėrkthyes profesionist nė gjykatat gjermane, si njė intelektual, dhe si njė schėabe me prejardhje kosovare, ju keni pasė reflektime e meditime mbi tema nga mė tė ndryshmet, pra keni formėsuar opinionin tuaj rreth politikės dhe legjislativit gjermanė...! E para na intereson... kah “ngreh” politikisht qerrja e Luan Krasniqit nė Gjermani?

Krasniqi: I gėzohem pėrparimeve qė bėn Gjermania nė tė gjitha sferat. Ėshtė shembull pėr klimė konstruktive (jo-obstruksioniste mes pozitės dhe opozitės), shembull pėr tolerancė politike e partiake. Partitė politike kėndej, kanė njė qėllim tė vetėm, qė pėrmes formave tė veprimit nė drejtime nga mė tė ndryshmet, tė bėjnė jetėn e qytetarit tė Gjermanisė dhe njeriut gjithandej - mė tė lumtur e mė tė denjė. Kjo nė Gjermani po arrihet pėr mrekulli dhe mua natyrisht se mė gėzon ky fakt dhe ky inercion i tyre fisnik...

Kur jemi te politika pėr Kosovėn, a ekziston nė fakt ndėrlidhje mes dy arenave, asaj tė boksit dhe arenės politike? Tė jemi mė tė drejtpėrdrejtė: Ju jeni njė ndėr ikonat mediale nė Gjermani, gjatė emitimit tė meēeve tuaja, televizioni ZDF ka arrit shifra tė paimagjinueshme (disa milionėshe) tė shikuesve (shikueshmėrisė)... Por ajo qė i intereson lexuesve tanė ėshtė se si qėndron puna me shtetin mė te ri nė botė - Kosovėn, i cili aq shumė ka nevojė pėr njohje, respektivisht pėr afirmim pozitiv! Njėherė tjetėr, para sa vitesh, pėr afirmim tė Kosovės karshi miliona teleshikuesve anekėnd botės, patėt shpalosė flamurin e presidentit I. Rugova...! Tash ndėrkaq, kemi shpallė Pavarėsinė, kemi flamurin definitiv tė Kosovės, andaj shtrohet vetvetiu pyetja: Do ta shohim ndonjėherė Luanin nė TV-tė Gjermane me atė flamur (pėrveē atij gjerman natyrisht)...?

Krasniqi: Boksi ka ngjashmėri me politikėn. Por, dallimi esencial ėshtė se ne boksierėt biem e ngrihemi pėrsėri, por ata qė bien nga politika, e kanė shumė mė tė vėshtirė ri-ngritjen...! Unė nuk i pėrkas asnjėrės nga partitė politike, por suksesit tė secilės prej tyre, nė ndėrtimin e shtetit tė fortė tė Kosovės, i gėzohem gjithsesi. Mburrem qė mė ėshtė dhėnė mundėsia ta pėrfaqėsoj sportin gjerman nė arenėn e boksit Internacional! Ishte Gjermania qė mė dha mundėsitė, predispozitat dhe ambientin, qė tė arrij nė kėtė nivel... Por njėkohėsisht, unė nė kėtė mėnyrė e kam pėrfaqėsuar edhe sportin e trevave nga vij, Kosovėn e shqiptarėt, dhe kjo natyrisht se mė bėn tejet tė lumtur. Jam pėrpjekur gjatė gjithė kohės, pra nė kontinuitet, qė nė rrethanat e dhėna dhe format pėr mua tė realizueshme qė tė afirmoj kėrkesat kosovare pėr shtet, liri dhe pavarėsi. Nė kėtė funksion ka qenė dhe do tė jetė edhe pėrdorimi i simboleve tona. Edhe aktualisht nuk po rrijė duarkryq, kudo qė mė jepet mundėsia loboj pėr afirmimin pozitiv dhe pėr mbėshtetje tė Kosovės. Nė anėn tjetėr unė, nė mėnyrė aktive dhe krejt tė natyrshme, pėrēoj gjithandej ku e kah arrij, edhe falėnderimin tim personal, por edhe tė tė gjithė kosovarėve, ndaj shtetit ku jetoj – Gjermanisė! Jam shumė, shumė mirėnjohės (dhe kėtė e shpreh nė tė gjitha takimet), pėr gjithė atė qė kanė bėrė e po bėjnė pėr Kosovėn Qeveritė Gjermane. Kjo vlen qoftė pėr Qeverinė – Schröder – Fischer (1999 - rreth ēlirimit tė Kosovės), sikurse edhe pėr Qeverinė aktuale tė udhėhequr nga Kancelarja Merkel dhe Vicekancelari Steinmeyer, veprimtarinė e tyre rreth procesit tė njohjes sė Pavarėsisė sė Kosovės. Tutje jam falėnderues edhe pėr mirėkuptimin e qasjen pozitive qė kishin ndaj Kosovės, tė gjitha partitė e Bundestagut gjerman, natyrisht, pa harruar asnjėherė edhe shoqatat e shumta humanitare dhe pėrgjithėsisht popullin gjerman, individ e filantropė tė ndryshėm qė kanė dhėnė e vazhdojnė tė japin pėr Kosovėn!

