Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-10-08, 20:30   #3
Michaux
 
Anėtarėsuar: 14-10-08
Postime: 14
Michaux i vlerėsuar jo keq
Gabim Emiratet e Bashkuara Arabe e njohėn Kosovėn

Emiratet e Bashkuara Arabe e njohėn sot pavarėsinė e Kosovės, duke u bėrė kėshtu shteti i parė arab qė e njeh Kosovėn.

"Emiratet e Bashkuara Arabe shpallin se e njohin Kosovėn si shtet tė pavarur", ka njoftuar WAM- agjencia zyrtare e lajmeve nė EBA.

"Kjo lėvizje ėshtė nė njė linjė me pėrkrahjen pėr tė drejtėn legjitime tė popullit pėr vetėvendosje", citon WAM, agjencia franceze e lajmeve (AFP).

Pesėdhjetė shtete, pėrfshirė shumicėn e vendeve tė BE-sė dhe tė SHBA-sė e kanė njohur deri mė tani Kosovėn, e cila shpalli pavarėsinė mė 17 shkurt.

Emiratet e Bashkuara Arabe, janė aleat i SHBA-sė dhe kanė njė kontigjent nė forcėn ndėrkombėtare tė NATO-s tė vendosur nė Kosovė, qė nga viti 1999.

Me kėtė njohje numri i shteteve qė pranojnė pavarėsinė rritet nė 51.

Emiratet e Bashkuara Arabe bėhen vendi i tretė qė e njeh Kosovėn pas Malit tė Zi dhe Maqedonisė, qė kur Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė votoi pro nismės serbe pėr ta dėrguar ēėshtjen e Kosovės nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė.

Kjo Gjykatė tha tė premten se ka marrė kėrkesėn nga Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė qė tė pronocohet mbi legjitimitetin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės nga Serbia. /REL/Telegrafi/
Michaux Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė