Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-10-08, 23:58   #1
sakra
 
Avatari i sakra
 
Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
sakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashur
Gabim Mendimi pozitiv eshte ardhmeria e njerezimit

Dimensionet konkrete tė Mendimit pozitiv



MENDIMI POZITIV ĖSHTĖ ARDHMĖRIA E NJERĖZIMIT


(pjesa e parė)




Kush ėshtė Daut Demaku?

Daut Demaku ėshtė njeriu qė solli njė frymė tė re nė shoqėrinė shqiptare: frymėn e mendim tė ri botėror, frymėn e mendimit pozitiv, frymėn e NGRITJES SHPIRTĖRORE. Ky njeri, me mendjen e njė urtaku dhe me njė shpirt energjik, arriti pėr njė kohė shumė tė shkurtėr tė bėjė revolucion nė tė menduarit kosovarė duke i thyer mendėsitė arkaike dhe zėvendėsuar ato me sintezėn mė tė bukur, mė domethėnės dhe mė tė dobishme qė ka mundur ta kultivoj ndonjėherė mendja e njeriut, me dhuratėn mė madhore, mė kulminante, e siē e quan me shume krenari edhe ai vet, me ēelėsin e lumturisė njerėzore. Dhe me plot tė drejtė, pa kurrfarė droje nė subjektivizėm tė tepruar, ky mendimtar, ky ideator e afirmator i kėsaj fryme tė re nė tė menduarit tonė, e meriton epitetin: OSHO - shqiptar.
Daut Demaku u lind mė 13 tetor 1944 nė Abri (Drenicė), ku edhe kreu shkollėn fillore, ndėrsa arsimin e mesėm dhe tė lartė i kreu nė Prishtinė. Qysh si student ishte vite me radhė kryeredaktor i gazetės sė studentėve tė Kosovės “Bota e re”, njėkohėsish edhe kryetar i Lidhjes sė Studentėve tė Kosovės. Mė vonė punoi si gazetar dhe redaktor i Redaksisė sė Revistave Kulturore tė “Rilindjes”, pėr tė kaluar pastaj si redaktor pėrgjegjės i Kooperativės Botuese tė Librit Bujqėsor nė Prishtinė. Dhe, sė fundi, ishte drejtor i Edicionit tė Botimeve tė “Rilindjes” deri nė vitin 2003.
Pėrveē artikujve tė shumėt, tė botuar nė sa e sa gazeta e revista shqiptare e tė huaja, Daut Demaku deri mė tani ka botuar edhe mbi 20 libra nė fushat e ndryshme tė letėrsisė dhe tė literaturės inspirative, duke filluar nga vepra e parė “Brigjet e thata”, kur ishte student i vitit tė parė, tė botuar nga “Jeta e re” mė 1967 e deri te libri (qė sapo doli nga shtypi) “Tregime shqiptare dhe mendimi pozitiv - 1”.
Prej kur e njohim ne Daut Demakun?
E njohim gjatė golgotės kosovare tė vitit 1999, ku u dėbuan dhunshėm mbi njė milion shqiptarė, Daut Demaku, nė bashkėpunim me Shoqatėn alternativo-shkencore “UNIVERSI” me qendėr nė Zvicėr, pėrgatiti projekpropozimin pėr hapjen urgjente tė Qendrės psikoterapeutike tė pėrkohshme nė Tiranė, pėr trajtimin e tė traumatizuarve nga lufta.
Menjėherė pas luftės filloi me botimin e literaturės inspirative dhe nė prill tė vitit 2000, themelon dhe udhėheq OJQ-nė “Qendra e Mendimit Pozitiv” nė Prishtinė. Arrin tė moderoj njė emision (mujor) televiziv nė RTK me titull “Mendimi pozitiv”, i cili mė vonė bartet nė Radio-Kosovė (me tė njėjtin emėrtim) por tash si emision i pėrjavshėm e qė ndiqej nga dhjetėra-mijėra dėgjues nė mbarė rruzullin tokėsor (emetohej edhe pėrmes internetit). Vazhdon me ligjėrata e tubime tė panumėrta qė mbaheshin ēdo javė nė Prishtinė, por edhe nėpėr qendra tė ndryshme tė Kosovės, ku ėshtė aktiv edhe sot e kėsaj dite, e qė pandėrprerė mban kurse tė ndryshme pėr ngritjen shpirtėrore dhe ėshtė drejtues i “Qendrės sė Mendimit Pozitiv” nė Prishtinė

Pėr web faqen www.sa-kra.ch i morėm kėtė intervistė:





sakra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante