Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
|
Titulli: Mendimi pozitiv eshte ardhmeria e njerezimit
Cilat ishin fillet e kėsaj mėnyre tė re tė tė menduarit?
Cila ishte shkėndija e parė qė aktivizoj energjinė tuaj pėr tju pėrkushtuar me kaq devotshmėri kėsaj fryme tė mendimit tė ri botėror, frymės sė mendimit pozitiv?
Daut Demaku: Ndalė njėherė tė marrė frymė, sepse kur e lexova biografinė time gati sa nisi tė mė rritet mendja, por ju e dini qė unė mendjamdhėsinė e kam armik, qė dua ta luftojė me tė gjitha mjetet prandaj po marrė frymė thellė, po e uli kokėn dhe po pėrgjigjem nė pyetjen tuaj.
Nė fillim ju kėrkoj falje, si thonė tė menēurit e botės se: nuk kam kohė tiu pėrgjigjem SHKURT. Por, ju lus e sidomos lexuesit e kėsaj faqeje, ato konstatime qė ju duken pa vlerė - e keni lejen time ti hapni dritaret dhe ti hidhni nė kontenier tė mbeturinave pa asnjė hezitim. Unė them se: ai qė i banė konak tė keqes nesėr, e keqja do ti bėhet pjesė e jetės.
Nė Kurset pėr freskimin e dijes pėr tė cilat kam shkruar detajisht nė romanin Magjia e urtisė njėrin prej kushteve pėr pranim e kemi pas dhėnien e BETIMIT - se kurrė nuk do ta themi emrin, adresėn e atij institucioni. Kėrkesa e Mėsuesit tonė pėr kėtė BETIM ishte shumė e arsyeshme dhe bazohej nė kėtė thėnie: dituria ėshtė pasuria e parė nė jetėn njerėzore, e ne, ne qė askush asgjė nuk na ka dhuruar falas askėnd tė huajnė (ASKĖND) NUK E PRANOJMĖ nė kėto kurse nė qoftė se nuk ėshtė i gjuhės dhe gjakut tonė. Kjo ėshtė arsyeja pse nuk e them xixėn e vėrtetė, por mbi tė gjitha ishte edhe gjakimi im jetėsor, dėshira ime kulminante nė kėtė jetė, qė tė jem sa mė afėr njerėzve qė pėr KARTĖ IDENTITETI e kanė menēurinė dhe vetėm menēurinė. E ju e dini hebreitet i kanė dhanė njerėzimit shumė vlera tė shkencės, kulturės dhe ekonomisė. Mė kėtė rast po i pėrmendi vetėm novelistėt. Prej 100 fituesve tė shpėrblimit mė tė lartė nė botė NOBELIT - 50% janė me prejardhje hebreite (e ndoshta edhe mė shumė) e ata, si komb, nuk janė, nė tėrė botėn, mė shumė se dhjetė (10) milionė banorė, kurse 50 % tjetėr vie nga gjashtė (6) miliardshi i banorėve tė tjerė qė i mban kjo planetė. Pėr arritjet e tyre ekonomike mos tė flasim fare: sot e komandojnė kapitalin amerikan dhe botėror qė ėshtė njė dėshmi, njė diplomė se nuk janė budallenj. Urdhėroni e analizoni dhe, pasi ti keni analizuar mė pyesni lirshėm: a i dua si komb, si histori, si besim fetar, apo i dua pėr MENĒURINĖ e tyre?
Rrugėn pėr hyrjen time nė kėto kurse e ka hapur zemėrgjerėsia shqiptare, kur asnjė hebreit nuk ka pėsuar nga thika shqiptare, siē kanė vepruar tė tjerėt, sidomos fqiu i ynė verior. Prandaj, duke e njohur mirė kombin tim, duke ia njohur vuajtjen e sakrificėn, tėrė historinė dhe dhimbjet nė tė gjitha periudhat unė, Daut Demaku, ose mė saktė: thėrmia mė e vogėl e kėtij kombi zemėrmadh pėrulem deri nė tokė para ēdo qenie tė gjuhės e gjakut shqiptar. Dhe, sa tė jem gjallė, do ti shėrbejė me devotshmėri, duke bėrė pėrpjekje qė ta them tė vėrtetėn dhe vetėm tė vėrtetėn, sidomos pėr ato qė quhen DHIMBJE dhe VUAJTJE tė kombit. Ky ėshtė qėllim i lartė pėr mua, pėr kėtė qėllim edhe jetoj
Mos ma merrni ketė deklaratė si patetikė folklorike, ashtu, nė stilin tonė, qysh jemi mėsuar ti pėrbaltim edhe gjėrat e shenjta. Nuk dua tiu bindi ju, Zotin e kam dėshmitar se e them tė vėrtetėn.
E tash, edhe njėherė: kah u ndez ajo shkėndijė?
Pėr herė tė parė po e them publikisht se kjo shkėndijė u ndez nė mua tė jem krejtėsisht i sinqertė: - nė ditėt e dėshpėrimit mė tė thellė qė mund tė pėrjetojė njė shpirt i njeriut. Nuk po e them vuajtjen time, sepse krahasuar me vuajtjet e pėsimeve e tė tjerėve vuajtja ime do tė duket qesharake dhe e pa pikė vlere, por po them njė diēka tjetėr: aty dhe vetėm aty e kam kuptuar thelbin e njėrės nga tė vėrtetat e amshueshme se: shkolla e VUAJTJES ėshtė shkolla mė e mirė nė jetėn njerėzore. Duke lexuar e studiuar mė vonė, i kam parė sikur nė film familjet e tejpasura evropiane, qė nuk i kanė lejuar fėmijėt ti prekė vuajtje, nuk kanė lejuar as tė vishen as tė hanė vetė, sepse i kanė pas shėrbėtorėt e sigurt tė gjitha kėto familje kanė prodhuar debila, njerėz tė paaftė pėr jetė. Merrni me mend njė fėmijė tė kėtillė qė kurrė nuk i ka veshė vetė rrobat e veta, qė kurrė si ka mbathė kėpucėt, madje as qė ka ditė qysh lidhen lidhėset e tyre e tash ky fėmijė tė shkojė nė komunė pėr njė dokument, d.m.th. pėr njė veprim fare tė thjeshtė, a mund ta bėjė? Nė pėrballjen e parė me realitetin tjetėr - ai bie pėrtokė, sepse duke e ruajtur nga vuajtja e kanė ruajtur edhe nga jeta dhe ai ka jetuar nė iluzione. E realiteti i vėrtetė nuk ėshtė pėrrallė, por gjendje reale qė ta thyen kurrizin.
Prodhues i kėsaj xixe, i kėsaj shkėndije tek unė ka qenė vuajtja. Kjo ėshtė pėrgjigje e saktė. Karburant i kėtij zjarri ishte libri Sistemi i suksesit i autorit, poashtu me prejardhje hebreite, Oskar Shelbah, pastaj mė ndihmuan shumė letrat e lexuesve shqiptarė qė kėnaqeshin me kėtė libėr tė dorės sė parė tė mendimit njerėzor dhe, mė vonė, MREKULLIA e fjalės sė gjallė tė Mėsuesve nė Kurse dhe, sidomos, ushtrimet praktike, qė nuk kanė zgjatė pak, por gati shtatė vjet. Merrni me mend kėtė tė dhėnė: mėsimit me DETYRIM i duhen dhjetė (10) vjet pėr tė arritur rezultatet e mėsimit ME DASHURI qė realizohen brenda njė viti. Pra, raporti ėshtė njė me dhjetė. Kur mė pyesin sa vjet i ke shkollė, unė them: shtatėdhjetė. Njerėzit e dinė qė unė se kam atė moshė e lere mė ti kem 70 vjet shkollė, i hapin sytė e qeshin, e dinė se unė humorin e kam vokacion, kurse unė unė, qebesa e di saktėsisht ēka po them. Por, tė mos lavdėrohem, se vetėlavdėrimi e mjeron (e zhvlerėson) burrin. E unė kam pretendime
(opa: gati ja nisa prapė.)
|