Prezenca Juaj gjithandej nė mediueme, nė forume e seminare tė ndryshme gjermane e ndėrkombėtare, pastaj si bartės projektesh tė ndryshme shoqėrore pėr rininė nė Gjermani...dhe duke pas parasysh Netėorkun tuaj, lidhjet si i quajmė ne, mund ta mendoni veten si njė lobist ekonomik e diplomatik i Kosovės, si Konsul etj...

Krasniqi: Si e theksova edhe mė lartė, unė edhe pa poste e emėrime zyrtare nga Kosova, kudo qė kam rastin, loboj pėr Kosovėn dhe zhvillimin e saj. Jam optimist se do tė bėhet njė pėrparim i dukshėm. Investimet e jashtme janė tash tė domosdoshme, por pėr kėtė duhet siguruar parakushtet pėrmes infrastrukturės jo vetėm rrugore, energjisė elektrike...etj por edhe asaj ligjore, dhe te shtetit tė ligjit e ligjshmėrisė...

Si e sheh Luani diasporėn,...a mund tė jetė diaspora jonė fuqi lobuese ekonomike dhe politike? Pastaj ēfarė mendoni, si e sa po trajtohet diaspora nga Institucionet shtetėrore nė vend...(si implitim social e politik, vetėm kur atedheu ka nevojė, apo ?... ) ?

Krasniqi: Pa diasporėn, Kosova nuk do tė ishte kjo qė ėshtė. Fuqia, potenciali dhe resurset e diasporės sonė kanė qenė dhe janė shumė tė mėdha. Nė diasporė ėshtė burim i madh kreativ, punues, intelektual dhe gjithsesi ekonomik. Ka shumė sportist nė zė, njerėz tė artit e kulturės, tė tjerė tė shkencės, shumė afarist tė suksesshėm, krijues tė tė gjitha zhanreve! Me bashkėkombasit tanė, mburren edhe vetė vendet ku ata ndodhen. Andaj konsideroj se ky potencial duhet tė shfrytėzohet gjithsesi shumė mė shumė nga Institucionet e shteteve tona, nga Kosova e Shqipėria! Me njė fjalė, duhet kanalizuar i gjithė ky potencial pėr afirmim, zhvillim dhe mirėqenie Kombėtare!

A ka nė tė vėrtetė sfidė identitare Luan Krasniqi? Mė intereson nė fakt: A pėrballen nė personalitetin tuaj identitetet e tė “qenurit” njėkohėsisht, kosovarė, shqiptarė dhe gjerman, plus edhe schėabe?

Krasniqi: Unė jam nė gjithė botėn si nė shtėpinė time. Pra ndjehem mė se i lumtur aty ku ndodhem, por dhe gjithandej ku ndodhet familja ime, farefisi, shokėt e miqtė mi…

Nė rastin e dorėzimit tė Oskarit tė 14 tė gazetės BILD nė Leipzig, Ju jeni takuar me shkėlqesin e tij, Dalaj Lama, dukeshit vėrtetė i impresionur, kur deklaruat pėr mediat gjermane se: “Shkėlqesia e tij, Dalai Lama ėshtė njė njeri i veēantė, njė personalitet i madh. Ishte nder pėr mua ta takoj atė... Thuhet se besimi lėkundė bjeshkėt. Tek njė njeri aq karizmatik si Dalai Lama, njeriu fillon tė besoj se vėrtetė mund tė lėkund bjeshkėt... ” Besoni ne botėn spirituale?A, fshehet fuqia fizike, edhe nė fuqine spirituale ?

Krasniqi: Personalitetet e tilla unike, si shkėlqesia e tij Dalai Lama, janė burim frymėzimi...

Tė bisedojmė pak pėr karrierėn tuaj: ē“farė mund tė na thoni pėr luftėn e Juaj tė fundit, ē“farė mendoni kur u bie ndėrmend?

Krasniqi: Njeriu nė jetė gjithnjė mėson. Por, pėr luftėn e fundit, as qė mendoj, ndonėse mund tė them se akoma nuk e di se ēka ndodhi me mua atė natė. Jeta megjithatė vazhdon dhe tė ardhmen e shoh me optimizėm.
vijon...
Paradox_13 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė