Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-10-08, 00:01   #4
sakra
 
Avatari i sakra
 
Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
sakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashur
Gabim Titulli: Mendimi pozitiv eshte ardhmeria e njerezimit

Ndihmesat e pengesat

Ėshtė pėr keqardhje, se institucionalisht (as nga “Qeveria e Shqipėrisė” e as nga “Qeveria” jonė nė ekzil), nuk jeni pėrkrahur nė kohėn e luftės, kur dolėt me projektpropozimin pėr hapjen e njė Qendre psikoterapeutike nė Tiranė, por as pas saj (luftės), kur vėrtet masa e traumatizuar nga pasojat e dhunės kishte nevojė pėr njė trajtim tė tillė. Ishte kjo injorancė, naivitet, diletantizėm etj. apo thjeshtė mungesė e dėshirės sė pushtetarėve, kur dihet se ēfarė pasojash tė rrezikshme mund tė sjell sindromi posttraumatik?

Daut Demaku: Tė gjitha qė thoni ju – ishin tė pranishme. Nuk gjetėm pėrkrahje dhe si zogj me krahė tė thyer – ulem kokėn. Shkrimtarėt e vėrtetė janė si nėnat. Ku tė ndien dhimbje fėmija – ndien dhimbje edhe nėna. E dhimbja kombėtare ishte tepėr e acartė. Ju kujtohet mirė kur e bisedonim sindromin e luftės nė Vietnam. Njė Amerikė qė i ka tė gjitha themelatat dhe kushtet pėr rehabilitim, edhe sot, pas sa vjetėsh – po i ndien pasojat postraumatike tė asaj lufte.
Shihni sot pasojat postraumatike tė luftės sė fundit. Nė doktoraturėn e njė mikut tim, qė ka pas pėr temė VETĖVRASJET, kur e kam lexuar atėherė thuhej: shqiptarėt zėnė vendin e fundit me pėrqindje tė vetėvrasjeve. Ēka ndodhi pas luftės? Nė Kosovė kanė ndodhur aq shumė vetėvrasje sa tash, sigurisht radhitemi nė krye tė tabelės klasifikuese. Duhet ta dimė tė gjithė se kur NJĖ pjesėtar i kombit tonė vetėvritet – me vdekjen e tij – vdes edhe nga diēka e jona, e tė gjithė ne tė tjerėve.
Pushtetarėve as atėherė, as sot, kjo gjendje nuk ua prishė gjumin. Pse? Sepse tė qenit nė politikė i ka katėr dimensione:
E para: dėshira pėr pushtet;
E dyta: dėshira pėr t’u dukur;
E treta: dėshira pėr mirėqenie personale, dhe;
E katėrta: ēėshtja kombėtare.
Kjo e fundit ėshtė gjithmonė farsė, sa pėr t’i fituar votat. Pushtetari qė ndėrton karrierė mbi kėto katėr dimensione, ai nuk ndėrton karrierė politike, por ndėrton SHĖMTINĖ. Kur kėto dimensione rrotullohen dhe e fundit del e para e tė tjerat radhiten pas saj, atėherė pushtetari nė politikė ndėrton SHĖNJTĖRINĖ. Nga historia e njerėzimit e dimė se pushtetarėt qė kanė vepruar sipas kėsaj tė dytės – populli i ka shpallė tė shenjtė e disa prej tyre janė ngritur nė rrafshin e profetit. Ndiej dhimbje pėr pushtetarėt qė pėrpiqen tė hanė ēka hahet e ēka nuk hahet e nuk e kthejnė polin tjetėr qė thotė: do tė jetojmė mirė pėr veten tonė vetėm nė qoftė se jetojmė me gjithė zemėr – pėr tė tjerėt. Po tė ndodhė kjo ndonjėherė, jam thellėsisht i bindur se shqiptarėt brenda njė kohe tė shkurtė do tė bėhen POPULL ME PRESTIGJ dhe i respektuar nė botėn demokratike. Nuk e di kur do tė ndodhė kjo, por e di se kėtė ua kemi borxh fėmijėve tonė dhe fėmijėve tė fėmijėve tonė.
Vazhdon...

Nė vazhdimin tjetėr (pjesa e dytė) do tė lexoni:

-kur tė do Zoti - tė do edhe populli;
-pėr dyshimet fillestari nėn sloganin ”ĖSHTĖ TEPĖR E BUKUR PĖR TĖ QENĖ E VĖRTETĖ”;
-rreth pėrpjekjeve pėr ngritjes shpirtėrore e edukim kombėtar;
-pėr amanetin e tė madhit Anton Ēetta, qė e bėnė publikė pėr herė tė parė;
-pėr Mendimin pozitiv si ardhmėria e njerėzimit etj.

Intervistoi: S. K.
sakra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė