Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-10-08, 14:13   #2
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fuqia e sė keqes

PSE NUK DUHET FESTUAR 100-VJETORI I LINDJES SE ENVER HOXHES


Intervista e dhėnė para disa ditėsh nė Top Chanel e z-njės Nexhmie Hoxha, kujtimet e z-tit Ramiz Alia botuar nė gazeta, si dhe disa njoftime gazetash, etj, tregojnė se nė Shqipėri po u mendoka seriozisht pėr tė festuar 100-vjetorin e lindjes sė diktatorit Enver Hoxha, njėshit tė diktaturės sė proletariatit nė Shqipėri.
Deri mė 1991 partia shtet, e vetmja forcė drejtuese politike dhe propagandistike e Shqipėrisisė, trumbetonte me tė madhe si fitore cdo veprim e cdo vendim tė PKSH-sė / PPSH-sė. Gjatė kėtyre 17 vjet tė tranzicionit studiues dhe njerėz tė pėrvuajtur si At Zef Pėllumbi, Eugjen Merlika, Agim Musta, Muharrem Dezhgiu, Pjetėr Pepa, Uran Butka, Mėrgim Korca, Visar Zhiti, Makinsen Bungo, Apostol Duka, Maks Velo, Dalip Greca, Pėllumb Kulla, Gaqo Peci, Petraq Xhaxhka, etj, etj, nxorrėn nė dritė shumė krime e shpėrdorime tė partisė shtet dhe tė kupolės drejtuese tė saj. Pėr kėto krime e shpėrdorime ka pasur pėrgjegjėsi tė drejtpėrdrejtė E. Hoxha dhe pasuesi i tij R. Alia.
Andej-kėtej disa ishkomunistė po kėrkojnė njė rivlerėsim tė Enver Hoxhės nė kuadrin e 100-vjetorit tė lindjes sė tij. Mirėpo cdo vlerėsim pėr jetėn dhe veprėn e tij nė kėtė pėrvjetor tė lindjes do tė shkaktojė turbullira, sepse ende specialistėt qė studiojnė historinė e Shqipėrisė tė viteve 1939-1991 nuk kanė bėrė studime e vlerėsime tė plota pėr kėtė periudhė dhe pėr jetėn dhe veprėn e Enver Hoxhės. Pėr mendimin tim100-vjetorin e lindjes sė tij nuk duhet ta festojnė masat popullore dhe as institucionet, por vetėm familjarėt e tij,
Po pėrmend kėtu shkurt disa nga arsyet pse nuk duhet festuar 100-vjetori i lindjes sė Enver Hoxhės:
- Nuk mund tė vlerėsohet jeta e vepra e Enver Hoxhės pa denoncuar mė parė punėn agjenturore e Dushan Mugoshės dhe emisarėve tė tjerė jugosllavė nė Shqipėri gjatė viteve 1941-48 dhe rekrutimet e KGB-sė sovjetike nė vitet 1948-60.
- Pa u dėnuar nėnshtrimin e plotė tė PKSH-sė qė nga themelimi i saj ndaj kėrkesave tė emisarėve tė Partisė Komuniste Jugosllave. Si pasojė e kėtij nėnshtrimi, PKSH-ja shpalli armiq gjithė ata politikanė e atdhetarė qė nuk i pėlqenin PKJ-sė, eleminoi nga skena pėrhapėsit e parė tė ideve komuniste si Zef Malėn, Zai Fundon; Sadik Premten, Anastas Lulon, Aristidh Qendron, etj.
- Pa marrė pėrgjegjėsinė pėr anulimin e rezolutės sė Marrėveshjes sė Mukjes, e cila ishte arritja mė e madhe e luftės antifashiste deri nė 2 guasht 1943.
- Pa u sqaruar pse nuk luftoi PKSH-ja pėr ruajtjen e Shqipėrisė etnike tė viteve 1941-44 dhe pse nuk luftoi pėr vetvendosjen e popullit shqiptar tė Kosovės.
- Pa u sqaruar dėmin qė i solli popullit shqiptar kthimi i pushkės partizane ndaj gjithė nacionalistėve, intelektualėve dhe ballistėve qė kishin dalė malit pėr liri qė nga pushtimi fashit deri tek Marrėveshja e Mukjes.
- Pa kėrkuar tė falur pėr dėnimet me vdekje, shpesh dhe nė mungesė, tė atdhetarėve tė mėdhenj si Mitat Frashėri, Mustafa Merlika, Prenk Pervizi, Muharrem Bajraktari, Bahri Omari, Kol Tromara, Akif Pėrmeti, etj, etj, dhe persekutimin e familjarėve tė tyre nėpėr kampet e dėbimit e internimit, deri nė tre breza.
- Pa sqaruar shumė vrasje prapa shpine tė shumė partizanėve, komunistėve dhe njerėzve tė thjeshtė qė nuk kishin kryer asnjė veprimtari armiqėsore, por qė kishin dhėnė shėnja se nuk dėshironin t’i nėnshtroheshin verbėrisht urdhėrave tė partisė. Tė tillė trima ishin shumė partizanė si Mynir Xhindi, Mustafa Gjinishi, Raqi Qirinxhi, Vllas Arrapi, etj.
- Pa kėrkuar tė falur pėr zhdukjen e klerit katolik qė pėrbėnte palcėn e shqiptarizmit ndėr shekuj, pėr shkatėrrimin e institucioneve fetare dhe zhdukjen e klerit patriotik bektashian, synit e orthodoks.
- Pa kėrkuar tė falur pėr eleminimin ose dėnimin e shumė atdhetarėve me gjyqe fallco ose pa gjyq, si Xhevat Korcėn, Kristo Kirkėn, Marta Dodėn, grupin e deputetėve, qytetarėt e Tiranės pėr bombėn qė e hodhi vetė sigurimi nė ambasadėn sovjetike, etj.
- Pa kėrkuar tė falur pėr zhdukjen nga qarkullimi dhe dėnimin e veprės letrare tė Gjergj Fishtės, Faik Konicės, Ernest Koliqit, Vincens Prendushit, Vangjel Kocės, Nebil Cikės, Gjergj Bubanit, Ismet Totos, etj, etj.
- Pa kėrkuar tė falur pėr masakrat masive nė Martanesh, Mirditė, nė Buzėmadh tė Kuksit, Libohovė, Myzeqe, etj, me anėn e tė cilave besnikėt e partisė si Mehmet Shehu me shokė, tmerronin popullin pėr ta kthyer nga njė popull trim nė njė popull frikaman tė nėnshtruar.
- Pa kėrkuar tė falur pėr dėbimin dhe internimin e gjithė atyre nėnave e fėmijėve mbas deklarimit tė prindėrve a gjyshėrve tė tyre si armiq e tradhėtarė.
- Pa kėrkuar tė falur pėr trajtimin prej njerke qė iu bė gjithė atyre shqiptarėve qė erdhėn prej Jugosllavisė tek nėna Shqipėri, jeta e tė cilėve u dhunua qė tė mos i prishej qejfi Beogradit, mjaft prej tė cilėve si prof. Selman Riza dhe nipėt e Bajram Currit iu dorėzuan UDB-sė.
- Pa u kėrkuar tė falur gjithė atyre shqiptarėve chamė qė i dėboi qeveria monarkofashiste greke dhe qeveria shqiptare nuk e ngriti zėrin pėr tė mbrojtur tė drejtat e dhe pronat e tyre.
- Pa u kėrkuar tė falur atyre qytetarėve qė i merrnin njė nga njė nė Degėt e Punėve tė Brendėshme dhe duke shfrytėzuar biografitė apo disa fjalė tė thėna nėpėr muhabete, u bėnin presion se do t’i burgosnin pėr shumė vjet e do t’u persekutonin familjen, po tė mos pranonin tė bashkėpunonin me sigurimin e shtetit.
- Pa u sqaruar se ishin agjentė e tradhėtarė bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė tė diktatorit si Koci Xoxe, Bedri Spahiu, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Beqir Balluku, Petrit Dume, etj, apo ishte njė qiklop diktatori ynė qė hante shokėt e vet.
- Pa i kėrkuar tė falur popullit shqiptar pėr fukarallėkun e skajshėm nė tė cilin e katandisi partia gjatė sundimit 45 vjecar, kur fshatari vinte nė qytet pėr tė blerė njė pllakė bukė e njė kile gjizė, ndėrsa nė bllokun e udhėheqjes jetohej nė luks. Ky fukarallėk na detyroi neve njė tė tretėn e popullit tė Shqipėrisė tė merrnim rrugėt e shpėrnguljes mbas kapitullimit tė sistemit diktatorial. Kėsaj radhe popullin shqiptar e dėboi nga atdheu pikėrisht politika e zgjatur antiekonomike e antikombėtare e PKSH / PPSH-sė dhe jo pushtuesit e huajt si nė shekujt XIV, XV-tė.
- Pa kėrkuar tė falur pėr atė dhunė tė ushtruar nga partia e qeveria pėr 45 vjet pėr tė krijuar njeriun e ri, leifenin shqiptar, i cili duhej tė aprovonte cdo vendim tė partisė e tė xhaxhi Enverit pa menduar me kokėn e vet.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė